E enjte, 25.04.2024, 11:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Syrja Kurti: Ekzistencë

E marte, 21.07.2015, 07:08 PM


Syrja Kurti

 

Ekzistencë

 

(Cikel poetik)

 

Ekzistencë

Shpesh casteve dhe ditëve tona te palumtura

koha na e imponon ti bëjmë jehonë.

Dhe kërkojme parajsën e mundësive të humbura

ku duhet të tregojmë ekzistencën tonë.

 

 

Moslejim.

 

Në dimensionin e ëndrrave duke trokitur mbeta

por koha më shfryn vrazhdë, nga kam ardhur më nis.

S'pranohen aty njerëz të rekomanduar nga jeta

në ëndrra s'lejohet te hysh me këmbët pis.

 

 

Më ktheni

 

Në ëndrra më shfaqet tani shpesh një top

del diku nga gëmushat e fëmijërisë

shoh një djalë që kalin e nget me galop

dhe pëllumbat që luajnë në çatinë e shtëpisë.

 

Atje kur besoja akoma tek vlerat dhe jeta

në livadhet e asaj kohe do doja të prehem

ku s'ish njohur gënjeshtra por veç e vërteta

atje do doja vetëm për pak të kthehem.

 

Ju a fal të gjitha, me cfarë ju ka ënda

flirtet, privilegjet, favoret, gostitë

merreni jetën me të gjithë intrigat brenda

por më ktheni atje vetëm për një ditë.

 

 

Proverba e vjetër.

 

Ngrefosje.Kënaqësi, Xhel.Fare kot nis e qesh.

Parfum dhe djersë.Tregon zirkonin e dhëmbëve të vënë.

Prapë qesh.Fjalë.Sa mirë do ish të heshtë

sidomos kur nuk ka asgjë për të thënë.

 

Eh c'kohë!Mbrapsht është ndërtuar gjithnjë kjo botë

Mendimet trishtohen.Ikin.Mbeti vetëm proverba e vjetër.

Mund të kesh para.Ndoshta dhe një post

por s'është e thëne të kesh dhe mend patjetër.

 

 

Jashtë liste.

 

Jeta më jep një listë dhe një numër llogarie

cinike tregon se nuk më ka falur asgjë

mua anëtarit tipik të një turme borxhlie

si gjithnjë i rrëmujshëm në marrëdhëniet me të.

 

Listë e gjatë.Në borxhe qenkam mbytur

i ka të gjitha, c'më ka marrë e c'më ka dhënë.

Bankierë të saktë!Cdo gjë si duhet e kanë llogaritur

në fund t'mos më mbesë asgjë përgjithmonë.

 

Sido që të jenë zërat në numrin e llogarive

dhe te jem borxhli sa të dua në kartelat e saj

një artikull nuk do futet asnjëherë në listë

se vetem për vete atë dua ta mbaj.

 

S'ja jap atë bankës dhe përmbaruesve të jetës

le të kem sado keq në listat e saj llogarinë

nuk mund ti shes veten time vetvetes

dua të iki nga këtej megjithë shpirtin tim.

 

 

Përshtatmëri

 

Kur ato na duhen

i bëjmë mirë gjërat.

Lemë mjekër

hedhim teserat

puthemi me atë që kemi sharë

shpallim mosekzistencën e Zotit

shkojmë në një tjetër parti

ndryshojmë shpesh berberat

prapë bëhemi fetarë

fanatikë paraqitemi në ceremoni

gjithnjë jemi me të fortit

mbysim të dobëtit.

Pikëllohemi në trishtimin e shefit

bëjmë dëshmitarin e rremë

kot mbajmë kostum të bukur në zyrë

dukemi në tryeza por jo për të ngrënë

shohim shfaqje dhe pse s'na tërheqin

s'lëmë gjë pa e sharë eprorin kur heqin

kollaj fare ndryshojmë ngjyrë dhe fytyrë.

Bëhemi miq me të gjithë

prezantohemi bukur

bashkohemi me turmën pa e ditur pse

për higjenën protestojmë

pështyjmë vetë në tokë

s'i durojmë padrejtësitë kur na bëhen ne

punët tona mbarojmë

zhdukemi s'kanë ku na gjejnë

s'kemi më miq, numrin ndërrojmë.

Djajtë me gjumë na ngjeshin

thellësitë e shpirtit

në labirintet e trurit

vec era fishkëllen.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora