E enjte, 25.04.2024, 02:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Poezia për dëshmorët, kurorë e së ardhmes

E merkure, 22.07.2015, 07:11 PM


POEZIA PËR DËSHMORËT ËSHTË KURORA QË NE I VËMË SË ARDHMES SONË

(Meditime për Antologjinë poetike “Çdo shesh, një përmendore”)

Nga Namik Selmani

Antologjitë poetike në të gjithë gjuhët e botës kanë qenë sypërpirëse e fort e të shumëpritura nga lexuesët e vet, nga shkronjëtarët. Janë majaja ose tharmi si do ta quanim ndryshe, e shpirtit njerëzor që merr përsipër një temë të caktuar një komb për një pjesë të shpirtit të njërëzor. Madje këtë Kod poetik e ka mbarë bota.. Të vëna në aradhë antologjishë këngët e dashurisë, të dhimbjes, të lindjes së fëmijëve, të ditëve të burgut, të ritualit të punës, të mungesës së lirisë, kanë qenë sinori shkronjor ku kanë zgjatur duart e tyre gati të gjakosura poetët e të gjithë gjuhëve të botës.

Veç, ato, këngët për dëshmorët kanë patur e kanë një Pasaportë universale. Shpesh edhe duke i lengjendarizuar bëmat e trimave, ata na janë bërë edhe më të afërt, edhe më hyjnorë. Vetë poetët i kanë patur këto Antologji si Portëza të ndritshme ku kanë hyrë në një garë miqësore të vërtetë e ku asnjëherë nuk ka të humbur e fitues. Fitimtarë ëshë Kujtesa. Ajo kujtesë që ne kemi e do ta kemi për të rënët. Është një lloj Himni që i bëjmë lirisë së ëndërruar, kur e kemi e kur na e marrin të tjerët me forma të ndryshme Antologjitë janë pjesa më e ndritshme e identitetit poetik të një kombi sa do i vogël qoftë në numër e sado i vogël qoftë në sipërfaqen e tij. Në to është fytyra e qëndresës që secili poet pren nesh kërkon që t’ia tregojë boës. Me përjashtim të nizamëve këtu e shekuj më parë (Pasthirma oindjellëse e nizamit kërkon edhe sot të forcojmë zërin para betejës në vend të huaj, me një flamur të huaj. Ende edhe sot është klithësi, mortndjellëse) Trimat nuk bien në tokën e tyre. Nuk kanë një varr. Nuk kanë një emër në një Monument. Në një shpat mali, në pragun e shtëpisë, në një lëndinë para litarit të një burgu që i kishte marrë lirinë.

Po, Bota e madhe që, për fat të keq, ende ka luftra, ka plumba, ka varre të pambyllur, duhet të ndjejë edhe vibrimin e shpirtit liridashës të shqiptarit për liri. Po, antologjitë për dëshmorët mbeten në radhën e parë të nderimit. Se edhe ato për lulet, për qytetet, për luftrat, për dashurinë, për dhimbjen e oër shumë dyer të tjerë të jetës, kanë zënë jo pak vend në këtë gjerdan vargëror. Po duket se antologjitë për dëshmorët i kanë të gjithë në faqet e tyre shkronnjore: dhimbjen, dashurirnë, kolëktivitetin, optimizmin, lavdinë, mesazhin forcën. Kuir nisa të shoh vargjet e para të zgjedhura për këtë Antologji, së pari më duhet që të shpreh mirënjohjen për kumbarin e këtij libri, për nismëtarin si themi në leksikun e ri të komunikimit masiv. Është Dibran Fylli. Një Dibran në Kosovë!! Një Dibran dhe një Fyell – Piskamë. (Të gjithë nënat tona janë bërë Ajkuna pas lajmit tronditës të rënies së bijve të tyre në luftë) Edhe sot e kësaj dite nuk i ka ikur Statusi i Urtakut dibranëve dhe Dibrës. Të Dibrës këndej e matanë kufirit shqiptar, që asnjëherë nuk i kanë munguar dasmat e përbashkëta luftrat . Padyshim dhe dëshmorët. Dibrani është Mjeshtër i Fjaës Artistike. Është regjisor dhe aktor. Është një gjeratore emocionesh që i shpreh disa herë ka në Sofrën e Urtisë së tij, Fjalën e bukur. E ka vite që e ka ngjizur këtë libër. E nuk është vetëm gëzim kur punon me këtë artist të fjalës, por edhe obligim. Edhe provë mençurie, pse jo dhe guximi sepse Dibrani nuk të “fal” për atë majë gati hyjnore, me të cilën ai merret. Qoftë edhe poezitë e bashkëkombasve të tij.

Para se të vinte te kjo nisëm e veçantë pse jo edhe shumë mirënjohëse Dibran Fylli në këto 15 vitet e fundit ka qenë dhe mbetet një kurorëmbajtës i merituar  dhe i veçantë si ai, dhe vetëm si ai, për të dërguar te çdo shqiptar, te çdo evropian dhe në mbarë botën jehonën e veprës së dëshmorëvë shqiptarë kryesisht ato të Kosovës. Dhe e ka bërë shumë lavdërueshëm këtë në të gjithë llojet e artit sa masiv aq edhe elitar.

E ka bërë në 10  libra për dëshmorët ku do të veçonim “Prekazi brezni trimash “ në 7 gjuhë. E ka bërë këtë në 200 fotot e tij origjinale që ai i ka marrë në ditët e lavdishme të UÇK-së ku ishte edhe vetë luftëtar me armë në dorë. Madje edhe i burgosur për katër vite. Edhe i plagosur rëndë në betejën e Llapushnikut që më 1998. E ka bërë atë 400 orë xhirime unikale ku ishte vetë operator, vetë regjisor, vetë aktor, vetë intervistues dhe vetë i intervistuar. Me plot gojë edhe vetë Heminguej i madh do ta kishte zili për seriozitetin, për aftësinë, për sakrificën, për pasionin, e, mbi të gjitha, për dashurinë për kombin e tij, pa të cilin asnjë artist nuk mund të marrë lavdinë e merituar e të dëshiruar. Ka bërë filma për dëshmorin Skënder Çeku, Nebih e Tahir Mehën, për Arben Hoxhën e Avni Zhabota, Muhedin Morinën, Faruk Elezin, Arben Halitin e 24 dëshmorët e Jezercës, për Fehmi Ramën e MilaimKrasniqi, Hasan Prishtinën. Apo edhe për beteja të mëdha si ajo e Koshares. Me këto vepra kaq dinjitoze ai ka shkuar edhe matanë oqeanit në Njy Jork që t’ia tregonte këtij kombi të madh se farë çmimi kishte liria për kombin tonë të vogël, për Kosovën e pamposhtur.

Në shumë aktivitete të viteve të fundit ai ka qenë aktor, regjisor, ka qenë skenarist, ka qenë bashkëpunëtor. Një artist shumëplanësh që do ta kishte zili çdo shtet në Evropë. Me ide të reja për të bërë sa më shumë vepra të tilla edhe në të ardhmen. Këtë forcë të madhe shprtërore e pamë edhe në Takimin Poetik që patëm para pak kohësh në Orllan me poetët e Diaspores ku Dibrani si një aktor shumë i talentuar emocionoi të gjithë pjesëmarrësit e ardhur nga të gjithë kontinentet me fjalën e tij artistike. Me këtë përvojë, me këtë obligim dhe  këto suksese  natyrisht është shumë bukur të bashkëpunosh me këtë projekt shumë interesant e afatgjatë në kujtesën e lexuesve shqiptarë kudo ku jetojnë e punojnë.  Tani kur të gjithë jemi bërë Robër të Paqes , asnjëherë nuk është e tepërt  që të gdhendim kujtesën për të rënët tanë.

E përtej këtij personazhi kaq interesant që jo e do, po dhe e përkëdhel fjalëshqipen, më intrigoi një majë e lirikës amerikane e shekullit XVIII. Uollt Uitmani quhej dhe ishte e mbeti një poet bleror. Poet i Pranverës dhe i Lirisë. Natyrisht kishte shkruar edhe për të rënët e kombit të vet. Në një poezi të tij, fabula e saj është sa e thjeshtë aq edhe e madhërishme. Universale në mesazhin e saj. Në kryeveprën e tij me një emër simbolik që të kujton edhe jetëgjatësinë e dëshmorëve në idealin e tyre ka një poezi kur ai me një tufë me lule në vend që ta dërgonte në një varr dëshmori ia jep me bujari një këngëtari, një poeti se ata e kishin ngritur në art luftën, rënien sakrificën e tyre. Atyre që rizgjojnë heroizimin. Bukur! Poetët e të gjithë kohërave duhen nderuar për këtë mision që ata i kanë dhënë poezisë së tyre. Historia e lashtë e shqiptarëve është në të njëjtën kohë edhe historia e të rënëve. Liria ka qenë përherë sfidantja e jetës, sfida e mbijetesës, shumë më e fortë se varfëria, se shkronja e munguar. Nuk është rastësi që pjesa më e madhe e mermerit të maleve tona, e granitit, e baltës të jetë bërë nga artistët e daltës buste, lapidarë, grupe skulpturore monumentale për të rënët. Madje edhe populli edhe kur nuk kishte mësuar asnjë shkronjë, kur bota e qytetëruar kishte me mijëra universitete, bënte këngë për trimat. Me polifoninë e tij që dukej si shkëmb që rrëzohesh nga gjoksi i këngëtarëve dhe nga fjalët e tyre të stisura mrekullisht. Nuk mund të jetonte lahuta pa trimat e të rënët. As çiftelia. As vallet e trimave nuk mund të jetonin kaq gjatë në oda në livadhe e skena të ndritshme pa trimërinë e tyre. Madje shpesh trillshëm më duket se lahutën do ta ketë krijuar shpirti liridashës i popullit tim.

Se nuk mund të kishte kreshnikë pa lirinë e munguar dhe pa tingullin monumental të lahutës të çifteslisë të tupanit a lodrës. Të atij fyelli magjik që ishte dhe mbeti Porta e parë e Simfonive të rralla në botë që krijonte toka ime toka e të parëve të mi. Mbase ishin tingujt e parë, pas të cilëve drithëronin sa e sa shpirtëra lirikë dhe epikë. Se nuk mund të kishte Zana pa Shotat që do të ishin kaq të shumta në tokën tonë pas sa e sa shekujsh. E nuk kishte rëndësi se ku binin, se ku e kishin varrin, nëse kishin rënë në këmbë apo në prag të shtëpisë. Joo. Toka ime krijonte pas rënies së trimave Homerët e saj. Duke e shoqëruar jehonën e heroizmit të trimave me ëmbëlsinë e ninullës me urimin e thënë në rrathët e djepave që ata, fëmijët e së ardhmes t’u ngjanin trimave të rënë. Me toponimet e reja që u krijuan e që mbetën si kujtesa më e saktë e trimërisë së tyre. Natyrisht duke patur përherë Kurorën poetike. Poezitë e kësaj antologjie kanë të përbashkëtën MIRËNJOHJEN e të gjithëve. Shikoni gjeografinë e këtij libri për autorët e tij! Janë nga të gjithë trojet. Janë të gjithë brezave, janë poetë dhe poete. Përballë tyre kanë tharmin e heroizmit. Kanë dashurinë e të gjithë kohërave.

Le ta përcjellim me nderim këtë Antologji. Një komb që vlerëson poetikisht të rënët ka vlerësuar shumë më mirë vetveten. E në këtë Evropë ku flitet përherë për Pacifizëm shpesh edhe i pamotivuar, nuk duhet të harrojmë se edhe ajo i ka thurur kurorën më të artë dëshmorëve të saj kudo ku kanë rënë. E ne kemi nderin që të themi me zë të lartë se trimët e trimëreshat tona në Kosovë, në Shqipëri, në trojet iliride nuk kanë rënë për të pushtuar një vend tjetër, një komb tjetër, po në tokën e tyre. E këtu Evropa duhet të na respektojë edhe më shumë për këtë fisnikëri që kemi patur dhe kemi.  Dëshmorët tanë ashtu si ato të të gjithë botës padëshm kanë vetëm ditëlindje dhe këtë e thonë vargjet më të zgjedhura të poetëve tanë.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora