E enjte, 28.03.2024, 11:04 AM (GMT)

Kulturë

Agim Gashi: Tre vjet pa Ali Podrimjen

E enjte, 23.07.2015, 07:17 PM


TRE VJET PA ALI PODRIMJEN 1942-2012

 

AGIM GASHI

 

KËNGË PËR ALI PODRIMJEN

 

Moj sharki, pse rri e zgjueme,

E s‘e merr ti nji sy gjumë?

Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,

Pa e krye nji t’madhe punë.

 

Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,

Telat mirë me m’i shtrëngue,

Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,

Nji kangë vaji me ia këndue.

 

Ah, sharki, ma e madhja mike,

Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,

A përnjimend Ali Podrimja,

Atje n´Francë ka ndrrue jetë?

 

Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,

Por ka shkue në tjetër dhe,

I kish çue haber Lumi,

Me u takue të dy atje.

 

Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,

Por la emnin e vepra plot,

Toka e Arbnit e kombi i tij,

Do t’i nderojnë për jetë e mot.

 

Ah, sharki, qofsh e bekueme,

Qajmë e këndojmë sot që të dy,

Për poetin e madh të kombit,

Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!

 

27.07.2012

Düren


LAMENT PER ALI PODRIMJEN

I dashur vëlla Ali!

I dashur Poeti i Kombit!

Po t’i shkruaj këto rrjeshta në Parkun e Rurit, në Düren. Ti e di se kur mbushem me mallin e atdheut dhe nënës sime, unë ia msy parkut ku shfryhem duke folë me Lumin Rur.

Sa here të kemi përmend edhe Ty, nuk mundem t’i numuroj.

Edhe Ruri sot është i shqetësuar, buçet nga valët dhe më duket se tërë rrjedhën e ka shndërruar në lot. Unë dhe Ruri nuk e kemi të lehtë të kontrollojmë dhimbjen, këtë dhimbje që solli largimi yt prej nesh, këtë dhimbje që ndiejmë, kur kufoma jote akoma nuk është shtrirë të pushojë në tokën e Arbërit, në atë tokë, për të cilën u shkrumove për së gjalli mbi shtatë dekada.

Këtu në brigjet e Rurit të shqetësuar, unë miku yt derdh lot, ndërsa mijëra kujtime më vërtiten në kokë.

Sa vjet kishim pa u takuar? Shumë! Që nga koha e pajtimit të gjaqeve. Jemi takuar në atë kohë me bindjen se edhe kështu ndihmonim atdheun dhe popullin e robëruar. Më kujtohen fjalët e tua: Pajtimi është gjëja më sublime e njeriut!

Fatkeqësisht unë u detyrova të ndahem nga atdheu, nga nëna, nga më të dashurit…

U ndava edhe nga Ti, i dashur Ali, por me shpresat se do të shifemi prap.

Kurbetin e shijoje edhe ti shpesh. Ishe si zogu në fluturim të hapësirave. E dije se në Evropë ke shumë miq.

Dhe një ditë, me një çantë të mbushur plot, me vargje me aromë atdheu, ia mbërrine Ti.

Erdhe aty ku isha unë, në rrugën Ellener nr.25 të Arnoldsweilerit ku ishte shtëpia ime e azilantëve. U përqafuam fort, lotuam pak e unë në shpirtin tënd lexoja brengën se ku ishte katandisur miku yt.

Ty pastaj të ofruan hotele me yje, banesa luksoze, por ti nuk ike nga unë.

Aty në shtëpinë e azilantëve, në një dhomë të vogël ta solla një shtrat, një tavolinë dhe një makinë shkrimi. Aty u ndjeve si në shtëpinë tënde. Aty, në atë varfëti, ishte zemra e mikut, e pasur në dashuri e mikpritje, isha unë, miku yt! Sytë e tu e shprehnin këtë!

Shkruaje pa ndal. Shkruaje për çdo gjë që duhej shkruar dhe ua përcillnim gazetave të ndryshme. Jo rrallë në shkrimet e tua, më bëre personazh, mua, mikun tënd, mikun e mallit dhe të brengës së përbashkët për atdheun. Uleshim në dhomën “tënde”, bisedonim e nganjëherë edhe qanim. Ti qaje për Lumin e unë për Nelin. Vajin, brengën dhe kafshatën i ndamë sëbashku., si miq, si vëllezër, edhe më shumë!

Me muaj nga aty brodhëm qyteteve të Evropës plakë për ‘u takuar me shqiptarët tanë, për t’i mbajtur gjallë në atë kohë të rëndë e të turbullt. Ti me vargjet e tua, e unë me këngët e mia, mbushnim sallat me dëgjues.Nuk ishin të rralla çastet kur mbusheshin me lot, mbusheshim edhe ne. Rëndë ishte kur qanin qindra njerëz përnjëherë.

Më thoshe: Po e zgjojmë mendjen e fjetur, po vjen dita e shqiptarëve, pa marrë parasysh se ku ata frymojnë.

I dashur Ali!

Të kujtohet Brukseli, Boni, Viena, Kölni, Düseldorfi…?

Po Duisburgu të kujtohet? Atë natë ishim tre. Azem Shkreli që iku kaherë, Ti që ike tani dhe unë që do të vi pas jush. A e mban mend çfarë jehone pati ajo mbrëmje? Klubi nuk i zinte të gjithë. Ju dy poetët e mëdhenj lexonit nga një poezi, ndërsa unë ia thosha një kënge. Kështu deri në zbardhjen e mëngjesit kur ti the: „Kështu do të zbardhë së shpejti edhe Liria“! Azemi dhe unë ta pohuam këtë. Unë nuk mund t’i harroj kurrë ato orë!

Po Bonni a të kujtohet? Aty na e ndërprenë mbrëmjen, miku im. Ndjemë dhimbje për masën e shumtë që kishin ardhur për Ty e për mua. Ti u trondite nga kjo situatë, po nuk ishte në dorën tonë që ta ndryshonim. Më the mua e Selajdinit: „Ja si jemi ne shqiptarët. Del një karagjoz e prish çdo gjë“!

I dashur VLLA!

Unë kujtoj tani Farukun, Abedinin, Ilirin e shumë të tjerë që të nderonin, të donin e të respektonin! Kujtoj Veliun, që na ndihmoi me veturën e tij pa përtesë. I miri Veli, iku para teje.

Ti tani, miku im i shtrenjtë, je nisur për t’i takuar..... Veliun, Azemin, Rugovën, Abedinin....!

Çmallu me Lumin tënd, vëllai im! Ma tako dhe Nelin e dashur!...

I dashur Ali!

Të shoh të shtrirë në atë akivol francez e zemra më ngushtohet. Ti je shtrirë aty i heshtur e kurrë nuk do të flasësh më me njeri! Dhe nuk do ta dimë mendimin tënd të fundit, fjalën tënde të fundit, amanetin tënd të fundit.

Por dimë që të pat marrë malli për Lumin. Për këtë ti vdiqe në Francë. E dimë edhe pse vdiqe atje!

Aty pranë atij lumi të doli Lumi yt para e të tha:

-Babi, eja ikim. Nga këtu parajsën e kemi më afër! -

Lumi i dinte rrugët më të shkurtëra!

I dashur Vlla!

Desha të vij në varrimin tënd me gjithë sharkinë time. Planifikova që buzë varrit teënd të njomë të ta këndoj këngën për Ty. Por, më beso, o vlla i dashur, se nga ikja yte, më është zgjuar kanceri im í cili i ka shtue dhimbjet. Po do që sa më parë të ikim edhe ne: kanceri bashkë me mua.

Të qoftë i lehtë dheu amë!

I yti Agim Gashi!

24.07.2012-Pranë brigjeve të lumit RUR.


Ali Podrimja, 1942-2012

BIOGRAFIA

Lindi më 28 gusht 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, në Universitetin e Kosovës. Në vitin 1966 zë punë në gazetën e përditshme “Rilindja”, në rubrikën e kulturës. Më 1976, në Edicionin e Botimeve “Rilindja”, udhëheq bibliotekat: Poezia shqipe, Letërsia botërore dhe Letërsitë e ish-bashkësisë jugosllave. Është anëtar i LSHK dhe i PEN-it shqiptar.

Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i ASHAK, ndërsa në vitin 2000 zgjidhet anëtar i rregullt.

Me shkrime filloi të merret qysh si gjimnazist. Poezinë e parë Arabja e botoi në revistën “Jeta e re” nr. 4, 1957. Po kjo revistë në vitin 1961 botoi dhe librin e tij të parë Thirrje. Në përkthim të poetit Esat Mekuli u botua, me plotësime, edhe në gjuhën serbokroate (1968). Përmbledhja Thirrje në vitin 1971 u bë kartuç në Tiranë, për shkak të disa poezive “hermetike”. Ekzemplari i shpëtuar nga një poet tiranas, udhëtoi deri te autori hiç më pak se 20 vjet.

Pos poezive, Podrimja shkruan ese e tregime. Bashkëpunon me të gjitha revistat e fletushkat në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë atdheut. Është fitues i shpërblimeve të ndryshme letrare. Në vitin 1999, në Shtutgart të Gjermanisë, u nderua me çmimin e mirënjohur letrar Nikolas Linau. Librat e tij janë botuar, ribotuar dhe përkthyer në disa gjuhë. Është prezent në shumë manifestime ndërkombëtare.

Vdiq më 21.07.2012 në Lodève të Francës ku merrte pjesë në festivalin e poezisë Voix de la Méditerranée.

BIBLIOGRAFIA

Libra të botuar:

Thirrje, poezi, Jeta e Re, Prishtinë,1961 ;

- Naim Frashëri, Tiranë, 1972, zgjodhi Pandeli Koçi. Botimi i parë i këtij libri u bë karton.

Loja nën diell, tregime, Jeta e re, Prishtinë, 1967.

Dhimbë e bukur, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1967.

Sampo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1969;

- Flaka e Vëllazërimit, Shkup 1980.

Hija e tokës, Bota e Re, Prishtinë, 1971.

Torzo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1971;

- botimi i dytë, pasthënia Ibrahim Rugova, 1979.

Folja, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1973.

Credo, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1976.

Poezi, lektyrë shkollore, Prishtinë, 1978, 1985.

Drejtpeshimi, poezi e zgjedhur, parathënia Ibrahim Rugova, Rilindja, Prishtinë, 1981.

Lum-lumi, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1982,1986,1990;

- Toena, Tiranë, 2003, botimi i katërt dhe i pestë, parathënia dr. Bashkim Kuçuku ;

- Rozafa, Prishtinë, 2003 ;

- Libri Shkollor, Prishtinë, 2012.

Fundi i gëzuar, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Zari, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1990.

Në bisht të sorrës, poezi, Art-Pena, Prishtinë, 1994.

Buzëqeshja në kafaz, Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë, 1994.

- Dukagjini, Pejë, 1995.

Tkurrja e Atdheut, ese dhe të paharruarat, Konica 95, Tetovë, 1996;

- Toena, Tiranë, 2004.

Libri që nuk mbyllet, ese, Rilindja, Prishtinë, 1997.

Ishulli Albania, Rilindja, Prishtinë, 1998;

- poezi e zgjedhur, parathënia Visar Zhiti, Onufri, 2004 ;

- botimi plotësuar, AIKID, Prishtinë, 2006.

Burgu i hapur, Rilindja, Prishtinë, 1998.

Harakiri, ese, shënime nga esnafi dhe një miniroman, Rilindja, Prishtinë, 1999.

Dielli i zi, ese, Rilindja, Prishtinë, 2000.

Poema, Enti i Teksteve, Prishtinë, 1979, parathënia Hysni Hoxha.

Poezi, Naim Frashëri, Tiranë,1986, zgjodhën Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, parathënia D. Agolli.

Litari i ankthit, poezi e zgjedhur, parathënia Bashkim Kuçuku, Toena, Tiranë 2002.

Antologji personale, Ora, Tiranë, 2002.

Kush do ta vrasë ujkun, Alba-Ass, Tiranë, 2002. Zgjedhjen dhe parathënien akademik Ali Aliu.

Te guri i Prevezës, Parathënia Bashkim Kuçuku, Arbëria, Tiranë, 2003.

Letra nga të vdekurit, ese dhe persiatje, Toena, Tiranë 2004.

Pikë e zezë në blu, poezi, Onufri, 2005.

Sfidë harrimit, ese, parathënia Bashkim Kuçuku, Onufri, Tiranë, 2006.

Gjumi i tokës, poezi e zgjedhur, Ideart, Tiranë, 2007.

Fundi i mitit, tregime, parathënia Sadik Bejko, Onufri, 2007.

Libri mbi të qenit, poezi e zgjedhur, Brezi 9, Tetovë, 2008 ;

- PEN Qendra, Prishtinë, 2009, parathënia Fatos Arapi.

Libra të botuar në gjuhë të huaja:

Dozivi, Bagdala, Krushevac, 1968, zgjodhi dhe përktheu në serbokroatisht Esad Mekuli.

Lili i našata sloboda, Nova Makedonija, Shkup, 1968, përktheu në maqedonisht Video Podgorec.

U bogu su nazreli zmiju, Nolit, Beograd, 1972, zgjodhi dhe përktheu serbokroatisht Vehap Shita.

Suzenj pesmi, Lipa, Kopar, 1976, zgjodhi dhe përktheu sllovenisht Ciril Zlobec.

Sonot što produlžuva, Misla, Shkup, 1978, përkthyen maqedonisht Gane Todorovski, Adem Gajtani.

Zatim belo, Matica srpska, Novi Sad, 1978, përkthyen në serbokroatisht Esad Mekuli, Rexhep Ismajli.

Ravnoteža, Gradina, Nish, përktheu në serbokroatisht Mirko Gashi.

Pesmi, (me Enver Gjerqekun, Azem Shkrelin, Rrahman Dedajn) Mladinska knjiga, Lubjanë, 1980, përktheu në sllovenisht Ciril Zlobec.

Poesie per Lumi, La sfinge, Napoli, 1984, zgjodhi dhe përktheu në italisht Giacomo Scotti.

Gene bir basina, Yalçin yayinlari, Stamboll, 1985, përktheu në turqisht Hasan Merxhan.

Den Wolf satteln, Straelener, 1986, zgjodhi dhe përktheu në gjermanisht Hans Joachim Lanksch.

Baladi Kosova, Tekyn, Stamboll, 1986, përktheu në turqisht Nexhati Zekeria.

Živjeti, Vesilin Masleša, Sarajevë, 1987, përkthyen në serbokroatisht Hasan Mekuli, Shkëlzen Maliqi.

Nyngtalan Ko, Forum, Novi Sad, 1988; zgjodhën dhe përkthyen në hungarisht: Acs Karoly dhe Feher Ferenc.

Icb sattle das Ross den Tod, Klagenfurt/ Salzburg, 1991, zgjodhi dhe përktheu në gjermanisht Hans-Joachim Lanksch.

Zyc, Orfeu, Varshavë, 1993, zgjodhi e përktheu polonisht Mazllum Saneja, pasthënia Dorota Horodyska.

Das Lächeln im Käfig / Buzëqeshja në kafaz, Klagenfurt/ Salzburg, 1993, përktheu në gjermanisht Hans-Joachim Lanksch u ribotua në vitin 2004.

Wandern mit dem Wolf, Weiser Verlag, Klagenfurt-Salzburg, 1992, zgjodhi dhe përktheu në gjermanisht Hans Joachim Lanksch.

Poeti Europei, Centro Italiano Arte e Cultura, CIAC- Roma, 1998.

Who whill slay the wolf, selected Poetry by Ali Podrimja, Gjonlekaj Publishing, Nju Jork, 2000; zgjedhi, përktheu në anglisht dhe shkroi parathënien, Robert Elsie.

Défaut de verbe, Edition bilingue, Cheyne, Le Chambon-sur-Lignon, 2000, përktheu në frëngjisht dhe shkroi parathënien Aleksander Zoto.

Skradziony p?omie?, Pogranicze, Seyni, 2007, wybó?ad z jezyka alba?skego i poslowie Mazllum Saneja, opracovanie i wspó?praca Ewa ?meta?ska.

Deserto invasivo, poesie, a cura di Bl ;erina Suta, De Angelis Editore, Avelino, 2007.

Cartea ce mu se inchide, Anthologie de autor, Librarium Haemus, Bukuresht, 2007, antologare, traducere ?i aparat critic de Kopi Kyçyku cu o prefat? de Ardian-Christian Kuciuk.

Flaka e vjedhur/La flamme volée, L’Arbre à paroles / Residences, 2010, traduction Vasil Çapeqi, adaptation Francis Chenot.

O ??i?meno? xapt?? (Harta e grisur),Eolika grammata, 2011, përktheu në greqisht Iliaz Bobaj,.

Panorama dhe antologji në gjuhë të tjera:

Vertikale (me Augustin Stipçeviqin), Matica Hrvatska, Split, 1970.

Duboko je korijenje (me Augustin Stipçeviqin), Matica Hrvatska, Split, 1970.

Le parole rinato – Fjalë të rilindura – ( me Giacomo Scottin), Rilindja, 1970.

Kiša u jednoj legendi, Prosveta, Beograd, 1973.

Bez glagola, August Cesarec, Zagreb 1978.

Poezia acontemporano di Yugoslavia, Libertates, Pançevë 1978.

Poeti albanesi in Jugoslavia, La Battana, Rijeka 1978.

Dega e pikëlluar (me Sabri Hamitin), Rilindja, 1979, në gjuhët gjermane, frenge, angleze dhe arabe (Kuvajt).

Poezia revolucionare e popujve të Jugosllavisë (me P. Matvejeviqin, H. Tahmishiqin, S. Llukiçin, C. Zlobecin), Spektri, Zagreb 1981.

I prezentuar në panorama e antologji shqiptare e në gjuhë të huaja:

Shtigjet e qëndresës - Stazama otpora, grup përpiluesish, Klubi i punëtorëve letrarë të Kosovës, Prishtinë 1961

Pesme gorke i ponosne, Esad Mekuli, Nolit, Beograd 1962

Panoramë e letërsisë bashkëkohore shqipe në Jugosllavi, grup përpiluesish, Enti i Teksteve, Prishtinë 1964

Pravostoina (A. Gajtani dhe G. Todorovski), Makedonska knjiga, Shkup 1968

Tregime të sotme shqiptare, Ramiz Kelmendi, Prishtinë 1969

Për ty, poezi nga Kosova, Naim Frashëri, Tiranë 1969

Rrëfimi i njeriut me samar, panoramë e tregimit kosovar, Naim Frashëri, Tiranë 1970

Antologjia e lirikës shqipe, Rexhep Qosja, Rilindja, 1970 dhe Enti i Teksteve 1985.

Cormoran y delfin, 14 poetë kosovarë në spanjisht, Buenos Aires, 1971

E di një fjalë prej gurit, Antologji e poezisë së Kosovës, Naim Frashëri, 1972

Trolli betohet, Hysni Hoxha, Rilindja, 1975.

Beschëingter Stein, zgjedhur e përkthyer nga Ina Jun Brod. Poezi bashkëkohore e Jugosllavisë, Wien - Mynchen, 1976.

Regen in einer Legende, zgjedhur e përkthyer nga Dieter Schon, Heiligenhof 1977.

Antologjia e poezisë së sotme shqipe në Jugosllavi, Jehona, Shkup 1977.

O?i kamena – Sytë e gurit, Esad Mekuli, Pobjeda, Titograd 1978.

Arnavut siiri antolojisi, Ibrahim Rugova, Tan, Prishtinë 1979.

Sla po soncu, Hasan Mekuli, Cankarjeva Založba, Lubjanë 1979.

Antologija i komentari savremene jugoslovenske misaone poezije, Grafos, Beograd 1980.

Antologjia e poezisë jugosllave, Nexhati Zekekrija, Xhem, Stamboll 1980.

Ljudi bez oružja, Antiratna poezija, Nova knjiga, Beograd 1985.

Iz savremene albanske poezije, Agim Vinca, Sarajevski dani poezije, Sarajevë 1985.

Pisatelji za demokracijo, Mladinska knjiga, Lubjanë 1989.

Antologjia e poezisë së përshpirtshme shqipe, zgjodhi Anton Nikë Berisha, 1999, Prishtinë.

Anthologie de la poésie albanaise, par Alexandre Zotos, Comp’Act, Lyon, 1998.

Poesia del Kossovo, përgatiti Daniele Giancane, italisht, 1999.

Gui anh ngoi Kosovo, Përshëndetje vëllezërve kosovarë, vietnamisht, Trinn Bay, 1999.

Antologjia e poezisë shqipe shek. XX, zgjodhi e përktheu, Kun Stassejns, Amsterdam, 2000.

Antologji e poezisë shqipe, Ali Aliu, 2000, Tetovë.

Katër poetë, zgjodhi e përgatiti Xhevahir Spahiu, Tiranë, 2000.

Nie jest za pó?nona mi?o??, Antlogia poezji albanskiej XX wieku, përgatiti dhe përktheu Mazllum Saneja, Pogranicze, Sejny, 2005.

Ali Podrimja, A split stone, An Antholgy of Albanian Poets of Kosova, translated from Albanian, Avdni Spahiu, DIÇ&Rozafa, Prishtinë, 2006.

Luan Topçiu, O antologie a poeziei albaneze, Editura Privirea, Bukuresht, 2007.

Bashkim Kuçuku, Ukraden plamen, Antologija albanske poezije, përktheu Qazim Muja, DANU, Podgorica, 2009.

Prezentohet dhe në këto gjuhë:

Në suedisht: Ornarna och bergen, antologji e poezisë shqipe, zgjodhi e përktheu Ullmar Qvick, Forlaget rallarros, Gëteborg, 1979; Regnbàgens Sànger, antologji e poezisë së Jugosllavisë, zgjedhur e përkthyer nga poeti i njohur rumun Jon Milliosh, Symposion, Stockholm Stehag 1990.

Në lituanisht: Dzejas diena, Poezi e popujve të botës, LIESMA, Riga, 1977.

Në rusisht: Molodoj poeti jugoslavi, Molodia gvardia, Moskë 1974; Poezija sovremenoj Jugoslaviji (Hud. Literatura, Moskë 1981.

Në polonisht: Vetëm Itaka mbetet, (Mazllom Saneja), Varshavë 1993.

Në anglisht: An elysive eagle soars, zgjedhur e përkthyer nga dr. Robert Elsie, Unesko, Forest books, London-Boston, 1993; Roads lead only one way (Poezia bashkëkohore e Kosovës), përpilues Mensur Raifi, Prishtinë, Shoqata e përkthyesëve të Kosovës, 1988. Përkthyes John Hodgson.

Në hungarisht: Acs Karoly, Kiasott kard, antologji e poezisë së popujve të Jugosllavisë, Forum, Novi Sad, 1985.

Në arabisht: Antologjia e poezisë shqipe, zgjedhur e përkthyer nga dr. Muhamet Mufaku dhe botuar në Damask e Kuvajt, 1981

Në gjermanisht: Zieh dich zurürck in den vers homers, përgatiti: Dr. Mensur Raifi. Përktheu në gjuhën gjermane Oda Buchholz, botim i Shoqatës së përkthyesve të Kosovës, Prishtinë, 1988.

Zersplit tertes Europa, Schwalenberg, Lippe, 1993; Zëischen feder und Fahne (Andreas P. Pittler dhe Helena Verdel), Libër esesh, grup autorësh, Pucis, Wien 1993. Das Buch der Rander-Lyrik (Antologji e Evropës Qëndrore), Weiser Verlag, Klagenfurt-Salzburg, 1995; Literatur und Kunst im Heinrich Boll – Haus Langenbroich,Rheinland - Verlag GmbH-Köln, 1995.

Në frëngjisht: Les cahiers, poezia shqipe, zgjedhur e përkthyer nga Alexander Zotos, 1989.

Voix albanaises dans la nuit, poezia shqipe, zgjedhur e përkthyer nga Alexander Zotos, 1991.

Ka përzgjedhur dhe botuar, me parathënie e pasthënie/ese për shkrimtarët e veprat:

Vorea Ujko, Ankthi, 1979.

Fatos Arapit, tre libra, Fatet, Kaltërsina dhe Dafina në shi (1971, 1979 dhe 1985).

Ismail Kadare, Buzëqeshje mbi botën, 1980.

Dritëro Agolli, Të pagjumët, 1982.

Sulejman Mato, Jeta në dy kohë, 1982.

Abdylazis Islami, Maje malësh, 1983.

Xhevahir Spahiu,Tek rrënja e fjalës, 1988, etj.

Eqrem Basha Brymë në zemër, 1989.

Agim Ramadani, Një jetë tjetër, 2000.

Azem Shkreli, Zjarr i fjetur, Toena, Tiranë, 2001.

Azem Shkreli, Dhembja e pikes, Albas, Shkup, 2002.

Fatos Arapi, Eklipsi i ëndrrës, Toena, Tiranë, 2002.

Take të larta, (Antologji e krijueseve shqiptare), Sfinga, Prishtinë, 2000.

Dritarën lëre hapur, Rozafa, Prishtinë, 2002 (zgjedhje e poetëve të viteve 80).

E frikshme dhe e bukur, Rozafa, Prishtinë, 2003 (zgjedhje e poetëve të viteve 80).

I kujt je, Atdhe? Rozafa, Prishtinë, 2003 (zgjedhje e poetëve të viteve 90).

Sadik Bejko, Perëndim me pak natë, Toena, Tiranë, 2004.

Eni vjen prej Çamërie, antologji, parathënia Ismail Kadare, Rozafa - Arbëria, 2004,

Mihal Hanxhari, Gdhend një statujë, Toena, Tiranë, 2005.

Një gur i çarë, Sprovë antologjie për Kosovën, DÇJ-Rozafa, 2005; si dhe Toena, Tiranë, 2005, parathënia Bashkim Kuçuku.

Shpërblimet:

I Dhjetorit, i Nëntorit, (i qytetit të Prishtinës), i Rilindjes, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Fjalës etj.

Çmimi ndërkombëtar për poezi “Nikolaus Lenau”, Shtutgart, Gjermani, 1999,.

Çmimi ndërkombëtar “Liburna”, Durrës, 2005.

Çmimi Azem Shkreli.

Çmimi i Organizatës Kulturore Ndërkombëtare “Kafeneja e Ideve”, Salaminë, Greqi, 2011.

Poezitë e tij janë përkthyer edhe në hebraisht, danisht, norvegjisht, holandisht, greqisht, çekisht, bullgarisht etj. Po ashtu janë botuar në revista si Poesis 93, Mediteran (Paris), Neue Sirene (Mynhen), Neue literatur (Ofefenbach), Literatur und kritik (Salzburg), Hid (Novi Sad), Slobodnost (Lubjanë), Impegnio 80 (Itali, Mazara del Vallo, Frapani), Literatura na swiecie (Varshavë), Život (Sarajevë), Nëntori dhe Letërsia shqipe (Tiranë), Književnost (Beograd) etj.

Për poezinë e tij kanë shkruar Hasan Mekuli, Vehap Shita, Ali Aliu, Rexhep Qosja, Rexhep Ismajli, Bashkim Kuçuku, Xhezair Abazi, Gani Bobi, Mensur Raifi, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Agim Vinca, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Anton Berisha, Basri Çapriqi, Hysni Hoxha, Sali Bashota, Visar Zhiti, Faruk Myrtaj, Milazim Krasniqi, Vehbi Bala, Perikli Jorgoni, Abdullah Konushevci, Rrahman Paçarizi, Jusuf Buxhovi, Ali D. Jasiqi, Shefqet Riza, Asllan Selmani, Ismail Syla e shumë të tjerë, shqiptarë e të huaj.

 

AGIM GASHI

 

KËNGË PËR ALI PODRIMJEN

 

Moj sharki, pse rri e zgjueme,

E s‘e merr ti nji sy gjumë?

Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,

Pa e krye nji t’madhe punë.

 

Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,

Telat mirë me m’i shtrëngue,

Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,

Nji kangë vaji me ia këndue.

 

Ah, sharki, ma e madhja mike,

Në këtë botë veç ti m’ke mbetë,

A përnjimend Ali Podrimja,

Atje n´Francë ka ndrrue jetë?

 

Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,

Por ka shkue në tjetër dhe,

I kish çue haber Lumi,

Me u takue të dy atje.

 

Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,

Por la emnin e vepra plot,

Toka e Arbnit e kombi i tij,

Do t’i nderojnë për jetë e mot.

 

Ah, sharki, qofsh e bekueme,

Qajmë e këndojmë sot që të dy,

Për poetin e madh të kombit,

Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!

 

27.07.2012

Düren

 

Agim Gashi

ALI PODRIMJES

(Me rastin e marrjes së lajmit mbi shuarjen e Ali Podrimës)

Ah, ah, ah….

Ooooooiiiiiiiiiiiiiiii,

Lajmi mori dhenë

Na ra si rrufe

U gjet i vdekur poeti

Ai nuk vdiq n´atdhe.

Pse o Ali Podrimja, pse,

Pse o shpirt i shqiptarisë,

Pse oj zemra e poezisë,

Pse na le?

Skam fjalë,

Trupi më dridhet,

Dhimbja e madhe

Shpirti don me dal

Për Ty i dashur Ali

Ali-Shqiptari,

Ali Poeti,

Ali Miku,

Ali Kosova,

Ali Njeriu,

E “Kosova është

gjaku im që nuk falet “!

Ike pa zhurmë,

Ike ashtu si ishe,

Shkove te Lumi

E di që të pat marrë malli shumë,

Lumin me e pa

O i imi vlla!

Asnjëherë vedit nuk ia fali

Që kësaj radhe,

Në Kosovë stë pashë.

Më pate thënë

Se i ruaje edhe dy libra për mu

Me mi dhuru

Haj i mjeri unë

Për mikun që humba

Të humbi Kosova,

Shqipëria,

Njerëzia,

Ti ishte i të gjithëve.

Shkove te Lumi

Atje ku parajsa të pret

Te miku Yt Poradeci

Te Ibrahim Rugova

Jo, jo stë harron Shqipëria

Stë harron Kosova.

Lamtumirë miku im

Të gjithë atje do të vimë,

Sa të jemë i gjall´

Për Ty lotin se ndal!

21.07.2012

Düren

 

AGIM GASHI

PSE NA IKE MIKU I KOMBIT

 

Nga sot kombi u varfërua

Nga sot kultura ra në zero

Nga sot metafora ngriu

Na iku përgjithmonë Aliu

 

Sytë e kombit po lotojnë

Lotojnë e nuk pushojnë

Vargjet ngrinë n´libra t´Aliut

Autori vdiq e u shkoj

 

Ulpiana ka ra në zi

Ato rrugë ku ecte poeti

I ka ngritë valet Drini

Gjëmim dhimbjeje vjen nga deti

 

Ata blina t´Radio Prishtinës

Ku nën hije gjithë pushonte

Mbeti zbrazët karrika e tij

Ku shoqërinë ai e takonte

 

Miqë e shokë më nuk e kanë

Mikun e zemrës Ali Podrimen

E ka mbulue zija e madhe

Ulpianën dhe Prishtinën

 

N´amshim takohen sot dy gjigant

Që kombit tonë i ngriten nderin

Dy poet dy miq të vjetër

Ali Podrimja me Azem Shkrelin

 

Nga mërgimi unë i mjeri

Nuk i ndal këta lot´ e mi

Po merzitem për ikjen tënde

E shumë shpejt tek Ti do t´vi

 

Nëse pak vonoj i dashur

Mos më mërr Ti inat mua

Të kam çmu e dashtë pa hile

Sa të jem gjallë unë prap të dua

21.07.2012

Düren

 

Agim Mato

ALI PODRIMJA

Bard i lashtë, që shtegtoje në kuvende poetësh,

i zbehtë e i shkujdesur nga kujtesa

dhe përplasja e meteorëve. Ditë më parë ishim

të shushatur

para  teje

kur  mbërrite në netët  tona jonike,

duke hequr zvarrë hatanë e një dhimbjeje të shurdhët.

Ngatërroje linjat, stacionet,

ngjiteshe në një epokë tjetër,

shetisje kuturu nëpër pavione galaktikash, spitalesh.

Mu kujtua profecia jote:

“Do të hyjmë në Paris” – pate thënë.

Nuk e patëm kuptuar atëhere këmbënguljen tënde

që ëndërrat  e Lumit  t’i varje në krahët e  lejlekëve,

nuk e patën kuptuar pse nxitoje marramenthi metrove,

duke i marrë erë ftoit të vendlindjes

dhe përsërisje:

“nuk do të shkelim asnjë mizë

nuk do të trembim asnjë zog

nuk do të derdhim zjarr vrer

mbi kokë të njeriut”

Qysh atëhere

ne, poetët,

as një fije floku nuk deshëm t’i prekej këtij dheu,

asnjë shpese e shprese nuk deshëm t’u këputej fluturimi.

Qysh atëhere,

përkrah teje,

natë e ditë patëm zgjeruar shpirtrat tanë

të gatshëm që të nxenin lumenjtë e  fatkeqësive

që shkaktonin tiranët.

Bard i lashtë që shtegtoje në kuvende poetësh,

nuk e kuptuam si  na ike sërish drejt Francës

dhe le pas shpine, siç e pate profetizuar,

netët ballkanike, vallet, këngët, baladat, përrallat.

Vetëm fyellin ta gjetën të ngrohtë ende

nga malli i pashuar i tët biri,

kur paskëshe humbur në  rrethinat e Lodeve.


U SHUA NJË YLL

U shua një yll,

Por dritën e tij,

Pas e ka lënë,

O yje mbani zi,

Për Ali Podrimjen,

Më të madhin poet…

Ai është meteor,

Që vallëzon me ëngjët….

Xhavit Gasa

LONDON,

21 Korrik 2012

 

Gëzim MUÇOLLI

 

MI BËJ TË FALA ALI PODRIMJES

 

Prap u takuam në Patavium

të zbritur nga e ardhmja

të ikur nga e djeshmja

për të ngrohur muhabetin

te ish furra antike La Fornace

dikur aty priteshin

tulla e tjegulla argjile

për shtëpitë e republikës

mijëvjeçare

sot aty nuk piqet dheu

po ngrohen projekte

të tjerrura

kohësh moderne

vend konferencash

ku të ftuarit

nga ish perandoria

nga ish tokat e pushtuara

nga tokat e prera

flasin me fjalë

gjysmë të heshtura

për të mbajtur gjallë

memorien

kërkojnë drejtësinë

për shtigje të rralla

të pajtimit

 

në fund të janarit

ngrohin fjalët në shfletim

faqesh historie

të tokës së Ballkanit

lexojnë kujtime

trishtuese

dhe emra qytetesh

njerëzve të djeshmes

u janë vënë

numra në vend të emrit

aty dallojnë pastaj

për mbiemër quhen viktima

-civile

-të luftës

-të dhunimit

-të pushkatimit

-të djegies për së gjalli

prap me numra

përmenden emra të humbur

njerëzish të zhdukur

në pritje të gjetjes të

atyre që na mësuan të quajmë

mbetje mortore

 

Në Pataviumin e kronikave antike

ku laureoheshin dikur

me kurora dafine

doktorët e Venedikut

ku ligjëronte retorikë

Marin Beçikemi

e matematikën e yjësive qiellore

arbëri Gjon Gazulli

ua fuste në kokë

“bijve të atëve” të

ardhur nga principata e mbretëri

të mesjetës evropiane

sot erdhën kronistët,

drejtor agjensish gazetare

të ish perandorisë

të dëshmojnë për luftën

e parë aqë shpesh “live”

në “mondovisione”

erdhën “gratë në të zeza”

të flasin për ngjyrën

që zgjodhën përjetë

në kujtim për ata që

s’do të kthehen më kurrë

erdhën edhe

drejtorë agjensish O.K.B.

dhe idealistë lëvizjesh

pacifiste

shërbyes solidariteti

 

Në ish fabrikën e tullave

në kërkim projektesh

rekonstruktim i paqes

bashkëjetuese

takoj atë që jetën

e palosi mes faqesh

të 150 librave

e punën e vet e quajti ylber

brigjesh

njeriu i madh i vogël

Giacomo Scotti

i përndjekur kohësh nga ideali

desha të flisja me të

për vendlindjen afër Napolit

emigrimin në Istrën italiane

të “çliruar” nga partizanët

zhveshjen ishullore të Goli Otok-ut

ekzodin dhe foibet e heshtura

histori hakmarrjesh të “çlimtarëve”

hije të zhdukurish të historisë

moderne

në bregun e njëjtë të Adriatikut

Istra,Delmecia,Tivari

kronika fituesish mbi civilë

Xhakomo më flet për Kosovën

Prishtinën

për miqtë e tij poetë

për shkrimtarin dhe presidentin

Rugova

që kishte javën e amshimit

unë Kosovën e njoha moti

e perqafova dhe përktheva

në vargjet e Podrimjes

gjeta një pjesë të dinjitetit

te kufiri i lirisë

aty ku fillon ëndërra

e njeriut skomod

dhe drita zhduk hijet

e atdheu është dhimbje

në token e Ballkanit

të quajtur

zemër evrope

Mos harro

kur të shkosh në Prishtinë

i thuaj mikut

Saluti da Giacomo Scotti

Mi bëj të fala Ali Podrimjes.

Padova,28 janar 2006.

 

Pilo Zyba

 

KU TA DINIM

- Poetit Ali Podrimja -

 

Ku ta dinim se poeti me nga nje liber ate dite,

Kur Drini gjarperonte duke kenduar neper Peje,

Do na dhuronte vete me dore te tijat, dashurite,

Qe kishte neper vargje, por dhe thelle ne dej…

 

Me pas nje buzeqeshje e lire, dhe e vogel,

Si nje trendafil, kur ne mengjes ngjyra agon.

Vepra e tij nje piramide, nga e Kosoves LODER,

Qe me drite duke zbritur, dhimbjet ti largon.

 

Nje liber te Enxhi, ne zemren e saj te bukur,

Nje liber tjeter me pas e dhurove te une.

Mes meje, dhe Enxhit, Aliu po shtronte

Nje ure arti, ku poshte figurat te buronin lume…

 

Poeti iku prej nesh pa pershendetur, pa pritur,

Pa e mbajtur ate premtim qe te dyve na dha…

Thjeshte iku, artin e kombit te tij duke vaditur, rritur,

Fluturimet e mepastajme pasardhsve dhe na na i la…

 

Ne driten e tij shikojme tani e tutje, qe shume larg

Si drite te bukur neper male, neper fusha, qiej, ara,

Ate do ta mbledhim, ta puthim, do ta bejme varg,

Duke e cuar premtimin e asj dite qe te dy perpara…

 

 

Kujtim Stojku

 

ALI PODRIMJA

 

Ti u shfaqe duke fluturuar si pëllumb n’horizont

N’ qiell e ngjyeje penën,fjalën shqipe duke mbjellë

Shkulmat e lumit n’shpirt na ushtojnë

Jemi shkrirë njësh me ta

vargjet e tua do t’na ushqejnë përherë.

 

Tash,këto vargje janë rritur e burrëruar

Me kryeneçësinë e maleve dhe ngjyrën e gjakut

Pena jonë sot e ka t’vështirë të shkruaj

Si vigan i mendimit,të nusëron bajraku.

 

E gdhendje bukur melodinë e fjalëve

Sa shpirtrat tanë na i çoje peshë

Fjala rritej me krenarinë e maleve

E skalisje në qiell,t’mos humbëte asnjëherë.

 

E,sot i pikëlluar prej hidhërimit

Fjalët i kam vështirë që ti gjej

Ata do t’çelin petale nga toka

Ëngjëjt përkulen duke u marrë erë…


Musa Jupolli & Mentor Thaqi

( mision linguistik )

 

Poetë

Azem Shkreli & Ali Podrimja

ligj hyjnor

ligj etik

. metafizika jonë

. n´ligjësi dardane

. pavdekësi

 

.Alfabetare

. art e poetikë

A Azem Shkreli

A Ali Podrimja

. B bukuri e fjalës

. B Besëlidhje Hyjnore …

zemra ime në rektim

vargu juaj banon shpirtin tim

n´énciklopedinë dardane

maturi e urti n´fjalë

 

.Binomi n´Linguistikën Thotjane

Poetë !

n’ ideal të flakëruar

veshur me vargje të diturisë

 

“Engjujt e rrugëve”

“Kosova është gjaku që nuk falet”

semantika e Ali Podrimjes

“Pagëzimi i fjalës”

morfologjia e Azem Shkrelit

. Vdekja nga sy të tillë (s) më vjen

. as n´Përdrin,

. as n´Rugovë,

. as Lumit të Lumit,

. shqipërisht, mbi krahët e Shkrepave

. Ora Jonë e Trollit,

. Orë dyakrepash, antike

. n´Épokën Ilirike

. Lyrë Ilire me bazament shkrimi,

. po Legjenda, jo mite!

Vetë na thanë :

LIRIA erdh me POEZI

 

musa jupolli & mentor thaqi, paris,v.s.,2207/2012

 

LAMTUMIRE,GJENERAL

 

N’perlotje,

syri,

n’rezonance me driten,

driten m’mungon,

lotet,

dalkan prej shpirtit.

 

Femije,

kisha degjuar,

per djerset e gurit,

sot,

po kuptoj,

dhimbe mbi dhimebe,

qe don te dal

e s’del………….!

 

Lot i burrit.

Ta fal Gjeneral,

as fjalet,

Varg

s’behen pa Komande….

O zemer luan,

Vigan i shtrime….

(apo pabesisht,

i vrame)

O Mjeshter,

Poet.

Cohu o Burr’

duke “rene”

ngrihesh,

per te mos rene KURR’.

Lamtumire.

Abdi Pergjegja,

 

 

shkoder me 22.07.2012

 

Gjeneralit te fjales,

Mjeshtrit te vargut.

ALI PODRIMJA.

 

muzg…!

Muzgu,

jo si zakonisht,

erdhi ma shpejt.

Dielli,

edhe pse s’leviz

nxitoj,

u zhyt ne dete.

Sot

kish pak drite,…!

Ja mori Ylli

qe u fik ne Toke,

per t’ndricuar ne qiell…!

Sonte,

Qiellit ju shtua nje Yll.

Tokes,

Nje brenge..

Sonte,

Fjala

Varg behet Vete.

POET.

A.Pergjegja.21.07.2012.

 

Musa Jupolli

 

Ali Podrimja

 

POET

Lirizëm

filozofi e moral

përsonazh i përjetësisë

Freskia ! N’ bisedë poezia

Shiko ! Erërat shkmëzuese

n’ aurorë nata e pa fundme

ruajeni natyrën

ruajeni këtë natyrë të bukur

n’ stil

metaforë

realitet i ri

si jeta e tij ! Poezi

Lis ( LYS ) në lulëzim për gjithëmonë

në pamje simbol aristokrat

Mjeshtër !

Silable n’ varg

zanoret n’ frymëzim

ndarja e një fjale

Ali Podrimja AB

*

Ali Podrimja

n’ figurë t’ stilit

A postrof – Amshim

L irizëm – Laurëat

B abaxhan – Bekim

A natomi – Apostull -Arbëror

E lipsë – Etikë

unë poeti ju dhuroj një yll

etje n’ dëshirë

Zilja bie n’ Hymnin e poetit

për një jetë tjetër

n’ lirinë e të menduarit

Hec poet n’ takim

me laps n’ dorë

një poemë e re

kafen e premtuar

2012

me një varg të ri do ta pi

për Antologji


musa jupolli,

paris,21/07/2012

 

KOMBIN TONË E LARTËSOI

 

Makfire Canolli

 

Lajmi i hidhur në shpirtë na preki

kur u tha se vdiq poeti,

dhembja rritet sa një malë

lotët rrjedhin pa u ndalë.

 

Sa e madhe ishte dhimbja

kur u tha na la Podrimja!

Jo jo nuk vdes poeti

vepra e tij kujtim na mbeti!

 

Ai është gjithmonë i gjallë

në çdo vargë e në çdo fjalë,

gjakun e tij e mbanë në damarë

mu në zemër Kosova nënë!

 

Fjala e tij si shtizë flamuri

vargu i tij më i fortë se guri,

shumë thesare na ka lënë

ndër breza do ta kujtojmë!

 

Ishte një bilbil i rrallë

kënga e ti s’ka për t’u ndalë,

ua la zogjëve për cicërima

jo nuk vdes Ali Podrimja!

 

Ngarendi si marathonomak

pas poezisë gjer në Francë,

mu atje te “Lum - lumi”

me vargje e zuri gjumi!

 

Të lindi e bukura Gjakova

të burrëroi nënë Kosova,

në Festival të ftoi Franca

nga atje u nise te Parajsa!

 

Pusho i qetë i dashur poet

vargjet le të rrjedhin vetë,

pena jote në maja fluturoi

kombin tonë e lartësoi!

 

 Fahrie Pllaqa

 

POETIT ALI PODRIMJA

 

Njeriun e madh vdekja e shenjon

Kosoven e sotme mbushur me sherr,

ngjarja e ndodhur e paralajmeron

ikona driten me veti e merr.

 

Sakrifica e poetit do respekt

frutin e punes ta shijoj,

kjo kohe e pakohe do gjykohet si e vdekt

fjalen e poetit koha tjeter do ta kerkoj.

 

Poeti kur vdes, me dhimbsen;

sarajet, kopshtet, universet… unikate,

ku ka mbledhur nektare, do shuhen

zhduken, treten pas kesaj shtrengate.

 

Me duket poetin vdekja ne gosti e ftoi

ne shtetin e artit plot madheshti,

kenaqesia shpirtin t’ia pushtoj

i lumtur te niset ne shtegti.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora