| E diele, 26.07.2015, 02:05 PM |
INTERVISTË ME PUBLICISTIN DHE GAZETARIN FLORIM ZEQA
Forcën dhe inspirimin e gjej tek populli im i mrekullueshëm…!
EKSKLUZIVE NGA BEQIR M. CIKAQI
Dikur egzistonte grupi muzikor “Na bashkoi kënga popullore” (nuk kam njohuri a egziston akoma!?), një emër shumë karakteristik, që koicidin me bashkëbiseduesin e kësaj interviste por jo me këngën! Mua me zotin Florim Zeqa na njohu e bashkoi aktiviteti, gazetaria, publicitika, mësuesia,…
Me
aktivitetin, u njohëm për herë të parë në takimin e organizuar nga Ministria e
Diasporës me bashkëatdhetarët rreth
Draft Strategjisë për Diasporën mbajtur në
Me gazetari e publicitikë u ndeshëm në faqet e gazetave, portaleve informative, për mes komenteve, reportazheve, shkrimeve gazetareske, etj.
Dhe së fundit me mësuesin, na lidhi rasti i iniciativës për hapjen e një paralele të Shkollës Shqipe në Quinto në kuadër të Shkollës Shqipe të Trevisos, ku pata rastin të njihem më gjerësisht për jetën, veprimtarinë dhe kontributin e tij në aktivitete, publicistikë,… dhe si ish mësimdhënës në atdhe. Andaj, nuk e humba rastin të kërkoj një intervistë nga zoti Florim Zeqa, i cili pranoi me kënaqësi.
U lind me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehtaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
Me 11 mars 1982, në përvjetorin e demostratave të vitit 1981, arrestohet nga forcat policore serbe në Mitrovicë. Në vitin 1990 fillon aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në kohën kur regjimi pushtues serb sulmoi arsimin shqip, si dhe duke larguar nxënësit shqiptarë nga objektet shkollore, Florim Zeqa emërohet kryetar i Komisionit “Ndihmë me kuadro” për arsimin shqip në komunën e Klinës. Poashtu, ishte një ndër organizatorët e protestave 1989/90. Bashkërezistues në mosndryshimin e emrave të sh. fill. “A. Bejta”, të shk. së mesme “L. Gurakuqi”. Ishte anëtar i strukturave rezistuese, kundër pushtuesit, në nivel të BL Grabanicë. Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë…
Edhe në emigrim, Florim Zeqa vazhdon veprimtarinë atdhetare në organizimin e mergatës shqiptare në Itali duke u vënë në ballë të shumë nismave e aksioneve humanitare për Kosovë, si:
- Iniciator i peticionit kunder ish- ministrit të punëve të jashtme të Italisë, në prill të vitit 1998,
- Iniciator i parë në ndihmë të fondeve të luftës,
-
Propozues i parë për kryetar të fondit Vendlindja Thërret, për regjionin e
- Pjesëmarrës i shumë aksioneve humanitare në ndihmë të popullatës së Kosovës gjatë luftës në Kosovë,
- Donator aktiv edhe i fondit të Qeverisë së Republikës të Kosovës, të udhëhequr nga Bukoshi, që nga 3 përqindëshi e deri tek aksioni me nga 1000 DM.
Florim Zeqa ishte përfaqësues i të huajve në La Rete Interistiuzionale, në rajonin e tij ku banon, një organizatë që merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e nxënësve të huaj në shkollat italiane.
Pastaj, pjesëmarrës në shumë ekspozita multietnike, e, që Kosovën e ka përfaqësu me dinjitet të madh me vlerat e saja etnike.
-Ishte iniciator për krijimin e Lidhjës së Shqiptarëve të Kosovës, që kishte për qëllim unifikimin e të gjithë shqiptarëve jo vetëm në provincën e Trevisos, por edhe në nivel regjional e më gjërë.
-Iniciativa e fundit është themelimi i paraleles së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Quinto (TV).
- Nga profili juaj shifet se keni pasur një aktivitet dhe kontribut të madh në Kosovë, derisa u detyruat të largoheni. Pse zgjodhët shtetin Italian, kur shumë aktivistë të asaj kohe kërkonin strehim në Zvicër e Gjermani…?
Florim
Zeqa: Ashtu sikurse largimi nga vendlindja që është zgjidhja e fundit, edhe
Italia mbeti zgjidhja e fundit për mua. Pas një qendrimi gjashtë mujor në
- Kur dhe cila është arsyeja që ju u detyruat të largoheni nga Kosova?
Florim Zeqa: Me 23 shkurt të vitit 1993, fshati im i lindjes (Bokshiq) sulmohet nga forca të shumta policore serbe, ku detyrohem të kaloj në arrati. Me 7 mars po të njëjtit vit, arrestohem në fshatin Vitomiricë të Pejës. Pas një rrahje brutale deri në alivanosje, forcat policore serbe më hudhin në një kanal, ku gjindem dhe ndihmohem nga një kalimtar rasti. Pas përndjekjeve sistematike më kufizohet dukshëm aktiviteti i veprimit. Andaj, në qershor të vitit 1995 detyrohem të largohem nga Kosova. Fillimisht në Slloveni, për të kaluar pastaj në Itali, ku jetoj e punoj edhe sot e kësaj dite.
- Këtu në Itali, si e gjete mërgaten shqiptare, veçënarisht atë kosovare të organizuar ?
Florim
Zeqa: Mërgatën shqiptare këtu në Itali e gjeta numërikisht shumë më të vogël se
tani, por dukshëm më të bashkuar rrethë idealeve kombëtare. Pas marrjes së
lejeqëndrimit në Itali, menjëherë u interesova për organizimin e mërgatës. Nga
bashkatdhetarët mora informacionet për ekzistencën e shoqatës “Besa” në
- Përveç angazhimit vullnetar si individ, ke pasur edhe ndonjë përgjegjësi të caktuar para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës?
Florim
Zeqa: Mbase për veprimtarët e viteve të ’90-ta, aspekti humanitar është prezent
edhe në ditët e sotme, objektiv i yni ka qenë dhe ka mbetë dhënja gjithëçka nga
vetja e jonë për të mirën e shtetit dhe shoqërisë pa dallime ideologjike,
fetare apo rajonale. Sa u përket angazhimeve konkrete, në fillim të viteve të
’90-ta kam qenë i kyqyr në levizjen paqësore për çlirimin e Kosovës (LDK), për
disa vite kam qenë nënkryetar i degës së FR të LDK në Klinë, ku kam udhëhequr
edhe komisionin për informim, kam qenë përfaqësues në bashkësinë e degëve të FR
të LDK-së (Klinë, Gllogovc, Skenderaj dhe Malishevë). Gjatë përiudhës së luftës
kam qenë i kyqur në kryesinë e shoqatës “Besa” në
- Meqenëse këtu ku jetonë e vepron (në Itali) nuk ka degë të partive politike, sikurse ne shtetet tjera perëndimore, cili është mendimi juaj për shoqatat ekzistuese ?
Florim
Zeqa:
Nisur nga
përvoja e organizimit dhe pjesmarrjes në aktivitetet e shumë shoqatave në
Rajonin e
- Në Kosovë, pas sa vitesh je kthyer dhe çka kishte ndryshime që kur ishe i detyruar të largohesh?
Florim Zeqa: Nga Kosova jam larguar në Qershor të vitit 1995, në përfundim të vitit shkollor 1994/95,…ndarja nga nxënësit ishte tepër emocionale, me sy të përlotur u përshëndetëm mes vete, për t’u kthyer për herë të parë në fund të vitit 1997, në prag të fillimit të luftës,… poashtu ndarja akoma më emocionale me familjen, miqtë dhe shokët, me disa prej të cilëve nuk u takuam më kurrë (ranë dëshmorë në luftën e fundit). Pa dyshim se kthimi më i lumtur në vendlindje ishte në korrikun e vitit 1999, pas përfundimit të luftës. Natën më të hareshme, gjumin më të ëmbël të jetës time e përjetova nën Tendën pranë gërmadhave të shtëpisë, nën shoqërimin e minjëve e shijova aromën e lirisë së vendit tim.
E vetmja gjë që do të dëshiroja ta ktheja prap në jetën time, eshtë kënaqësia e asaj nate në oborrin e shtëpisë time !
- Që kur ke fillu të merresh me shkrime e publicistikë?
Florim Zeqa: Fillimisht me shkrime kam filluar në mënyrë periodike viteve të ’90-ta, në gazetën “Bashkimi” të drejtuar nga i madhi Ukshin Hoti, pastaj në gazetën për fëmijë “Zogu i mëngjesit” drejtuar nga i ndjeri Sadri Kelmendi.
Ndërsa me
shkrime të rregullta gazetareske dhe publicistike kam filluar në vitin 2010,
fillimisht kam debutuar në gazetën “Bota sot” me 22.07.2010 me shkrimin “
- Në publikimet e tuaja, vërehet se je kritikues i ashpër i dukurive negative në institucionet qeveritare në Republikën e Kosovës, por edhe në partitë politike të Kosovës...?
Florim Zeqa: Eshtë tepër e vështirë të mbetësh indiferend ndaj dukurive negative. Siq e ceka edhe më sipër shkrimi i para pesë viteve akoma korispondon me aktualitetin politik në vendin tonë. Qeverisja e vendit është produkt i partive politike dhe anasjelltas. Liderët e partive politike pas lufte e kanë humbur logjikën e veprimit; në vend të përkushtimit ndaj problemeve të qytetarëve më shumë janë marrë pasurimin e tyre në kurriz të popullatës duke e trajtuar shtetin si plaçkë lufte, qytetarët si skllëvër të tyre.
- Ku e gjen gjithë atë kurajo me forcë e energji që të “përballesh”, duke i venë në “spikam” dukuritë e tilla me individë të caktuar…?!
Florim Zeqa: Një pyetje të ngjajshme e kam pasur edhe më parë. Forcën dhe inspirimin e gjej tek populli im i mrekullueshëm, tek vendi im i pasur me resurse natyrore, tërheqës me të gjitha bukuritë natyrore, nga dashuria në traditën dhe zakonet e lashta iliro-dardane.
Normal se përballja me individ të caktua nuk është aspak e lehtë, madje nganjëherë edhe sfiduese. Mirëpo pavarësisht kësaj, i qëndroj besnik bindjes time; “Ja vlenë të rrezikosh për të vërtetën” !
- Cili është idoli, nëse mund të shprehem politik a kombëtar shqiptar për Ju?
Florim Zeqa: Idol i kam të gjithë heronjët dhe dëshmorët e kombit, veprimtarët e të gjitha përiudhave historike që sakrifikuan dhe dhanë gjithë çka patën për atdheun e tyre. Sa i përket idolit politik, është i pakrahasueshmi i epokës sonë, presidenti historik Ibrahim Rugova, i cil me urtësinë dhe vizionin e tij arriti të bëjë për vete aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake në botë, SHBA-të (NATO-në), determinuese të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.
- Pas dy materialeve të publikuar
për aktivitetin e Shkollës Shqipe në
Florim
Zeqa:
Kur jemi
në ketë segment nuk bën pa përmendur as bashkëpunimin me gazetat italiane siç
janë; L’AZIONE, Quotidiano Italia dhe Internationalpost në të cilën jam edhe
pjesë përbërëse e redaksisë (Regione
- Planet tuaja, nëse nuk janë sekrete para se të realizohen?!
Florim Zeqa: Edhe sa u përket planeve nuk kam asgjë sekrete. Përveq vazhdimit tutje me shkrime gazetareske dhe publicistike, radhën e ka libri. Edhe pse i kam dy libra të shkruar (jo të printuar) autobiografik; një nga aktivitetet politike në vendlindje dhe tjetrin nga aktivitetet në mërgatë, e konsideroj të arsyeshme t’i lë për më vonë. Në plan e kam nxjerrjen e librit të parë me përmbledhje të shkrimeve të botuara në gazetën “Bota sot”, për të vazhduar me përmbledhje të shkrimeve të botuara në gazetën “Bota press” dhe me pas edhe të botimeve në gazetat tjera nacionale.
- Duke të uruar shëndet në radhë të parë, mandej edhe suksese në krijimtarin dhe publicistikën tuaj, të falenderohemi në emër të lexuesve për këtë bisedë, ku do të jetë ekskluzive për ZEMRA SHQIPTARE. Jam i sigurtë se ka mbetur edhe shumë çka pa u thënë për veprimtarinë dhe krijimtarinë tuaj, shpresoj se në një intervistë-bisedë tjetër. Faleminderit!
Florim Zeqa: Përveç se kënaqësi, bashkëbisedimi me ju zoti Cikaqi, ishte nderë dhe privilegj, të shpalosi për herë të parë për lexuesit tuaj një pjese të jetës dhe aktivitetit tim krijues dhe politik. Parashtrimi i pyetjeve e dëshmon nivelin tuaj të lartë profesional dhe intelektual. Respekt!