E premte, 29.03.2024, 12:35 AM (GMT)

Kulturë

Ireshtansi: Një minierë në qiell

E merkure, 22.07.2015, 05:56 PM


Ireshtansi

 

Një minierë në qiell

 

Për atë hanë e për atë diell

Një minierë ari ndodhet në qiell

Dhe është më e madhja minierë

E zbuluar ndonjëherë

Një përrallë me zot e çel

T’cilën feja e ka n’themel

E me të fruta rrit

Që i lulzojnë ku s’ka dritë.

Ku s’ka dritë ka shumë vrerë

Vreri është farë për terr

E këtë feja mirë e di

Dhe nuk është aspak çudi

Që vrerin jep me dashuri

Që errësira të mbijë

E njeriu t’mos e dijë

Që ky zot ka pronarë

Me tapi librin fetar

Dhe në radhë të parë

Për ta punon.

 

Siq edhe ka punuar

Eh.. sa kohë ka kaluar

Edhe mashtruesi është mashtruar

Nuk është si mashtruesi i parë

Q’u zgërdhi kur vdiq një besimtar

Që sa gjëra i kish premtuar

Dhe parajsën i kish ofruar

(Kush s’e mori dol i fituar)

Për shërbime në këtë botë

Asgjë s’i dha e mori plotë.

 

Dhe sot klerikët po t'shikohen

Dhe prapësitë t'i numërohen

Mund t'bëjë be për sytë e ballit

Që në thelb i shërbejnë djallit

Madje n'u zhduktë e keqja e s'i gjendet farë

Mjafton të hidhet një libër fetar

Dhe ca priftrinjë a hogjallarë

Dhe një profet që s'di t'lexoj

Edhe pse zoti si fjalë të parë

Lexo i tha

Dhe e keqja vjen

Krah për krah me këta

 

Por...cili është ky zot vallë?

Që edhe ktu me pushtuesin ka ardhë

Dhe kudo kanë shkuar

Kanë prerë e kanë vrarë

Edhe plaçkën bashkë e kanë ndarë.

Se dhe Krishti e Muhameti

Janë të zgjedhur nga pushteti

Që të marrin diplomë profeti

Si  leje për t'na prirë

Andej kah t'fortit i bjen mirë.

 

Andej prinë feja

Pas i vjen edhe preja

E mashtruar sa herë

Me dije që s’ka vlerë

Por shërbehet ende në pjatë

Si ushqimi pa afat

I bërë helm qysh moti

Sipas ligjit të nxjerrë nga zoti

Që gjithçka lëviz e ndryshohet

Dhe ushqimi në helm shëndrrohet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora