| E enjte, 23.07.2015, 06:40 PM |
Tahir Bezhani
PËRMALLIM I HESHTUR
Kaluan vite pa të parë
Heshtja jote e gjatë më kallë
Më vret
Shumë vuajtje pata
Nuk dita me këndë t’i ndajë
Ti godet plagën që dhemb
Kam dëgjuar se ke ikur
Larg,shumë larg!
Ku nuk të shikon syri
Nuk të prekë dora
As puthja nuk fërkohet
Rreshkës së djegur malli
Kurrë më!
E ke gabim,
Unë të shoh,të ndiej
Të prekë si gjithnjë,
Ëndërrave të djegura
Pshërtimë shpirti
E ti,
Ku e mëshefe kujtimin,
Ku e nëpërkëmbe premtimin,
Nën epshet e zjarrta
Ti e din çfarë më ke thënë!...
Sa herë pa frymë më ke lënë
Fjalët tua më sillën vërdallë:
“Mos dashuro pa ndjenjë
Pa ndier zjarrë në shpirt
Pa ndier trupi dridhje,
Zemra pa çarë,e
Shpirti pa rënkue”-
E dine?...
Do ndahemi si në prralla
Baladë ishte dashuria jonë
Por,kot ke ikur aq larg
Do të takohemi rrugëve dikund
Ditën e fundit të jetës
Arkivolin do e ndal
Do të puthë fort,të shtërngoj
Deri në pikën e fundit të lotimit
Pastaj rri e qetë përgjithëmonë
Kaltërsisë ëngjëllore
Nuk ka ndarje
Pa lamtumirën
Zjarr ke lënë
Prushnajë mbeta
E pastaj hi …