E premte, 19.04.2024, 07:44 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Serbia & Haga

E diele, 27.07.2008, 07:54 PM


Skender Korça
Serbia & Haga

Shkruan: Skender KORÇA – Gjilan

Asesi nuk kuptohen gjëra të pakuptimta në politikë. Në politikë ngatërrohen gjërat në interpretime. Interpretimet flasin shumë për hapat dhe për rrugën që ndiqet, rrugën që synohet dhe për rrugën që është e planifikuar të ecët nga plani i hartuar kombëtar, shtetror e rajonal integrues. Por qoftë interpretim, qoftë planifikimi apo vetëm gaf politik asesi me një politikë të çoroditur të Serbisë ,Kosova dhe qytetarët e saj nuk e kuptojnë kryeministrin e ri serb Cvetkoviç kur tha ” Rikonfigurimi i forcave ndërkombëtare në Kosovë është i mundur, por se kjo duhet të jetë rezultat i marrëveshjes me Serbinë dhe e verifikuar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara." Cvetkoviq ka deklaruar se Serbia do të kërkoj nga Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara që Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës të deklarohet për "legjitimitetin e njohjes së pavarësisë së Kosovës".
Nuk e kuptojnë as qytetarët serb në Serbi, nuk e kuptojnë as HAGA e nuk do ta kuptojë askush.
Ky nuk është interpretimi i gabuar, por është helmi i të gjithë serbëve karshi Kosovës dhe statusit të saj. Në Serbi kushdo që vie, kushdo që shkon, vjen dhe shkon i helmuar. Helmi i Ballkanit ka një burim- Serbinë.
Bota moderne politike, nëse kishte për të gjykuar në bazë të deklarimeve boshe dhe banale, Serbia do ishte në grupin elitor të kësaj natyre deklarative.
Intrigat dhe diplomacia e rreme serbe, gjenocidi i tyre bërë popullit shqiptarë në Kosovë, jo vetëm që ka qenë më tronditës në dekadën e fundit në botë, por është dhe do mbetet një rrëfim përrallor kur do figurohet për” shtrigën në Ballkan” dhe për problemet që shkakton ajo.
Ndryshimet në qeverinë serbe jo që nuk dhanë asnjë nuancë freskuese politike për të qenë vetë Serbia një element që do e pranojë Republiken e Kosovës , me të vetmin kusht për të menduar në rehabilitimin e mardhënieve mes dy shteteve fqinje në të ardhmën, ajo tash me një kryeministër si ky Cvetkoviç edhe më propozon që “Kosova të shkojë drejtë Hagës” për fatin e saj, statusin e saj.
Kjo është politika e tyre, është njohja me politikën botërore, është kërkesa më banale e shekullit, është anomalia e të mënduarit politik që ndryshe nuk do quhet pos ÇMENDURIA E NJË REAGIMI TË ÇMENDUR.
Kosova dhe  Tribunali ndërkombëtar i Hagës, besohet se kanë nxjerrë tash për tash nga plani i bashkëpunimit serinë e denimit: shqiptari dhe ushtari nga Kosova në gjygjin e Hagës, sepse Kosova respektoi dhe bashkëpunoni me Tribunalin e Hagës, duke respektuar parimet dhe detyrat e planit dhe politikave demokratike.
Tash më këtij tribunali për ti “zgjatur jetën” dhe procesin si duket po i shkojnë si Karagjiq edhe një ditë sa më shpejtë Mladiq, për të filluar me një përmbajtje tjetër, të ulet aty agresori i gjithë rajonit.
Kosova do ecë në rrugën e vet të integrimve ,por për derisa ka këso kryeministrash në Serbi, procesi i rregullimit të mardhenieve të Republikës së Kosovës me Serbinë dhe  të gjithë shtetet në rajon, do jetë mjaftë i komplikuar sepse nuk lënë figurat serbeqë iritojnë jo vetëm popullin e vet serb brenda saj, por edhe tërë Kosovën për deklarimet e çmendura të një politike total të çmendur që me çmendurinë e tyre kanë destabilizuar shume herë Ballkanin dhe shtetet në te.
Kosova do i ndihmon proceseve në rajon, nuk do ndalet në egon e sëmurë gjenocidiale të Serbisë, por këtë gjë ja ka besuar dhe ka respektuar normativën e drejtës ndërkombëtare në drejtësi të rendit botëror, andaj kurrë Haga dhe Kosova nuk atakohen në qëndrime politike bazuar në këtë bashkëpunim.
Një kryeministër si ky i fundit në shtetin fqinjë të Serbisë, është edhe një gur në pusin ku e shikojnë ato fytyra rajoni dhe ndërkombëtare për t’i ndihmuar edhe një herë një qeverie të re në Serbi , se si me nxjerrë këtë gur..... .



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora