E premte, 19.04.2024, 12:31 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gëzim Hoxha: Ekselenca në arsimin e Fierit

E marte, 28.07.2015, 07:56 PM


Evidentohet ekselenca në arsimin e Fierit.

Përgatiti Gëzim Hoxha

Falemnderit që n’a keni nderuar me punën dhe me përkushtimin tuaj, falemnderit që n’a keni prezantuar denjësisht para gjithë kombit tonë, falemnderit që e keni vendosur emrin e qytetit tonë në listën e qyteteve që kanë potenciale të fuqishme humane, - kështu e filloi prezantimin e spektaklit “Falenderim për dijen dhe përkushtimin profesional”,  që u zhvillua para disa ditësh në teatrin “Bylis” nga Drejtoria Rajonale e Qarkut Fier me rastin e mbarimit të vitit shkollor 2014 – 2015. Ky organizim u bë i mundur në saj të bashkëpunimit me të gjitha drejtoritë e shkolllave, me qëllim evidentimin ose nxjerrjen në pah të maturantëve të shkëlqyer, të atyre që kanë arritur rezultate shumë të mira dhe mësuesve që i përgatitën ata për olimpiadat në rang rrethi, atë kombëtar dhe më gjerë, por dhe të atyre që kanë dhënë një kontribut të spikatur në këtë fushë në vite.

I pari që e mori fjalën ishte Z. Shkëlqim Allkaj, drejtori i DAR Fier. Në fjalimin e tij ra në sy një shprehje e Fan S. Nolit: në këtë vend i padituri është zot dhe i dituri është i paaftë. Kjo shprehje e ndihmoi atë të bënte paralelizmin midis arsimit para dhe pas 23 Qershorit. Edhe pse, po sipas tij, në sistemin arsimor të Fierit i gjen edhe sot e kësaj dite mësues të zot dhe vemje që ushqehen me paratë e shtetit. Ndër të tjera ai vuri në dukje filozofinë e re të qeverisë për arsimin e përfaqësuar nga ministrja Zj. Lindita Nikolla, për mbështetjen e ekselencës dhe evidentimin apo stimulimin e mësuesve më të mirë në arsimin shqiptar.

Edhe pse koha e përgatitjes ishte vetëm 3 ditë, koordinatorja Yllka Beci ndihej shumë e lumtur me rezulatet e punës së saj në organizimin e këtij spektakli dhe tregon vështirësitë që ka hasur për gjetjen e njerëzve të duhur për të bashkëpunuar. Ajo tha se kishte ftuar shumë personalitete të qytetit dhe një pjesë e mirë e tyre ndoshta për shkak të angazhimeve të tyre, nuk mundën të ishin të pranishëm. Kështu këtij aktiviteti i munguan kryetari në ikje dhe ai i sapo zgjedhur i bashkisë, deputetet e Qarkut Fier zonjat Adelina Rista dhe Majlinda Bufi, etj. Zj. Yllka na tregoi se një gabim u bë gjatë prezantimit të maturantëve të shkëlqyer duke harruar pa  thirrur ata që duhej të ishin të parët, ata që fituan çmime në olimpiadën ballkanike. Ajo u ngjit vetë në skenë dhe gjeti kurajon e duhur për ta rregulluar gabimin e asaj që e kishte shkruar skenarin. Mezi priste që të fliste me prindërit e tyre qoftë edhe në telefon, të sqaroheshin të gjitha dhe ndoshta priste dhe një falenderim prej tyre. Por pavarësisht këtyre dhe ndonjë hatërmbetje për mospërfshirje në listat e emrave, buzëqeshjet, si dhe lirshmëria e treguar gjatë ligjëratave të tyre ishin treguesit më të mirë për suksesin e arritur.

Skenografia e ideuar nga zonjat Mirela Emiri dhe Manushaqe Durmishaj (të dyja punonjëse të administratës së DAR Fier ), edhe pse e thjeshtë ishte e bukur dhe e konceptuar mirë. Në qendër ishte titulli i spektaklit dhe në të dy anët e saj ishin vënë dy monitorë të mëdhenj ku shfaqeshin emrat e nxënësve dhe të mësuesve më të mirë. Të dy spikeret në fjalët e tyre vunë në pah aktivetetet e ndryshme që ishin organizuar nga DAR Fier gjatë vitit shkollor që lamë pas. Disa prej tyre janë: Festa e Abetares, kampionati futbollit, shahut dhe dansit sportiv, spartakiada dhe krose në sheshe  dhe stadiume, festivalin muzikor “JEHONA SHQIPTARE” , olimpiadat në 8 disiplina të ndryshme me mbështetjen e MAS, por dhe me dhjetra të tjerë në dobi të  komunitetit dhe të mjedist etj. Nuk mund të lihet pa përmendur puna e mirë e bërë nga specialisti i IT, i cili kishte krijuar një animacion të këndshëm me një mori fotosh të aktiviteteve të zhvilluara nga DAR Fier gjatë kësaj kohe.

Certifikatat e para të mirënjohjes për fituesit e vendeve të para të olimpiadave të disiplinave të ndryshme u shpërndanë nga prefekti i Qarkut Fier i cili i uroi fituesit për suksese të mëtejshme në fushën e dijes. Pas tij në skenë u ngjit kryetari i Këshillit të Qarkut Fier. Në fjalën e tij ai shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton për arsimin në përgjithësi dhe aktivitete të këtij lloji në veçanti dhe më pas ai dha disa certifikata të tjera. Të njëtë gjë bënë dhe përfaqësues të DAR Fier dhe të Bashkisë.

Por morisë së emrave të maturantëve të shkëlqyer i mungonin emrat e bashkëmoshatarëve të tyre që kishin zgjedhur arsimin publik për të studiuar për arsye që tashmë dihen dhe nuk ia vlen të përmenden. Këtë gjë e vuri në pah gjatë fjalës së saj dhe deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë zj. Antoneta Dhima. Para se të shpërndante dhe ajo një pjesë të certifikatave të mirënjohjes ajo uroj që vitin e ardhshëm të kishte përfaqësues dhe nga shkollat publike. Ajo aludoi për një punë jo të mirë organizative nga ana e DAR Fier për përfshirjen edhe të maturantëve të këtyre shkollave nëpër olimpiada. Dhe ajo kishte mëse të drejtë se dukej sikur ky aktivitet promovoj vetëm dijet e marra dhe sukseset e arritura në arsimin jopublik. Të paktën për aktivitetet artistike doli një nga shkollat publike, ajo ishte shkolla “Jani Boçova”.

Ky spektakël do ishte shumë i mërzitshëm nëse do të kishte vetëm fjalë të bukura politikanësh lokal. Për ta thyer disi atmosferën ishte menduar dhe prezantimi i numrave të ndryshëm artistik nga fëmijët dhe mësuesit e shkollës së muzikës. Por sido qëtë jetë, ky aktivitet ishte diçka e re për qytetin dhe gjërat e reja edhe pse me firo në fillim, sjellin pas një erë të re dhe bashkë me të shpresë tek të gjithë se edhe këtu tek ne ia vlen të studiosh, ia vlen të japësh mësim, të jesh mësues i mirë është një gjë e mrekullueshme dhe të bën të ndihesh dy herë i vlerësuar një herë nga nxënësit dhe prindërit e tyre dhe një herë tjetër nga kolegët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora