E shtune, 25.09.2021, 08:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Urat kanë lindur për ti bashkuar brigjet

E hene, 27.07.2015, 07:55 PM


Urat kanë lindur për ti bashkuar brigjet

Nga Gëzim Llojdia

1.

Si në të gjithë botën, urat kanë  një mision të veçantë dhe kanë lindur nga nevoja për ti bashkuar brigjet. Një urë është ndërtuar  me një strukturë  të tillë për të kapërcyer vështirësitë fizike të tilla si uji, luginë, apo rrugë, për qëllimin e ofrimit mbi pengesë. Ka shumë dizajnë të ndryshme që të gjitha shërbejnë për qëllime unike dhe të aplikojnë për situata të ndryshme. Etimologjia e fjalës urë: Urat e para u bënë nga vetë natyra - aq thjeshtë sa një regjistër të rënë nëpër një lumë apo gurë të hedhur  në lumë. Urat e para të bëra nga njerëzit, përfshin drurët  e prerë dhe përfundimisht gurë, duke përdorur një mbështetje të thjeshtë dhe aranzhim traverse.

Në gjuhën poetike kam përdorur për urat simbole  :Urat.Qelqore . Hënore.Diellore.  Qelqore-ura mbi supe mbajnë    copëra vargjesh. Hënore-ura,që mbajnë copëra diamantesh      në kujtesë. Diellore-ura,që mbajnë copëra fatesh në pjesë.

2.

Të bëhemi më realist  dhe të sjellim në kujtesë se në trojet tona, urat kanë qenë  nevojë për të lidhur brigjet .Ne kemi një terren të thyer ndërsa strehët tona janë ndërtuar ndër kodra ,male si strehë karakolli,ku poshtë rridhte lumi valë-valë.Këto ndërtime të fshehura  shpesh poshtë rrapeve shekullorë,shelgjishteve humbën ose u nxorën jashtë  përdorimit me ndërtimet e urave me beton dhe hekur.Bëhet më interesant fakti  se shumica  e urave kanë edhe emërtim të tyre disa të veçanta. Si Ura e frengut,ura e Belasë e Slapit etj. Në të tri urat kam shkuar shpesh. Pranë urës së e Belasë  vite më parë gjendej një banesë dhe banori i saj ishte i vetmi  njeri që kishte parë ,disa lloje regjimi si dhe në kohën kooperativës , ishte i vetmi banor i republikës  që nuk kishte tufëzuar bagëtitë e imta. Nga lindi emri bela,Slap,freng etj është e kuptueshme fjala por ato kërkojnë ende një studim më të thelluar.

A jemi në gjendje, që këto ndërtime ti rikthejmë në kujtesë duke i evidentuar, mirëmbajtur ?Qarku i Vlorës  shprehen në rrjete sociale, specialist të  DRKK Vlorë,ka një reliev kodrinor-malor, te pasur me ujera rrjedhëse, lumenj e përrenj.

Për bashkimin e dy krahinave, e fshatrave me njëra - tjetrën dhe e lagjeve brenda fshatrave, banoreve te një krahine u është dashur qe nder shekuj te ndërtojnë vepra arti siç, ura, etj. Në këtë territor sot numërohen me qindra ura te mëdha dhe te vogla qe u takojnë periudhave te ndryshme historike nga antikiteti deri ne mesjetën e vone. Ato dallohen për vlera monumentale, estetike dhe funksionale. Me iniciativën e drejtuesit  të DRKK Vlorë Agim Haxhiraj dhe  historianit Novruz Barjami, po kryhen pastrime dhe evidentime si dhe  mirëmbajtje për ato objekte, ura që janë të shpallura monumente kulture, por edhe për ato ura që ruajnë vlera ndërtimore, për t’i shpallur monumente kulture.Disa nga urat e evidentuara janë :Ura e Drashovicës,Ura e Slapit-Kufiri midis Drashovicës dhe Mavrovës shek. XVII-XVIII,Ura e Belasë Mavrovë shekullit XIX,Ura e Bratit,Brataj shek XV dhe Ura e Frëngut –Gjormë Ura e Frengut, Gjorm shek. XVI

3.

Ura e Drashovicës aktualisht lidh dy brigjet e lumit Shushicë. Ura e sotme është e derdhur me beton. E gjithë struktura e saj. Ura e Drashovicës është kufiri ku fillon të shtrihet krahina e Labërisë. Rrapet e Drashovicës , monumenteve te natyrës shqiptare.

Poshtë urës vërshon herë i qetuar e herë  tërbuar lumi Shushicë. Shushica derdhet në det pasi ka përshkrua rreth 72 km në luginën e Shushicës,burimet e saj nxjerrin ujë në Shurr të Kuçit 500l/s dhe rreth 300l/s në Buronja,sipas studiuesve Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi. Në këtë kufi natyror duhej të vendosej një pllakë dëftonjëse si kufi tregues ku fillon një krahinë e madhe. Te këmbët e urës së Drashovicës. Te fasada e saj përkarshi monumentit Drashovicë 1920-43. Një varg gati i  thjeshtë dhe  i gjetur .Dhe ky vargëzim shkronjash   të tregojnë se këtu fillon kufiri i krahinës. Lexojmë përveçse kulmin :Labëri. Nga  ky kulm burojnë shumë cilësi, që mbartë më vete krahina e madhe jugore.

….Pjesë nga folklori: Atje to Hani ne gryke / te ura në Drashovice, / Qëllon topi Italisë / Ka nijet që ta vithisë /Komision’ e Shqipërisë,/ 0 moj Shqipëri e bardhe/ Bota ta kane sevdanë / Italia me Junanë / Të keqen ta kane marrë/ Se ke trima kordhëtarë / Barutin me grusht e hane

Koci Petriti poet:Unë i shoh gjithë urat/Nga urë Bushtricës,/Ja, urë e Qabesë/Ja, e Drashovicës….

P. Barjamaj rapsod: O Drashovica me derte…/ O e gurta Drashovicë!,/ Faqe historisë i mbete,/Historisë se Shqipërisë. / Ke qene pëllëmbë e gëzhoja,me tym baroti mbuluar, Si ti, thonë,ka qenur Troja,/ Që në themele rrënuar…/ Për ty flet lumi me valë.. / Për ty fletë  gjithë Labëria,Ura e Drashovicës. Në një fotografi të vjetër vrojtohen varrezat  e ushtarëve italian të cilat janë varreza tipike katolike me kryqin  e madh dhe gurët e qemerit ,nga kjo fotografi shënohet  Shushica qartësisht duket e turbulluar dhe ujëshumë. Ura e Drashovicës lidh dy brigje sot është një urë me disa parmakë të rrëzuar  me rreth 8 këmbë, që mbajnë përmbi supe një masiv beton. Rreth 30 m përkarshi urës është monumenti Drashovicë 20-43 projektuar nga P.Hazbiu edhe ky është një masiv me një hark dhe një shtatore  bronzi ku paraqiten dy figura kryesore të luftërave, që në emërtimin popullor janë quajtur: epope 20-43. Këtu ose më tej duhet të kishte një pllakë që të tregonte  se kur udhëtari vë këmbën aty, ka shkelur ndërkaq  në krahinën më të madhe në jug të vendit.

Në kufirin midis fshatrave  Drashovicë dhe Mavrovë gjenden dy ura të cilët kanë periudhë kohore nga shekujt e shkuar. Ura e Slapit  që mendohet e shek.XVIII ,ura përbëhet nga harku kryesor e ndërtuar me gurë dhe me një teknikë të shkëlqyer inxhinjerike. Ura e Slapit  gjendet e pozicionuar perëndim- jug  përmbi përroin me të njëjtin emër .Ky përrua në stinën e dimrit është mjaftë problematik për shkarkimin e ujrave për shkak të bllokimit nga furia  e lumit Shushicë. Ura ka qenë funksionale deri në vitet ’60. Nga ujëra e tepërta të përroit të Slapit, ura shpesh  bëhej njësh ngase grykëderdhja  e lumit të Shushicës,nuk tërhiqte ujin e  përroit .Ura është e amortizuar në pjesën e sipërme në gjysmën e radhës së parë të gurëve  në pjesën perëndimore të sa,j është rrëzuar me kalimin e kohës. Gurët e harkut dhe pjesa tjetër janë në gjendje funksionale. Pranë urës ndodhen edhe kolonat e një tjetër ure ,ajo  e trenit ndërtuar nga italianët,që vinte në shfrytëzim linjën hekurudhore Kotë-Vlorë,për qëllime ushtarake.

Ura e Belasë,  është një urë lidhëse me  përruan e Slapit, që derdhet nga liqeni i Petës si dhe ujërat e shumta të kodrinave me kodrat e fshatit Mavrove, mendohet të jetë ndërtuar në  shek .XIX .Ura ka një hark të madh është ruajtur mjaftë mirë duke i rezistuar kohës dhe faktorëve të ambientit. Ura është funksionale për kalimin e banorëve drejt një prej lagjeve  të fshatit.Mavrova është emri i sotëm  qytetit Olimpia .Gjurmët e para të kalasë hasen në lagjen e emërtuar “Cakallovaj” dhe vazhdojnë përgjatë kopshteve private. Sipërfaqja brenda mureve rrethuese të kalasë së Mavrovës arrin në rreth 13 ha.

Urat, që janë të ndërtuar përmbi përrenj  të fshatit  Mavrovë kanë nga një hark të ndërtuar nga mjeshtër të përpunimit të gurit ,element i të cilit gjendet aty pranë në kavat gurit. Ato kanë bazament të fuqishëm dhe një strukturë të fortë,rezistencë karshi faktorëve të ambientit përfshi edhe ujërat, që janë armiku i tyre.

Duke qenë një qytet me kohë lindje para Krishtit në luginën e lumit,  urat mund të kenë moshë më të hershme si dhe mund të kenë ekzistuar të tjera, ura monumentale të gdhendura në gurë dhe me një mjeshtri të veçantë ndërtimi.

Ura e frëngut në Gjormë. Nga gërmimet arkeologjike, shkruan intelektuali K.Kapaj  është vërtetuar se janë të asaj periudhe disa vepra kulti, disa kështjella dhe urat me harqe guri mbi përrenj dhe lumenj si Ura e Frengut në Gjorm, në Brataj etj.

Ura e Frëngut është një urë e ngritur përmbi buzët e dy shkëmbinjve .Gryerja nga ujit ka formuar një përrua të thatë më tepër në verë  .Ura ka dy frëngji,njëra në formë dritareje .Ka dëmtime në pjesën e sipërme.

4.

Ura e Bratit është një objekt monument kulture dhe në mbrojte  nga shteti .Ura e Bratit gjendet edhe sot e kësaj dite në funksionim të plotë në fshatin Brataj, në fshatin me këtë emër  buzë lumit Shushicë  i cili përzihet më lartë me ujërat e tjëtër lumi rreth 40 km nga qyteti i Vlorës. Paraqet interes ndërtimi i saj me harqe dhe sidomos fortësia e materialit përbërës të urës. Është një ndër monumentet  e veçanta ku krahas rolit prej 6 shekujsh jetë është në funksionim .

Ura e Bratit mbanë Nr 31 në listën e propozuar për tu shpallur monument kulture në vitin 1948. 31. Ura e Bratajt, në fshatin Brataj. Ky objekt që i ka shërbyer banorëve të kësaj zone për shumë shekujsh është vlerësuara si objekt mbi të cilën do të vepronte mburoja monument kulture mbrohet nga shteti. Vendimi i Rektorati i Universitetit Shtetëror të  Tiranës, në mbështetje të nenit 3 të dekretit nr. 586, datë  17.3.1948 Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe të sendeve natyrale të rrallë si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.130, datë 9.4.1995, në bazë të të cilit Universiteti Shtetëror i Tiranës autorizohet që të aprovojë në lista të  posaçme monumentet e kulturës që vihen në mbrojtjen e shtetit dhe duke marrë parasysh vlerën historike, shkencore dhe artistike të  monumenteve .

Përshkrim. Brati,katundi në luginë të Shushicës. Nga dhjetori në mars,agimet janë të ngopur me shi. Nga kreshtat e vargmaleve,shirat zbresin në tokë me rrebesh. Vesa, lot pikon nën dritë të hënës. Dielli i praruar lind në lindje,ndonëse gjelbërimi zë fill në mërmërima pranverore. Kreshta përmbi fshat është e populluar nga gurët. Poshtë këmbëve të tij, në rrugën e zallit ecën herë e qetë,herë e fryrë,Shushica që bashkohet me përruan  e Brate.

Ura e Bratit  është ura me dy harqe. Hapësira e madhe është pjesa ku kalon edhe lumi ndërsa pjesët e tjera janë  dritare kur fryhen ujërat në stinën e dimrit ,ujerat shkarkohen dhe nga kjo pjese. Ura e Bratit qëndron aty prej më shumë se  6 shekujsh. Një profil të plotë të  urës së Brate shqiptarët e kanë parë tek filmat ” Nëntori i dytë” dhe filmi :”Udha  e shkronjave”.Ura e Brate në stinën e dimrit pasqyron edhe fortësinë e saj .Shushica është lumi që ka 76 km gjatësi ndërsa kokën e ka në shurr të Kuçe. Bashkimi i lumenjve quhet vendi ku përzihen lumenjtë.Kjo urë daton në shekullin e XV-XVI dhe ndodhet në afërsi të fshatit Brataj. Prej mese 5 shekuj ajo është funksionale. Si urë kalimi ajo lidh dy anët e lumit Shushicë, rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës. Ajo është e lartë mbi 9 metra dhe e gjatë afërsisht 30 m. Ajo lidh fshatin Brataj me fushën e Brate dhe Smokthinën. Për të shkuar  në këtë objekt kulture që i ka shërbyer zonës për  shekujsh udhëtimi zgjatet në luginë të lumit . Në qendër të fshatit Brataj rruga zbret drejt lumit. Ura gjendet përmbi ujërat e Shushicës dhe sot shërben për kalimin në pjesën e përtejme të Smokthinës, një krahinë kjo në luginë. Ura e Bratit është një ure e tipit venecian ka një lartësi nga lartësia normale e ujit e ndërtuar ne një mënyrë te tillë, qe te përballoj dhe vërshimet e lumit këndet dhe mbështetja e bëjnë që të përballojë dallgët e mëdha të lumit te cilët ne shume raste kalon mbi të .Është shpallur monument kulture . Kjo ure ka shërbyer për te lidhur qytezën me pjesën tjetër të krahinës. Rreth dy km mbi Urën e Bratit pra mbi kryqëzimin e lumenjve, ndodhet Ura e Bogdanit .Legjenda e urës se Bratit shkruar nga Bledar Muçaj:”Ustallarët janë ne pune,/behet ura përmbi lume./Qe te rroje sa me shume,/duhet bere kurban një burrë./As kafshe, as nuse , kurban/veç një burrë urën e mban./Do ja leme fatit ne dore/kush me pare themel do shore./Do ja leme ne dore fatit,/hijen e burrit te Bratit /Kur hija te prek themele,/kurban ure do te ngele./Kush i pari do kaloje /kush i pari kureshtar,/kur hija te prek themelin ,/do te jete nen gurë te pare./Kështu u muros një burrë/qe ura mos shembej kurrë,/Mbi tre harqe u mbështet/Dhe ngeli aty për jete./Atje te ura ne lume , /Bashke me ujin qe bën zhurme/Si ne vere dhe ne furtune/"e mban mbi shpatull një burrë..



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora