E premte, 29.03.2024, 07:14 AM (GMT)

Kulturë

Arbër Shabanaj: Prezentim i librit tim

E shtune, 25.07.2015, 11:22 AM


Prezentim i librit tim të botuar: Exposé

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj, ju prezentoj librin tim të botuar. Në fushë të letrave është ndër veprat e para të mia, por jo vepër e jetës sime. Se një tjetër vepër, si një ndër komandantët e një njësie të UÇK-së në Kosovë, unë me shokë e kam shkruar gjatë luftës për liri.

Romanin e kam titulluar „Me Mua“. Pra, është ky një ditar i atyre ditëve të zjarrta kur rinia kosovare - e jo vetëm ajo - hodhi pushkën në sup e dha edhe jetën që të zbohej nga vatrat uzurpatori shekullor serb dhe liria të përflakte çdo zemër shqiptare.

Siç edhe do ta lexoni, vepra ka shumë jetë, shumë dashuri, e mbi të gjitha, shumë vërtetësi. Detyra ndaj Kosovës së robëruar, me sakrificën sublime e heroizmin, janë të shkrira organikisht e bëjnë apel sidomos për brezat që do të vijnë që kurrë, në jetë të jetës, të mos harrojnë kalvarin shekullor të Kosovës për të mbrritur tek liria e pavarësia.

Si dëshmitar e protagonist i atyre ditëve të zjarrta, unë, si autor, nuk lë të zbuluar asnjë problem. Edhe pse mbajta në beteja flamurin e UÇK-së, edhe pse isha komandant i një njësie luftarake që ka shkruar me gjakun e dëshmorëve historikun e saj të lavdishëm, unë kam kurajon të ngrisë zërin e të themë disa gjëra për komandën eprore, se si disa punë e veprime duhej e mund të ishin bërë më mirë.

Gjethsesi, unë si komandant i ri në moshë, por jo në mendime, jamë krenar për çfarë kam bërë unë me shokët e mi. Këtë, përmes faqeve të librit, lexuesi e ndjen - siç ndjen edhe modestinë - se çdo kush që kishte në deje gjak shqiptari, këtë sakrificë ia kishte borxh Atdheut dhe Kosovës.

Ngadalë po mbushen dy dekada, qëkurë Kosova është „e lirë“, edhe pranverat e para kjo tanimë i celebron  si „e pavarur“. Në varret e të rënëve ka veç lule të freskëta. Kështu do të ketë çdo stinë të vitit. Janë këto lulet e shpirtit të Kosovës, që për të rënët nuk do të vyshken kurrë.

Të gjitha këto unë si autor i kam thënë e mendoj se kjo nuk është pak.

Librin tim e karakterizon puna e ime profesionale në sferën e literaturës dhe këtë e shoqëron  një gjuhë e kulluar Shqipe. Duke ditur se historiati i kombit tonë, shumë të çmueshëm Shqiptar, tanimë nuk trashëgohet vetëm gojarisht, por fatlumësisht ky transferohet edhe me shkrim, kështu në romanin tim janë të interpretuara në formën më të drejtë të vërtetat e pathëna, të cilat kanë ngelur në pluhurin e harresës. Por jamë i bindur se ky kapitull historik kaq kapital, i emërtuar si panteon i një kombi, nuk lejohet kurrë të tretet në pluhurat e harresës. Sepse vetëm kështu mundemi njëher dhe përgjithmonë të mësojmë nga gabimet.

Libri përbën një kontribut jo të papërfillshëm për historikun e Luftës Çlirimtare të UÇK-së e të Kosovës martire dhe, si i tillë, ky do të çmohet nga lexuesit që do ta marrin në duar.

Me nderime dhe respekt

Autori: Arber Shabanaj

2015, Mars 14



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora