E premte, 19.04.2024, 01:40 AM (GMT+1)

Faleminderit

Prelë Milani: Mirë se erdhe Mehmet Shpendi

E hene, 27.07.2015, 08:20 PM


MIRSE ERDHE MEHMET SHPENDI NË PATEONIN E MUNGUAR!

40 vjet me pushkë në dorë në dobi të atdheut

Prijësi historik i Djelmisë së Shalës nderohet me titullin e lartë “Nderi Kombit”

Nga Prelë Milani - Studiues, poet dhe publicist, Shkodër

Fatosi i bjeshkve vjen i derdhur ne bronx në qytetin e Shkodres me rastin 100 vjetorit te flijimit te tij dhe 79 martirëve dukagjinas nga forcat malazeze.

Pas një rrugnaje te gjatë njëqindvjeçare patrioti Mehmet Shpendi kthehet në panteonin që i ka dhuruar historia . Një kthim i vonuar dhe i mirëpritur i kalorësit të pararojës së lëvizjeve te mëdha patriotike për pavarësimin e Shqipërisë. Një shekull më parë Kostandin Nikiç mendoi se me një batare vrau Leonidhën e Tërmapileve shqiptare së bashku homeriket e maleve tona. Vrasja Mehmet Shpendit la pas një zbraztësi dhe vorfnim të pa zëvendësueshëm. Djelmia hubi tribunin që mundi me i pri në ndeshjet e duhishme me dushmanët e vatanit.

Me kuje e zë fundeber qau lahuta virane nga dhimbja se mos vdiq 0ra e Maleve të Shqipërisë . Por harku dhe zharku ndërruan mendimin dëshpërues kur në jonet e tyre poetike ndien se kujtimi juaj ishte jashtëzakonisht i gjallë edhe pas vdekjes, një Kambanë e dobishme për zgjimin nga përgjumja të shqiptarëve në kohë më të vështira

Patrioti Mehmet Shpendi kthehet në panteonin e tij të munguar si një emër i pervetshëm që historia e ka për zemër . Një fatos personifikim i fisnikërisë , e njerëzisë bujare të gjakut tonë arbëror. Në 100 vjetorin e flijimit, vigani syshqiponjë e zemër çeliktë, rikthehet në memorialin e tij të bronztë i vlerësuar me kurorën e artë “Nderi Kombit”. Mehmet Shpendi me gjakut të tij të kulluar martir u bë kumbara i vëllazërimit kombëtar i një plejade të vjetër që i hapi udhën lirisë dhe përgatiti 28 nëntorin fatlum të historisë. Apostulli i shqiptarizmit Luigj Gurakuqi buzagaz krahëhapur të uroi -Mirë se erdhe o krushkamadhi i lirisë! Mirë se erdhe o vëlla se më kishte djegur malli me të pa! Mirë se erdhe në Shkodrën tonë ilirjane se cilës ju bere mburojë në kohet më vështira kur zbrapëse pa lavdi Sheqet Turgut Pashën dhe Kostandin Nikiçin.

Oso Baroti (Kuka) nga çardaku i fortesës së tij zjarrtë del thërret:- Ardhsh i bardhë o Mehmet Shpedni, o flaka e zjarrit të lirisë! Isa Baletini gjithë ngazëllim e hare fillon të bëjë hajgare me shokun armëve. Ku ishte bre o baca Mehmet?! Unë ka kohë që kam ardhur prej Bajgore duke të pritur vish në Shkodër. Kush ta preu rrugën o vëlla që vonove ka shumë me u ulë prej Shale!

Mehmet Shpendi erdhi i derdhur ne bronx falë iniciativës së intelektualëve të Shoqatës Atdhetare Dukagjini dhe zemrës bujare të banorëve te këtij komuniteti . Përurimi i munomenteve të Mehmet Shpendit sot dhe të Martin Canajt në muajn tetor përbejnë dy ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2015 në jetën kulturore të Shkodrës kulturëdashëse .

Ky masiv shkëmbi mbi të cilën lartësohet shtatorja e fatosit të bjeshkëve simbolizon bazamentin litologjike të një krahine kryelartë ku kurrë as turku as shkau nuk munden dot të ngulin thundrat e tyre të çelikta. Çakçir bardhi Mehmet Shpendi lartësohet me profilin e tij epik me një vështrim majtas nga Alpet barriera natyrore e pa mposhtur Shkodres dhe me një vështrim djathtas nga kalaja Rozafatit emblema mitologjike këtij qyteti. Është një gjetje zgjuar kjo vendosje skulptorit Skender Kraja sintezë e një proverbi të vjetër historik “Kush sundon kalanë e Shkodrës sundon edhe malësitë”. Në këtë shesh Mehmet Shpendin dalën për ta pritur atdhetarë tanë më me shenjë nder mote si Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Muharrem Kazazi, Hil Mosi,Risto Siliqi, Bajram Curri Manush Alimani, Vasal Shanto Tomë Kola etj etj. Mungon vetëm flamurtari i Deçiçit Dedë Gjon Luli i cili akoma nuk po gjen dot rrugën për në Shkodër . Në këtë shesh Mehmet Shpendin dalën për ta pritur dhjetëra e dhjetëra qytetarë, intelektual artist, te moshuar të rinj e te reja jo vetëm nga Shkodra por nga Tirana, Prishtina, Mali i zi e diaspora në Evrope e Amerikë. Mehmet Shpendin dalën për ta pritur drejtuesit me te lartë të pushtetit vendore dhe perfaqsuses te Presidences . Mehmet Shpendi, u rrit, u burrërua dhe u plak në shërbim Shqipërisë. Mehmet Shpendin, nuk e ligështuan, as vendimet e Berlinit, as topat e Turgut Pashës, e kacaturret e Veshoviqit. Mehmet Shpendin e shytoi plumbi i pushtuesit shovinist por nuk e theu paraja, as ari i as një të huaj .

Mehmet Shpendi është një emër për bashkues i cili shqiptarizmin e pati Zot e parti e fe.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora