Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Baki Ymeri - oksigjen i mërgatës

| E diele, 26.07.2015, 12:15 PM |


Prezentojmë, ambasadorin e kulturës shqiptare në Mërgim z. Baki Ymeri

Baki Ymeri është oksigjen dhe maraton i mërgatës shqiptare

Nga Ramiz Dërmaku

Një  fjalë e urtë e popullit thotë , Gyrbeti është një plagë e rëndë , është një  zjarrë që të djeg, është një mall, është një  breng  e cila nuk largohet dot nga mendja. Po kur kësaj jete      rëndë e të vështirë që zhvillohet në gyrbet ja shtonë edhe gjendjen e mjeruar ekonomike e politike ne të cilën jetuan shumë familje të mërgimtarëve tanë , njeriu s’mund të përmbahet nga lotët. Kjo dhembje e madhe, këta lotë, ky mallë, kjo mërzi e këto brenga i përcollën brez pas brezi shumë familje shqiptare të cilat ishin bërë hal në sy të armikut . Këto familje për ti shpëtur dhunës, presionit, dënimeve drakonike  u detyruan ( jo me dëshirën e tyre) me lotë në sy të largohen nga vendlindja e të shkojnë drejtë mërgimit.., pa e ditur edhe vetë se ku janë nisur.,, ku po shkojnë ?!  ku do të  ndalen?! dhe kur do të kthehen ..,dhe a do të këthehen ? !. Një“fat“ të tillë e ndoqi edhe familjen e atdhetarit  Baki Ymerit  nga Shipkovica. Kjo rrugë e vështirë, me shumë sakrifica duke bredhur si zogjët shtegetar, të ndjekur nga regjimi serbo çetniko sllavë e të përkrahur çdo herë nga ca“shqiptarë“  , hoqi të zitë e ullirit“ për ti shpëtuar rrahjeve, burgosjeve, dënimeve dragonike, por edhe likuidimeve. Shqiptarët pra për “fatë“ të keq po i përcjell i njejti fatë akoma edhe sot; ata janë të ndarë, të coptuar, të rrahur , të burgosur por edhe të vrarë. Derisa vite më parë të gjithë  ata njerëz që kërkonin ta bënin bashkimin kombëtar, dënoheshin, arrestoheshin  , por edhe shpeshë likuidoheshin nga çetnikët serbo sllavo maqedonë, Ky shumë i ri e kuptoi gjendjen e vështirë ne të cilën kalonte populli i., Ky  veprimtarë emigroi  në Rumani, sepse Rumania  ishte një fole e ngrohtë për atdhetarët shqiptarë. Atdhetari e veprimtari, Baki Ymeri, shumë i ri e kupëtoi se nuk jetohet në skamje e robëri. Edhe veprimtari Ajvaz Voka, si shumë të tjerë morri rrugën e mërgimit me lotë në sy por duke u betuar se kurrë nuk do ia këthej shpinën familjes dhe atdheut. Ajvaz Voka, që nga mosha rinore u nda nga gjiri  familjar dhe u nisë drejtë mërgimit, pë ta siguruar kafshatën   e gojës me lekë e fituar me djersë.  Posa arriti në Bukuresht, atdhetatri Ajvaz Voka s’bashku me disa shokë fillon aktivitetin kombetarë. Falë disa bashkëvendasëve tën tij , ia fillon punë në një puntori  e cila prodhonte ëmbëlsira. Ky profesion i ëmbëlsirave në atë kohë sillte mjaftë lekë. Dhe mbrenda një kohe të shpejtë Ajvaz Voka, do ta përvetësojë gjuhë  rumune. Gjatë tërë kohës Ajvaz Voka, do të vë kontaktë të rregulltë dhe do të bashkëpunojë me Komunitetin Shqiptarë të Rumnisë Nga përmbajtja e librit të autores nga Vlora kushtuar vlerave të diasporës, vlen të përmendim tituj, si: Ajvaz Voka dhe Bukureshti i tij, Aurelia u lind kur u lind Nëna Tereze (1910) dhe u nda kjo jetë, kur u shua kjo Nënë e shenjtë (1997), Fisnikëri, bujari, miqësi dhe besnikëri, Malësori i Sharrit që jetoi e punoi për Shqipërinë.

Aurelia e cila lidhi jetën me shqiptarin e malësisë së Sharrit, të cilit i dhuroi katër fëmijë: Mavruzin, Skënderin e ndjerë, Bakiun dhe Safien që tashmë mban një emër të ri, Diana Voka. Të shumtë janë ata që e njohin këtë familje për virtytet e larta që e karakterizojnë, megjithatë, do kisha dëshirë të bëja një përmbledhje më të detajuar, jo vetëm për personin që i ka dhënë dhe i jep vazhdimisht vlera artit shqiptar, por edhe për përforcimin e urës së shëndetit ndërmjet dy vendeve, duke vendosur urën e pathyeshme të artit ndërmjet letërsisë shqiptare dhe asaj rumune

Titulli i këtij shkrimi,"Rrnoftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia", që vjen nga kujtesa e kohës, së cilës dikush duhet t'ia heqë e t'ia fshijë pluhurin e harresës për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Zbulimi i jetës sociale, politike apo kulturore individuale të shqiptarëve, mbështetet në një të vërtetë të madhe, në një realitet të pamohueshëm, mbi të cilat njohim të vërtetat historike të një kombi të lashtë sa vet njerëzimi.  Vetë  titulli i këtij shkrimi,"Rrnoftë Shqipëria dhe na ndihmoftë Perëndia", që vjen nga kujtesa e kohës, së cilës dikush duhet t'ia heqë e t'ia fshijë pluhurin e harresës për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Zbulimi i jetës sociale, politike apo kulturore individuale të shqiptarëve, mbështetet në një të vërtetë të madhe, në një realitet të pamohueshëm, mbi të cilat njohim të vërtetat historike të një kombi të lashtë sa vet njerëzimi. Theksoj se ky titull që është sa domethënës dhe po aq historik, që shërben si thirrje, e cila vjen deri sot si një bekim, u shkrua me shkronja të arta dhe u qëndis nga dora e një gruaje, me dhëmbshurinë e një nëne që lindi bijë dhe bija shqiptarë. Ajo ishte lindur shqiptare. Në genet e saj nuk kishte gjak shqiptar, por ajo (Nëna Tzerezë) e deshi kombin shqipëtarë e deshti    Shqipërinë sa deshi edhe tokën që e lindi.

Eh, fati i shqiptarit! Fat i paracaktuar nga hijet gjakpirse, skllavëruese e sunduese të të huajve, që për shekuj e robëruan këtë komb vital, duke i mohuar rrugën e lirisë dhe të zhvillimit. E ndanë dhe e përçanë, e bënë copa-copa mes shteteve fqinjë, duke e shndërruar si kurban për Bajram apo si flijimi për Pashkët.

Eh, ç'mëkat dhe krim kanë ndjekur ndaj një kombi autokton! Dhe shqiptari, që më mirë pranon vdekjen me nder, se sa të jetë skllav në shtëpinë e tij, i huaj në truallin e vet, pa pronë në tokën mëmë në pragun e stërgjyshërve të të parëve pellazgo-iliro-trakë, mori rrugën e mërgimit.

Mërgimi, ah, mërgimi, kjo plagë e rëndë, e shkaktuar jo nga plumbi, por nga malli i zhuritur, për një gurë e për një dru, për gurgullimën e përroit e për një shpat mali, për flladin detar apo për murlanin, për diellin që ngroh shpirtin e atdhetarit, për një serenatë a një polifoni labe, për çiftelinë a cylën dyjare, për vatrën e tymin në oxhaqe, për brumin që vjen në magje, për drynët e ndryshkur që mbyllën sa e sa pragje, për vajzat dhe djemtë lastarë që ta bëjnë shpirtin behar. Eh, në kurbet për çfarë nuk ke mall?! Për atë të shtrenjtën tokën time, për një fjalë të ëmbël shqipe.

Sa dhembje dhe sa lotë janë shkaktuar nga koha? Sa baltë u hodh mbi shqiptarët e vërtetë? Të gjorët arbër! Kur menduan se fituan lirinë, shqiptarët kaluan në një sistem tjetër diktaturë komuniste, ku lufta e egër e klasave, me persekucionin e tmerrshëm e të pashoq që zbatoi, shkaktoi plagë të rënda e të pashërueshme që dhe sot kutërbojnë era krim makabër, kufomë dhe gangrenë. Ata që mundën t'i shpëtojnë ferrit komunist, morën arratinë. Por duhet guxim dhe kurajo për të folur për këta njerëz që ia kushtuan jetën kombit dhe atdhetarizmit, që koha e egër të mos i varros dhe të mos i fshijë e t'i marrë zvarrë. Kurrë nuk mund të ringjallen më mirë se tani, në këtë vit jubile, të 100 vjetorit të Pavarësissë sonë kombëtare, vlerat e mohuara nga ditëzinjtë. Secili nga ne ka lexuar për jetën e dhimbshme të bashkëkëmbasve jashtë atdheut, për punën dhe përpjekjet për çështjen kombëtare të të gjithë mërgimtarëve. Të punosh dhe jetosh në kushte të tilla në një regjim diktatorial, është guxim dhe trimëri.

Z. Baki Ymeri është njëherësh njohës i një numri të konsideruar gjuhësh të huaja, autor i qindra artikujve mbi diasporën shqiptare, zbulues thesaresh të shoqërisë Drita, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, prezent në disa antologji poetike, laureat mirënjohjesh të ndryshme, i nominalizuar nga Instituti Biografik Amerikan (ABI): Njeriu i Vitit 2001. Jeton dhe krijon në Bukuresht, udhëheq dhe shpërndan revistat Shqiptari dhe Kosova (kohëve të fundit të përkrahura materialisht nga Ministria e Diasporës dhe ajo e Kulturës). Sipas shtypit, Baki Ymeri është oksigjen dhe maraton i mërgatës shqiptare, njeriu që shkriu jetën për historinë e shqiptarëve të Rumanisë, për afirmimin e Kosovës në gjuhë të huaja, dhe mbi të gjitha për poezinë, këtë dhuratë hyjnore, që e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë të frytshme. Disa Mirënjohje: Çertifikatë nga Kombet e Bashkuara (Qendra për të Drejtat e Njeriut), e nënshkruar nga Ibrahima Fall (Bukuresht, 21 tetor 1994), Laureat i Urdhërit Kavalier i Mioricës në Fokshan të Rumanisë (2006), Mirënjohjes për Kritikë letrare nga ana e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Drejtoria e Revistës letrare “Pelegrin” në Athinë (2006), Mirënjohje nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (2007), Diplomë Falënderimi nga Fundacioni Kulturor Dimitrie Bolintineanu (2008) etj.. Trashëgimia dhe dashuria ndaj atdheut tek Baki Ymeri, nuk ka të ndalur, patriotizmi tek familja e Bakiut, kalon nga brezi në brez, Mbretëria e fjalëve të mbështjellura me dritë, Shqiptari që e do Kosovën, e do Shqipërinë  e do çështjen kombëtare më tepër se sa jetën e tij, ky veprimtarë kaloi  një jetë të shkrirë për çështjen shqiptare, ky Maraton i mërgatës shqiptare, etj. 

Punuar me 25.o7.2015-Gjermani