LAVDI DHE NDER PËR JETË
LUFTËTARËVE DHE DËSHMORËVE TË LUFTËS MADHËSHTORE TË MATIT KUNDËR PUSHTUESVE
FASHISTË 1943
(JA SI U VRANË NGA KOMUNISTËT TRE LUFTËTARË
TË LUFTËS SË 31 KORRIKUT 1943)
Nga Xhavit Gasa
1-BAJRAM
HOXHA
I diplomuar për këmbsori në akademinë ushtarake në Modena te Italisë, projektues dhe
organizator i luftës së 31 korrikut 1943 Ishte komandat i çetës së
Rremullit,madje një natë përpara se të sulmohej garnizoni fashist u shtrua
darkë në kullën e tij në Pujkë nga ku u bë nisja e çetës së Rremullit për
Burrel . Pjesmarrës aktiv në luftë deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë,Ai
ishte një njeri me vlera të larta humane dhe njerzore,njihte mirë artin dhe
ligjet e luftës por mbi cdo gjë për te qe nacionalizmi,ai kundërshoj me forcë
djegjen e shtëpive të komunistëve, megjithëse ishte antikomunist, por për
çlirimin e atdheut nuk ka njgyra politike thoshte B Hoxha, ky qe një
intelektual largpamës dhe atdhetar. Pas mbarimit të luftës B Hoxha qëndroj në
shtëpinë e tij, pranë familjes, nuk u angazhua në jetën politike, ai nuk e
donte regjimin komunst, por as nuk u fsheh nga regjimi. Komunistët e arrestojnë
dhe burgosin. E dërgojnë në kënetën famëkeqe të Maliqit, ku sëmuret dhe vdes në
një siptal në Tiranë. Familjarët nuk u lejuan ta marrin dhe ta varrosin trupin
e tij ashtu siç i kishte hije.Bajram Hoxha, la pas një vajzë, Shadijen që nuk e
pa dhe nuk e njohu kurrë, ajo lindi disa muaj pas burgosjes së tij, e cila
është trashëgimtarja e denjë e tij, duke i dhënë plot nipa dhe mbesa B Hoxhës,
këtij burri të mençur dhe patriot.Në 20 vite demokraci familja e tij ka kërkuar
eshtrat e këtij Patrioti por nuk është bërë akoma e mundur të gjendet.Vendi i
tij i ka borxh të madh këtij biri të tij vendin ku të dërgohet një tufe lule
dhe historia i ka borxh vendin që i takon për meritat e tij si njeri,ushtarak
dhe patriot. Akoma nuk dihet varri i tij.
2- HAZIS
KASEMI
Natyra i
dhuroj burrërinë dhe mençurinë. Ishte mjek popullor, shëronte sëmundjen
e
verdhzës, ishte mjeshtër i kockave. Me dorën e tij të ëmbël shëroj nga
sëmundjet, plagët dhe thyrjet e kockave qindra njerëz. Pjemarrës në kuvendet e
parisë së Matit, pjesmarrës dhe organizator i luftës së 31korrikut 1943. Ishte
antikomunist i vendosur. E arrestojnë dhe pasi e torturojnë në mënyrë çnjerzore
në Derian, e morin të lidhur dhe e pushkatojnë pranë një lisi në livadhin e
Kamthit.
Para pushkatimit, komandanti i
frorcave të sigurimit e pyet, për fjalën e fundit.
Hazis
Kasemi i thotë--afrohu pak se dua ta them ballë për ballë, sigurimsi kriminel i
afrohet, Hazizi ngre lart duar e lidhura, dhe me gjithë forcën e tij e godet
kriminelin duke ja mbush hundët dhe fytyrën me gjak- ky është amaneti im, unë
të mund dhe me duar lidhur, mor qen i pa besë.At-herë krimineli zbras një
breshëri plumbash mbi trupin gjigand të Hazis Kasemit. I gjithë fisi fisnik i
Kasemajve u presekutua me emrin kulak e armik deri në rrëzimin e diktaturës,
njeri nga djemtë e tij Kasemi bëri dhjetra vite burg.
3- TAHIR
MATA
I
diplomuar në akademinë ushtarake në Modena të Italisë. Pjemarrës dhe organizator
në luftën e 31korrikut. Arrestohet në shtëpinë e tij në Barbullej, nga oficerët
e sigurimit, duke e ndarë pa mëshirë nga vajza e tij dy vjeçare, nga gruaja e
re dhe familjarët e tjerë.Gjatë rrugës për në Burrel e torturojnë, ai ishte
ushtarak i pregaditur dhe i zoti, në një moment i godet me gurshta dy
sigurimsat dhe ju ikën, ata i gjuajnë me armë dhe e plagosin, pastaj e ndjekin
dhe e vrasin sapo kaloi përrojin ndarës së pyllit të Gasës dhe Kadiut. U gjet
kofoma e tij pas disa ditësh nga Islam Alia, u njoftuan familjarët të cilët nuk
u lejuan ta merrnin ta varrosnin te varret e tyre, e varrosën në hijen e një
lisi te pylli i Gasës me sugjerimin e babait tim Elmaz Gasa. Ai vend mori emrin
"Varri i T Matës". Pas rënjes së komunizmit u rivarros në Barbullej
pranë të afërmve të tij.Kështu përfundoi jeta e këtyre tre burrave të shquar,
kështu u përbaltën u burgosën, vranë, internuan dhe përsekutuan qindra bij e
bija të shquar në mbarë Shqipërinë, u përbalt historia e lavdishme e tyre, u
masakrua gjithë populli shqiptar vetëm që të qëndronte në këmbë një shtet
fantazëm me fantazmat e tij. Akoma dhe sot, këto fantazma enden si hije, thurin
rrjeta të zeza si merimanga, dhe kërkojnë të deformojnë historinë që shkruan me
pushkë e penë bijtë dhe bijat më të mirë të këtij populli. Iku ajo kohë, një
herë e përgjithmonë, nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.
LAVDI DHE
NDER PËR JETË LUFTËTARËVE TË LUFTËS MADHËSHTORE TË MATIT KUNDËR PUSHTUESVE
FASHISTË 1943