| E shtune, 25.07.2015, 12:29 PM |
Fehmi Kelmendi
Jetë sfidash
Njeri i rëndomt si gjithë të tjerët. I kohës përkatëse. Me bindjen të pavarur. Nuk pranonte asnjë imponim prej askujt. Ishte besimtar, por feja qëndronte pas kombit. Bënte një jetë mesatare. Merrej me poezi. Sa herë që sëmuhej me këngë shërohej. Zërat miklues ia qetësonin shpirtin e trazuar. Mendimet e mundonin. Ndjenjat i gëlonin. Dhimbjet e plagëve të hapura e lodhnin tej mase. Si mëshirë ngushlluese e shoqëronte shpresa. Prej saj kurrë nuk ndahej. Këshillat e njerëzve miopë i refuzonte. Imagjinonte për fatin e hidhur ose të ëmbël të së ardhmes. Përpiqej të zbulonte ëndërrat e tretura të shekujve të kaluar. Angazhohej maksimalisht duke i përkushtuar kujdes të veçantë përshkrimit real të ngjarjeve historike. Sukseset nuk i mungonin. Megjithatë, haste në vështërsira të teorive të ndryshme shkencore. Krahasonte momentet mes vdekjes dhe ringjalljes. Ky fenomen i dukej absurd e paradoks. Kot zhytej thellë në kujtime. Shpesh pendohej. Sipas deklarimit të tij morali dhe ndërgjegja i kacafyten. Optimizmi me pesimizmin i konfrontohen. Vallë si mund të kërkohet kurreshtja ? Përballë të sharllatanëve që tentojnë të shkatërrojnë identitetin e kombit të tyre qëndrojnë patriotët me vlera të larta ideomorale, thoshte. Thesari i atdhetarëve margaritarë habit opinionin e gjeneratave bashkohore. Papritur e pakujtuar tradhtarët futen në varret e ferrit . Kjo mënyrë e të shprehurit ndoshta tingëllon keq por këte ata pa dyshim e meritojnë. Sepse, sikur të mos përgjigjeshin për veprimtarinë e tyre antikombëtare do të dëmtonin edhe mëtej çështjen , i njejti shtonte. Ngjarjet kalonin shpesh ndër shekuj. Agresorët e tërbuar merrnin turr për të pushtuar vendet e huaja dhe për t`ì nënshtruar popullatat e robëruara. Por asnjë popull nuk pranonte të përqafonte robërinë. Ky është principi parimor primar historik. Sa e sa shkatërrime kanë ndodhur në toka të ndryshme. Megjithatë asnjë brez nuk u përkul para armikut. Kur të rinjve u vjen shpirti gjer te hunda mëzo më keq për pushtuesin. Zemrimi i tyre nuk i linte të qetë dot të ardhurit nga larg. U lumtë trimave të kohës. Befasitë priten. Hakmarrjet pasonin. Sidoqoftë, pavarësisht nga kostoja, lufta për liri e pavarësi nuk pushon dot deri në fitohen e plotë . Qëndresa vazhdon sepse liria nuk matet me asgjë. Urrejtja ndaj pushtuesit sa vjen gjithnjë e më shumë shtohet. Kjo është e vërtetë. Ky është ligj natyror. Aty ku nuk shkon fjala vendos arma. Nuk duhet gëzuar jetës së plagosur ku drejtësia është varrosur. Trimave qeni s`mund të ua merrë shkopin nga dora. Kur të lëshohet zëri i kushtrimit fillon të vie erë baruti. Atëbotë patriotët e devotshëm ngarendin turr e vrap.