E marte, 23.04.2024, 07:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Njeriu që përjeton çdo ditë nostalgjinë

E enjte, 23.07.2015, 07:00 PM


Njeriu që përjeton çdo ditë nostalgjinë dhe ardhmërinë

(Duke përvijuar një portret libror në librin “Nostalgji dhe ardhmëri” për mikun dhe albanologun e shquar Sadulla Zendeli (Daja)

Nga Namik Selmani

Besoj se titulli i një libri “Nostalgji dhe ardhmëri” është një kurorë shkronjore që i shkon saktësisht emocionalisht  vetë jetës dhe veprës së rilindasit shqiptar të kohëve moderne të kombit tonë dhe mikut tim shpirtëror që ende kërkon në këto kohë disa shtigje të pashkelura ( përherë ka shtigje të tillë për të mençurisht, kulturëdashësit e patriotët e vërtetë) për këtë vend që, për fat të keq ende përcjell për në botën moderne me autobuzë, me avionë apo në portëkalimin e doganave  djemtë për larg. Vërtet nuk kanë pamjen tipike të refugjatëve  të dikurshëm të leckosur, me një trastë të vjetër në krahë duke u ndarë në Lëndinën e Lotëve  duke lënë pas çarçafët e pazhubrosur, kujtimet fotografitë e fëmijërisë lodrat e ndyshkura. Edhe Sadulla Zendeli atje në Suedinë e largët ka këtë status ndaj në shkrimet e tij ka shumë  mall. Ai është mbi 80 vjeç. Të paktën këtë ia tregon pasaparta në gjuhën suedeze .

Këtij kombi për shumë vite i ka kushtuar një jetë tjetër duke e bërë gjuhën suedeze pas asaj shqip një pronë bisedore, shpirtërore për atë bashkëpunim të bashkëkombasve të tij që jetojnë e do të jetojnë në këtë tokë, në këtë vend vërtet të bekuar. E në këtë moshë secili porej atyre, prej nesh, që e ka në supe këtë pasaportë, ka të drejtën e së drejtës që tëkthejë kokën pas. Ka të drejtën që të këshillojë e  t;i dëgjohet fjala kudo ku ai e thotë në bisedë e në libër. Pse jo, dhe të përlotet paksa për trishtimet që bien në Pemën e Jetës si gjethet e vjeshtës  që ashtu, të zverdhura bien një ditë, një natë, një agim a një muzg, nga dega  në tokë. Ka të drejtë që të flasë e të tregojë fitoret e arrritura me djersë e ndershmëri. Kurora shkronjore e fjalëve për Dajën nuk vyshket kurrë. Nuk i ngjan asaj kurore me lule nga më të freskëtat që mund të ketë në duar, që mund t;i blesh në shitoren më të shtrenjtë, që mund t;i mbledhësh më një letër të tejdukshme, që mund t’i shoqërosh me buzëqeshjet më të çiltra.

Jo vetëm pak minuta më vonë, disa ditë më vonë ato thahen trishtueshëm, vyshken e një ditë ditë gjejmë vendin ku do t’i hedhim. Joo, kurora shkronjore për njerëz të mitë të jashtëzakonshëm në motivet e jetës që ata kanë kaluar e që do të jetojnë si është dhe miku ynë Daja, do të jetë përherë e freskët. Në këtë rrëfim që do ta shoqërojnë dhe disa krijime letrare dua që të kujtoj sot një detaj jetësor për vete e pëer mikun tonë. Mbase është një sekretet që mbahet thellë vetes apo një ditë vjen më tej në jetë, kur heshtim përgjithmonë. Librin e dytë në radhën e 35 librave të botuara deri tani,  ia kam kushtuar fëmijëve të mi djalit dhe vajzës që tashmë janë rritur  dhe kanë ambicje të reja për jetën. Në faqen e parë të librit që atëherë e titullova “Zërat e brigjeve të mia” shkrova saktësisht: “ Këtë libër ia kushtoj fëmijëv të mi” Kohët moderne që ngjajnë si dallgët që rrahin brigjet e largët si furrëtrët e botës që gjithmonë do  mbrujnë brumë e do të ndezin furrat për të bërë bukë.

Natyrisht nuk mund të profetizoja me veten se një ditë një libër ku në fletën e parë do të shkruaj një përkushtim të veçantë për një mik, me të cilin kam ngrënë pak bukë, kam folur pak por e ndiej se duhet folur më shumë për të.  Sot më duhet që të shpirtëzoj sërish frymën e brigjeve të mia çame të tokave të largëta me ca brigje ku miku i letrave shqipe e ndien veten po kaq shqiptar, po kaq evropian dhe ka ende ca borxhe , ka ca pengje për kulturën e kombit të tij, për Gostivarin e dashur, për Tetovën Kumanovën, për Shkuoin Prishtinën, Tiranën ku ka botuar shuë libra të tij, për Bukureshtin ku ka patur shumë intelektualë shqiptarë dhe ku miku i tij Baki Ymeri  ia ka qëndisur fort mirë shumë botime.

Ooo, po ç’kuptim do të kishte jeta e një njeriu pa ARDHMËRINË? Ndaj kjo fjalë është vënë në pjesën e parë të ballinës. Mbase simbolika e Plakut të Mollëve e marrë nga folklori i pasur shqiptar, do t;i shkonte për shtat një libri kushtuar Dajës.  Gjithsesi ai punon, si më i riu ndër të rinjtë. Si më i moshuar ndër më të moshuarit. Pa harruar që në çdo ceremoni ai të marrë kostumin më të bukur, si një zotëri fisnik evropian dhe të marrë flamurin e kombit të tij.

Të më ndiejë miku im i mirë për fjalën e pathënë në këtë libër. Unë nuk jam biografi i tij edhe ose e njoh atë jetë shumë mirë në çdo hap që i ka frymuar në këto 80 vjet. Shumë miq të tij e kanë bërë fort mirë këtë gjë. Gostivari ka bërë detyrën që në përvjetorin e  80-të tij i ka dhënë titullin e nderit “ Qytetar Nderi i Gostivarit” Unë dua që të jap në këtë libër modest shpiritin e tij të madh, njerëzor, atdhetar. Unë dua që t;i tregoj miqve të mi dhe vetë evropianëve që e njohin dhe nuk e njohin atë, se Evroa duhet që të ulet në gjunjë e  t’ua puthë duart  shumë çiltërsisht një njeriu të tillë.  Rrofsh sa fjala e mençur, Sadullah Zendeli (Daja)! (Tiranë, 19 korrik 2015)

 

LULET E GOSTIVARIT

 

M’i mbushni pëllëmbët e duart me lule Gostivari

E mbytmëni në aromë lulnaje si në një det hyjnor

Më përcillni me këngët që këndohen në çuka Sharri

E bëhuni me mua qëndrestarë flake që gjoksit na flakon

 

Në Fushë të Pollogut ta ngrejmë bashkë Anijen e Fjalës

Mbulomëni me lule livadhi ku buron vetëm dritë

Ani se s’ka fare detarësh ku flitet shqip, shqip dhe vetëm shqip.

Ku të gjithë janë kapedanë trima mes valës dhe  dallgës.

 

Futmëni në sinorët e gjakosur të gjuhës së nënës

Askund e askurrë nuk mund të gjej si këtu engjëj

Më flatroni si kreshniku nën rrezet e hënës

E mos më thoni kurrë se do të jem në ëndërr!

 

Me këngë e lule do të ndalem te pllakat e varrit

Me lahutën e gjyshit do rizgjoj oxhakun dhe zjarrin

Ooo, më jepni ca lule erëkëndshme Gostivari

E më terratisni trishtimin e natës që kërkojnë të ma japin!

 

Namik Selmani



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora