Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Laura Çuka: Roman erotik - satirik me tre libra

| E enjte, 23.07.2015, 08:52 PM |


ROMAN EROTIK - SATIRIK

ME TRE LIBRA

(Kalosh Çeliku: Shtëpia Publike, roman – botoiSHGB “ASDRENI”, Shkup – 2015).

NGA LAURA ÇUKA

Ditë më parë doli në dritë romani me tre libra i autorit Kalosh Çeliku Shtëpia Publike. Libri parë: Shtëpia Publike, Libri dytë: Gratë e mia besnike dhe Libri tretë: Djemnusha. Romanet si tituj më vete janë të publikuar më herët, por autori i ka marr edhe njëherë nëpër dorë si fenomen i kësaj natyre duke i krehur përpara pasqyrës në një libër me titull të përbashkët simbolik Shtëpia Publike. Roman erotik - satirik, ku fshikullohen dobësitë e një shoqërie. Shteti të “përbashkët demokratik”.

Faqeve të këtij Libri shpërthen satira: ironia, sarkazma dhe protesta publike me penë e shkrimtarit. Armët e vetme të autorit, i cili rroket fytas me Dexhallin. Dashuria e rrejshme, siç thotë autori “pa perde” në dritare. Personazhet e zhveshur lakuriq, ashtu siç i ka lindur Nëna Natyrë. Djemnusha është ajo, që u pri në luftë Grave besnike për Liri. Dhëndrrit t’i marrin Nuse pas shtatë maleve. Rrugës, krushqëve u thyhet rrota e qerres  pranë një lumi mes maleve. Komitat tinëz ua ndërrojnë Nusen: në vend të Lirisë, në koçi ua shtinë Robërinë e stolisur si Nuse me veshje kombëtare shqiptare.

Djemnusha, personazhi kryesor i Librit, që herë parqitet si Liria e herë si Robëria, vërtetë është një personazh i rrallë në Letërsinë Shqipe. Provokimet mes këtyre faqeve që ia bënë Liria personazhit kryesor të Librit (Dhëndrrit), kur herë pas here për t’ia arritur qëllimit i paraqitet si Robëria. Dhëndrri, poashtu që ka dalë kaçak pas Lirisë ta sjellë si Nuse në Shtëpi, dalldiset pas bukurisë së Robërisë:

  - Zoti dy të mira nuk i jep bashkë: Edhe pasurinë, edhe diturinë. Pasurinë ua ka dhënë budallenjëve, që nuk dinë t’u dalin zot edhe grave të veta… Hadumëve…

- Kalosh Çeliku, ti do të kesh lekë, kur nuk kanë hajdutët?!... Momentalisht, në këtë shtet “demokratik” lekë nuk kanë hajdutët, e ku më artistët… Shkrimtarët…

Qesha. E rrotullova filmin në kokë para disa netëve. Djemnusha një natë pranë një qiriri të ndezur më tha:

- Unë jam Kurvë Partia!

- Po, ti më ke thënë se je Liria?!...

- Jo, të kam mashtruar me bukuri, bre burrë. Unë jam Kurvë Partia…

- Atëherë, pasi qenke Kurvë Partia, zgjidhi brekët!... Nxirri arm?t e luft?s p?r mejdani! Unë kohën e fundit e q… edhe Kurvë Partinë!...

- Dhe, e rrëzova plot inatë në mes të dhomës. E bëra bythekrye. Zëri i shkonte për qielli për ndihmë. Po, nuk e dëgjoi njeri i gjall? në errësirë. Nuk i erdhi askush në ndihmë, që ta shpëtojë atë natë nga fush?beteja.

Të nesërmen, kur u zgjova, i hapa sytë, mbi kokë më rrinte Djemnusha me dy gota raki rrushi. Kafen e mëngjesit. E pashë se, edhe kësaj radhe ma kishte hedhur me shumë mjeshtri si grua besnike…

Krushkat Nusen e zbresin me dajre, këngë e valle në Lëmë. Nëna, përderisa cucat me dajre copë-copë i bëjnë dahiret, hudhë me grushta sheqera të larmë përmbi koçi. Fëmijët turren bythekrye të rrëmbejnë ndonjë kokërr sheqeri. Babai e nxjerrë mauzerrin nga hatullat, e shkrep tymeflakë në mes të Livadhit.”

Fundi i çthurjes së dramës tragjike - komike është, kur Dhëndrri hynë në odë Natën e Madhe. Nuses ia heq duvakun. Dhe, e sheh se nuk është ajo Nusja e maleve (Liria), që e ka njohur në Çelvjollcë, po komitat ia kanë shti një Nuse tjetër në koçi (Robërinë). Nëna, mëkot, përpiqet ta bind të birin, se: sipas zakoneve shqiptare, nusja pa pasur faj, nuk mund të kthehet prapë te shtëpia e babait. Shkaku, se: është marrja e familjes. Dhëndrri, përsëri kthehet në male pas Lirisë.

Libri perfundon me një dialog interesant artistik mes Shkrimtarit dhe Tatës Madhe, që rastësisht takohen në Çershinë e Shkupit, në Bit-Pazar:

“Rrugës nëpër Çarshi e takova Tatën e Madhe me një shkop në dorë. E kishin bërë të flas vetmevete: Dumdumë, janë fund e krye. Rrufjanë. Nuk i shohin shenjat, zërat që na i dërgojnë të vdekurit nga varret. Pulën me zogjë… Yllin e mëngjesit… Shkopin, që unë e kam ngritur në dorë rrugës për në Baba Tomor, dhe dua t’i zgjojë nga gjumi shekullor. Mendja ma thotë, se: janë të vdekur, nuk ringjallen si Krishti… Ose, të fluturojnë si Azreti Isai nga minarja e xhemisë në Qiell…

Dhe, kanë vdekur për së gjalli…

Tata e Madhe, posa më pa mua në rrugë nëpër Çarshi, e ngriti shkopin në dorë:

- Heu, Kalosh Çeliku! Cila është Gruaja yte besnike me pashterkë të kuqe?!

- Hi-hii-hiii… Kurva Parti!...”

 

 

Koperetinat e romanit erotik - satirik me tre libra: Shtëpia Publike..