E enjte, 25.04.2024, 10:12 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Përmallim i heshtur

E enjte, 23.07.2015, 06:40 PM


Tahir Bezhani

 

PËRMALLIM I HESHTUR

 

Kaluan vite pa të parë

Heshtja jote e gjatë më kallë

  vret  fort  fjala e pa thënë

Shumë vuajtje pata

Nuk dita me këndë t’i ndajë

Ti  godet  plagën që dhemb

Kam dëgjuar se ke ikur

Larg,shumë larg!

Ku nuk të shikon syri

Nuk të prekë  dora

As   puthja   nuk  fërkohet

Rreshkës  së djegur malli

Kurrë më!

 

E ke gabim,

Unë të shoh,të ndiej

Të prekë  si gjithnjë,

Ëndërrave të djegura

Pshërtimë  shpirti

E ti,

Ku e mëshefe  kujtimin,

Ku e nëpërkëmbe  premtimin,

Nën epshet e zjarrta

Ti e din çfarë më ke thënë!...

Sa herë  pa frymë më ke lënë

Fjalët tua më sillën vërdallë:

“Mos dashuro  pa ndjenjë

Pa ndier zjarrë në shpirt

Pa ndier trupi dridhje,

Zemra pa çarë,e

Shpirti pa rënkue”-

E dine?...

 

Do ndahemi si    prralla

Baladë ishte dashuria jonë

Por,kot ke ikur aq larg

Do të takohemi rrugëve  dikund

Ditën e fundit të jetës

Arkivolin do e ndal

Para varrimit,ne sytë e  botës

Do të puthë fort,të shtërngoj

Deri në  pikën e fundit të lotimit

Pastaj rri e qetë përgjithëmonë

Kaltërsisë  ëngjëllore

 

Nuk ka ndarje

Pa  lamtumirën

Zjarr ke lënë

Prushnajë  mbeta

E pastaj hi …



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora