E premte, 19.04.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ismail Feta, Kirurgu i 30 mije operacioneve

E diele, 27.07.2008, 07:53 PM


Nga Muharrem Dardha

Ndersa percillnim perpara disa kohesh per ne banesen e fundit Dr. Ismail Feten, njerin nga kirurget me te njohur ne vendin tone, dikush nga koleget e tij te vjeter permendi shifren prej me se 30 mije nderhyrjesh kirurgjikale qe ka bere dora e ketij mjeshtri virtuoze gjate punes 40-vjecare ne Spitalin Qendror te Ushtrise. Shumekush ne ate ndarje te dhimbshme, duke u kthyer te kjo shifer rekord ne biografine e kirurgjise shqiptare, madje edhe pertej saj, ku rrezaton perkushtimi shembullor i ketij mjeshtri te bisturise ne sherbim te jetes se njerezve, u kujtua se edhe ne rastin konkret nuk kishim shpetuar nga semundja tipike shqiptare qe per personalitete te tilla, aq me teper te kesaj fushe humane, permendemi dhe flasim me shume ne castet kur nderrojne jete. Perse te ndodh keshtu? Te jete kjo thjeshte nje mentalitet i mbartur ne vite apo dicka me shume...? Gjithesesi, Ismail Feta, beri jeten e tij si nje qytetar dinjtoz, por edhe si nje prej personaliteteve me te spikatura te kirurgjise shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit qe shkoi. Ndaj dhe e meriton te kujtohet...

Femijeria e veshtire, shkolla e pare e jetes

Rreth nje ore e gjysme me ne veri-lindje te Peshkopise, ndodhet komuna e Belloves me fshatrat perreth saj. Zagradi eshte njeri prej tyre, nje fshat i vogel me rreth 40- 50 shtepi dhe me njerez bujare e punedashes. Pikerisht ketu jetoi mbi 90 vjet Shehat Feta, nje burre i urte e fisnik. Ai qe martuar dy here dhe me dy grate e tij pati dhjete femije, te cileve u perpoq t'u jepte rruge te mire ne jete. I tille u be edhe Ismaili, femija i pare i tij, per te cilin plaku i urte do te ndjente tere jeten, jo vetem dashurine e pakufi te prinderit per evlatin e vet, por edhe krenarine per nje kirurg duararte qe i dha vendit te tij. Doktor Ismail Feta kaloi nje femijeri te veshtire. Qe ne moshe te njome iu desh t'i behej krah te atit ne punet e veshtira per mbajtjen e shtepise, por pa harruar aspak te ndiqte edhe shkollen ne Bellove. Hallet e familjes e detyruan te largohej nga vendlindja dhe te shkonte ne Tirane. Ishte vetem 13 vjec. Beri pune te ndryshme, here si sherbetor tek disa tregtare dibrane e tiranas dhe here- here shiste geshtenja te ziera te Kazermat e Ali Rizait dhe neper rruget e kryeqytetit. Ne Tirane djaloshi dibran u lidh me levizjen antifashiste, duke ndihmuar guerilasit ne aksionet e tyre luftarake. Kur brigadat partizane kaluan ne Veri ne ndjekje te pushtuesve naziste, ndonse fare i ri, u rreshtua ne Brigaden e 18- te S si partizan i thjeshte dhe, pasi beri nje kurs nga mjeku i brigades, u caktua infermier kompanie e me pas batalioni. Tani, krahas pushkes, mbante krahqafe edhe nje cante sanitare, brenda se ciles mbante gjithnje pak fasho, pambuk, nje shishe jod, isa kokrra aspirina dhe ndonje medikamente tjeter mjekesor. Ne cdo moment gjendej prane te plagosurve, u mjekonte plaget dhe u jepte force me fjalen e tij te embel pre femije...Shume kohe me vone, keto vite te veshtira, ai do t'i quante " universiteti im i pare."

Ne rrugen e arsimimit dhe profesionalizmit

Fill pas clirimit te vendit, Ismaili u dergua kursant ne Shkollen e Bashkuar te Oficereve qe sapo ishte hapur. Mori pjese ne ndertimin e Rruges se Rinise Kukes - Peshkopi, ku punoi si infermier dhe u dallua si vullnetar i ketij aksioni te madh kombetar. Kontakti me mjeke dhe njerez te tjere me te shkolluar, si dhe ambicia per t'iu perkushtuar jetes se njerezve, ia shtuan deshiren per t'u arsimuar ne fushen e mjekesise. U dergua ne shkollen mjekesore ne Lubjane, por pas prishjes se marredhenieve me Jugosllavine, shkoi ne Kiev, ku perfundoi me rezultate shume te mira studimet e mesme mjekesore. U kthye ne Tirane dhe punoi nje vit si ndihmesmjek ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak. Vullneti i tij per pune spikati dukshem, por po kaq edhe talenti per t'u bere nje specialiste i afte shendetesie. Duke pare keto cilesi, Ismaili dergohet per te vazhduar studimet e larta ne Akademine Mjekesore te Shen Peterburgut, ketij qyteti te njohur rus krijuar nga Pjetri i Madh. Shume shpejt do te shquhej si nje studente i dalluar ne mesime, pasionante dhe mjaft kembengules, aq sa do t'i habiste edhe petagoget per keto cilesi te vyera. Studionte deri ne oret e vona te nates, lexonte me vemendje tekstet voluminoze dhe gjithnje e me shume zhbironte ne te fshehtat e botes se mjekesise. Ishte i dashur dhe i drejte me shoket, miqesohej shpejt me te gjithe. Psaditeve vone shetisniste me ta rrugeve e parqeve te bukura, kundronin me kurreshtje Neven dhe urat gjigande qe pershkonin dy brigjet e saj, kujtonin me mall atdheun e tyre te varfer, i cili kishte aq shume nevoje edhe per mjeke te rinj. Pikerisht kjo e fundit u shebente si shtyse e fuqishme per te mesuar me shume. Ismailit i pelqente vecanerisht kirurgjia, megjithse e dinte se ishte nje specialitet i veshtire, qe kerkonte guxim e sakrifica.

Ne vitin 1958 perfundoi me rezultate te shkelqyera studimet e larta dhe, pasi qendroi edhe nje vit per t'u specializuar ne fushen e Kirurgjise, kthehet ne atdhe tashme i diplomuar ne profesionin me fisnik. Me vete solli vetem pak dhurata per njerezit me te afert dhe nje valixhe te madhe mbushur deng me libra. Ne ato vite ne Shqiperi mungonin shume gjera, perfshi edhe literatura aq e nevojshme per kuadrot e rinj. Emerohet kirurg ne Spitalin e Pergjithshem Ushtark, fillimisht prane repartit te Traumatologjise, ku drejtonte dr. Nazmi Shehu dhe me pas ne repartin e Kirurgjise, qe drejtohej nga kirurgu i njohur Jul Koliqi, i cili kishte zevendesuar kryekirurgun me emer prof. Petro Canin. Keta ishin tre mosketieret e Kirurgjise Ushtarake, pse jo dhe asaj shqiptare ne ato vite. Pikerisht ne kete shkolle u pergatit edhe kirurgu i ri Ismail Feta.

Betimi dhe puna

Betimin e Hipokratit dr. Ismaili e kishte rrenjosur mire ne koke: " Betohem per Apolin mjek, per Asklepin, zotin e mjekesise, se do t'ia mbaj besen me te gjitha forcat e mia e me te gjithe dijen time... Do te perpiqem sa te mundem te ndihmoj te semuret dhe kurre nuk do te b`j ndonje dem ose padrejtesi... Ne rast se e shkel kete betim, turpi te me mbuloje!"

Dhe te tille e ruajti ai figuren e tij si mjek dhe si njeri. La mangut kohen e gjumit, te pushimit dhe te shlodhjes, e privoi veten nga shume gjera te tjera qe njeriu deshiron te provoje ne jete, duke i kthyer ato te gjitha ne sherbim te punes mjekesore dhe ne sherbim te jetes se njerezve. Ne kete rast ai behet shembull, duke perfaqesuar me shume dinjitet njeriun idealist dhe mjekun me shpirt te madh.

Puna dhe vetem puna ishte frymezimi kryesor i jetes se tij. Kjo pune e pamate, pasioni i rralle per profesionin dhe dashuria e madhe per njerezit e bene ate nje kirurg te shquar. Nga duart e tij u vizituan dhe u operuan me mijra e mijra paciente, ushtare dhe oficere, punetore dhe fshatare, femije dhe te moshuar nga mbare vendi. Dhe pothuajse te gjitheve u dha me shume jete, me shume force e besim. Se bashku me koleget e ti kirurge Spiro Dede, Veli Toto, Maksut Derrasa e Petraq Xoxe, krijuan nje grup brilante specialistesh te kirurgjise ushtarake, qe konkuronin me dinjitet ne ter kirurgjine shqipare, madje edhe pertej hapesirave te mjekesise shqiptare. Ata hodhen themelet e kirurgjise moderne me specialitete ne Spitalin Ushtarak. Nga mjeshteria e duarve dhe humanizmi i tyre mesuan shume edhe kirurget e rinj qe erdhen me pas ne kete spital. E ne kete grup dr. Ismail Feta spikati sidomos ne lidhjet qe krijonte me ta dhe ne qenrimin pa kurrefare distance qe mbante me mjeket e rinj, me infermieret, madje edhe me sanitaret. Kirurget e rinj i kishte asistente ne cdo operacion qe bente, u jepte nga mjeshtria e pervoja e tij, si dhe i nxiste qe edhe ata te guxonin te merrnin persiper nderhyrje te veshtira kirurgjikale. Kirurget ushtarake Lutfi Balili, Agim Kolasi, Myzafer Brati, Xhaferr Qemirani, Gezim Pepa etj, kudo qe t'i takosh te flasin me respekt te vecante per profesorin e tyre. Ata jane tashme vazhduesit e vepres se te mirenjohurit Ismail Feta.

Mjeshtri ne kujtimet e kolegeve...

Kariera 40 vjecare e nje kirurgu, eshte gjithsesi nje histori qe mbart brenda saj me shume se bekgraundin e nje mjeshtri. Ne rastin e dr. Fetes kjo histori ka nje kulm, qe lidhet me rekordin e operacioneve qe ka bere ai , i cili e kapercen shifren 30 mije. Duke u ndalur ne kete te vertete te padiskutushme, nje nga personalitetet e tjera te kirurgjise ushtarake, prof. Veli Toto, i cili per me se nje dekade drejtoi Spitalin Ushtarak, kujton se dr. Ismaili ishte vertete nje kirurg i shkelqyer, vecanerisht kirurgjine e aparatit tretes e zoteronte ne menyre perfekte. "Ai u be shkolle per kirurget e rinj ushtarak, thekson prof. Toto. Ndersa arriti te behet edhe shef i Sektorit te Kirurgjise dhe drejtor i Shendetesise se Ushtrise, mbi te gjitha shkelqeu si mjeshter i bisturise. Ne Laprake ku banonte, ne rrethin e Dibres prej nga ishte, ne ushtri e kudo ne Shqiperi, dr.Ismail Feten e adhuronin si nje kirurg i rralle. Se toku kemi bere shume operacione te veshtira.Une edhe sot kujtoj geshtrinjte e duareve te tijj, qe dukeshin sikur "vallzonin" ne barkun e hapur te pacienteve. Ai nuk mori grada shkencore dhe akademike, por per mua dhe per ata mijra njerez qe ka sheruar ai do te mbetet nje profesor i vertete i kirurgjise shqiptare".

Ne fjalet e mjeshtrit per mjeshtrin, me shume se emocion, ka realizem dhe objektivitet. Keshu ndodh edhe me rrefimet e njerit prej kolegeve tij, qe nuk jeton me, prof. Spiro Dedes. Ai kujtimet dhe mbresat per Ismail Feten i ka lene te shkruara. Ja cthote nder te tjera: " Me Ismailin punuam shume vite ne Spitalin e Pergjithshem Ushtarak. E nisem si mjek fare te rinj dhe do te na ndaje nga ky profesion fisnik vetem vdekja. Mesuam shume nga njeri- tjetri, diskutonim per cdo gje te re dhe te panjohurr qe hynte ne teknologjine kirurgjikale, nuk e njihnim xhelozine profesionale dhe se bashku kemi kryer operacione te panumerta. Ne vitet 1971- 1972 Ismaili u specializua ne Kine per kirurgjine e melcise se zeze. Gjate 40 viteve pune si kirurg ka kryer me mijra operacione me rezultate per ta patur zili. Kjo e beri ate nje nga kirurget me te njohur. Une jam i lumtur qe kam punuar me nje koleg te ketyre permasave..."

Emeri i tij u be i njohur ne te gjithe Shqiperne, kudo e kerkonin, e nderonin dhe e respektonin. Ndersa vete ai, kirurgu duararte, nuk dinte kurre te bente zhurme, te mburrej apo te "rrihte gjoksin" per ato qe bente. Kurdohere i thjeshte, teper modest, gojembel dhe i komunikueshem me te gjithe. I tille mbeti deri ne fund te jetes se tij.

Nje tjeter ish -koleg i tij, dr. Kristo Pandovski, kujton: " Doktor Ismaili ishte nje mjek shume praktik, me nje nuhatje klinike te zhvilluar dhe me nje aftesi gati mistike kumunikuese me pacientet. Njehere ne kliniken tone u paraqit per t'u vizituar nje baba dervish. Ankonte per dhimbje te forta ne stomak. Duhej te operohej patjeter, por plaku nuk pranonte. E shoqeronin dy djemte e tij. Doktor Ismaili u sqaroi me durim pasojat nese nuk operohej, por djemte e kishin te veshtire ta bindnin te atin e tyre besimtar. Por Ismaili e gjeti "celsin", bisedoi vecmas me plakun. Fjala magjike e tij e bindi ate dhe operacioni doli me sukses. Me pas dervishi u be nje mik i vecante i tij".

"Per doktor Ismailin po tregoj vetem nje detaj, me thoshte para pak ditesh. Jordan Haxhinikolla, nje mjek i vjeter ushtarak dhe publiciste i njohur, sidomos para viteve `90 - te. Ndodhesha para hyrjes se korpusit kryesor te spitalit, kur nje ambulance frenon plot zhurme perpara shkalleve. Hapet dera e pasme dhe qe andej zbret dr. Ismail Feta. Ne duar mbante nje vajze te vogel 9-10 vjece dhe u drejtua me nxitim drejt pavionit te kirurgjise, i ndjekur nga babai i saj. Vogelushja kishte rene nga nje man dhe kishte demtuar rende melcine e zeze. Gjendja e saj ishte kritike. Duhej operuar gati 3/4 e lobit te djathte te melcise. Te gjithe ndjeheshim te shqetesuar. A do ta suportonte vajza e vogel kete heqje te madhe te melcise. Gjithcka e mori persiper Ismaili. Ne saj te kujdesit dhe mjeshterise se tij operacioni doli me sukses. Vajza shpetoi dhe pas dis ditesh krejtesisht e sheruar rinisi shkollen. Sot ajo eshte mjeke dhe quhet Sanije Lleshi..."

Nje dite takova Dr. Shk. Spiro Mehillin dhe duke kujtuar kirurgun duararte, ai tha: " Vertete i tille ka qene, duararte. E kam njohur qe ne vitin 1972, kur u emerova mjek radiolog ne Spitalin Ushtarak. Ishte njeri gojembel, i thjeshte dhe nje kirurg i shkelqyer. Me mire per te mund te flasin koleget e tij kirurge dhe vecanerisht ata qe erdhen pas tij, prej te cilit mesuan sesi te mbajne bisturine. Tere jeten jetoi ne Laprake, shume prane Spitalit Ushatrak dhe asnjehere nuk pranoi te nderronte banim, ndonese ofertat per kete nuk i munguan. Arsyeja e vetme ishte: te gjendej sa me afer te semureve. Cdo asdite, madje dhe naten, vinte ne spital dhe perkujdesej per te semuret. Fjala e tij embel i lehtesonte te semuret, te cilet e falenderonin dhe i perkedhelnin doren, ate dore qe i kishte operuar dhe risjelle ne jete. Doktor Ismaili kaloi nje jete mjaft intensive, te ndershme dhe me miq nga e gjithe Shqiperia. Do te ishte ne nderin e Spitalit Ushtarak, qe me se paku reparti i kirurgjise te mbante emrin e tij. Ai nuk la as vila dhe as libreza te renda kursimesh per djalin dhe vajzen e tij, por vetem emrin e nderuar te nje kirugu te madh"...

Largimi

....Por, nje dite erdhi dhe casti i fundit. Do te mbylleshin perpjekjet e tij thuajse titanike ne sherbim te njerezve. "Vaji" i shpirtit te tij po mbarohej. Semundja po perkeqesohej dhe kirurgu i mijra pacienteve po jetonte castet e fundit te jetes. Ai ishte mjek jo i zakonshem dhe e kuptonte mire se tashme forca e mjekesise kishte shpallur "sos"- in e saj. E vizitonin mjeket, shoket dhe koleget e tij, por ai nuk mund t'i pergjigjeej, nuk mund t'i thoshte nje fjale te embel, nga ato qe mund te nxirrte vetem shpirti i tij. Dhe me ne fund fjeti ne gjumin e perjetshem.. .E gjalle dhe paharruar mbeti puna dhe vepra e tij, mbeten ata qindra e mijra njerez qe ruajne ne trupin e tyre gjurmet e duarve te arta te ketij kirurgu te shquar.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora