E enjte, 18.04.2024, 11:11 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Mirënjohje për Dr. Sabri Kiqmarin

E diele, 26.07.2015, 12:51 PM


Shoqata “Aleksandër Moisiu” ndanë mirënjohje  Dr. Sabri Kiqmarit

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri z.Sami Ukelli në lokalet e Ambasadës organizoi takim me rastin ndarjes së mirënjohjes nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë  “Aleksandër Moisiu“ në Austri Dr.Sabri Kiqmarit, ambasadori i parë i Kosovës në Austri. Mori pjesë dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri z.Roland Bimo dhe disa personalitet nga stafi diplomatik e konsullor në Ambasadën e Kosovës në Austri.

Z.Besim Xhelili, kryetar i shoqatës ia dorëzoi mirënjohjen z. Kiqmarit. “Në shenjë nderi dhe respekti për përkrahjen e tij Lidhje sonë, përderisa ishte i angazhuar në detyrën e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Austri (2008-2013)”       Dr.Sabri Kiqmari, tani Ambasadori i Republikës së Kosovës në Australi dhe Zelandën e Re, falënderoj kryesinë e Shoqatës dhe personalisht z.Xhelili, dhe mes tjerash tha: “Ndihem i lumtur që më ndahet një mirënjohje nga shoqata e juaj veprimtarinë krijuese të së cilës e kam përcjellë më vëmendje që nga Kuvendi i saj themelues tani e katër vite më parë. Gjithmonë krijimtarinë letrare e artistike e kam konsideruar si shumë të rëndësishme në afirmimin tonë këtu krahas krijuesve të kombeve të ndryshme dhe krijimtarisë në gjuhën e vendit. Ju keni bërë hapa të mirë në krijimtari dhe ju dëshiroj suksese edhe në të ardhmen. Jeta ime për katër vjet si ambasador këtu në Vjenë u pasurua me mbresa shumë të bukura në lëmin e aktiviteteve kulturore, letrare e sportive. Gjithmonë jam përpjekur që mërgimtari ynë Ambasadën ta sheh si shtëpinë e tij, dhe është shtëpia e tij. E falënderoj kolegun tim z.Sami Ukelli për këto çaste të këndshme që na dhuroi këtu, gjithashtu ambasadorin z.Roland Bimo, për prezencën e tij. Faleminderit dhe suksese shoqatës suaj”

Ambasadori i Kosovës në Austri  Z.Sami Ukelli : “Është kënaqësi të jemi këtu me ju. Mirënjohjen e ndarë për mikun tim na gëzon dhe na bënë krenar. Ambasada gjithmonë do të jetë shtëpi e hapur e çdo mërgimtari. Aktivitetet kulturore e pasurojnë jetën tonë këtu dhe ne do i përkrahim pa rezervë”    Ndërsa z.Roland Bimo, uroj z.Kiqmari punë të suksesshme diplomatike në Australinë e largët. Takimi ishte i ngrohtë dhe kaloi në shenjë  kujtimi të viteve që nga hapja e ambasadës, aktivitet e shumta me rëndësi për Kosovën në rrafshin diplomatik, kur dihet se Vjena ishte vendi i bisedimeve rreth pavarësisë dhe seli e pjesshme e OKB dhe qendër diplomatike.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora