E premte, 19.04.2024, 06:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Cirongu: Homazhe për Dëshmorin Agron Dragoj

E diele, 26.07.2015, 11:30 AM


Homazhe përkujtimore për Dëshmorin e  Atdheut Agron Dragoj, eshtrat e të cilit rikthehen në Mauzoleumin e Durrësit

Nga Xhevahir Cirongu

Aktiviteti që u zhvillua më datën 15 korrik 2015 në qytetin bregdetar të Durrësit iu kushtohej kthimit e rivarrimit të eshtrave të dëshmorit të atdheut Agron Zaim Dragoj. Ceremonia nisi në orën 10- të, te holli i Pallati të Kulturës ''A. Moisiu'' dhe aty u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule nga organet e pushtetit vendore të qytetit të Durrësit si dhe nga veteranët e pasardhësit e familjeve të dëshmorëve të atdheut, nga të afrimit e dëshmorit, nga shokët e repartit ku ai kishte punuar, të afërm e shokët e fëmijërisë së Agronit, nga gjithë qytetarët pjesëmarrësit që ishin të shumtë në këtë ceremoni përkujtimore. Eshtrat e dëshmorit Agron Zaim Dragoj u vendosën në shtëpinë e përjetësisë në Mauzoleumin e dëshmorëve të atdheut të qytetit të Durrësit. Kurora me lule vendosi kryebashkiaku Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut Roland Xhelili, kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj.Gjithashtu kurora me lule u vendosën edhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes.Dëshmori Agron Zaim Dragoj u lind në prill të vitit 1974 në fshatin Zhepovë të Përmetit. Studimet i mori në vendlindje, dhe në vitin 1995 emërohet nënoficer pranë bazës së flotës sonë detare.Në vitin kobzi të ''97-ës shkon në mbrojtjen e disa tregëtarëve të vegjël atje në vendlindjen e tij. Keqbërsit zënë pusi në rrugën që të çonte drejt Këlcyrës.Kështu keqbërësit e asaj zone, dhe një dorë kriminale vrasin babesisht djalin e Zhepovës, Agron Zaim Dragoj.

Komisioni Qëndror për statusin e Dëshmorëve të Atdheut pranë Ministrisë së Mbrojtjes me vendim Nr. 572 datë 07.03. 2012 nderon Agron Zaim Dragoj me titullin e lartë Dëshmor i Atdheut.

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!




(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora