E enjte, 28.03.2024, 07:11 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Skënder Hoxha: Ferma e lopëve në Rashiq

E marte, 21.07.2015, 06:22 PM


(Një Fermë me përspektivë)

FERMA E LOPËVE NË RASHIQ TË LUGUT TË BARANIT, KOMUNA E PEJËS

Shkruan Prof. mr. SKËNDER R. HOXHA

Familja Bytyçi në fshatin Rashiq të  Pejës, që nga viti 1974 kishte zënë të merrej me majmërinë e lopëve. Mirëpo, për shkak të mospërkrahjes nga sistemi ai atëhershëm si dhe disa arsyenave të tjera të tregut, në vitin 1986 ishin detyruar ta ndërprejmë punën në fermë, për t’iu kthyer, pas luftës, sërish zanatit të vjetër.

Në orët e pasditës së datës 13 korrik 2015, vizituam familjen e Isak Bytyçit për të ditur se çfarë është realiteti i fermës së tyre.

Isakun e gjeta të angazhuar në punët e përditshme rreth fermës. Megjithatë, pas pritjes tradicionale që më bëri, me Isakun, ish-ushtar i UÇKsë, filluam bisedën për gazetën “Bytyçi”, gjë që e pranoi me kënaqësi.

Prof. mr. Skënder R. Hoxha në bisedë me fermerin Isak M. Bytyçi, afër Fermës së tij, në Rashiq, më 13 korrik 2015.

“Me majmërinë e lopëve jemi marrë edhe paraluftës së fundit në Kosovë, ku kishim bërë një përvojë në këtë drejtim. Pas luftës, unë isha në TMK. Të ardhurat i kishim të vogla, ndërsa kërkesat familjare ishin gjithnjë e më të mëdha. Fëmijët duhet të shkolloheshin… Në ato rrethana, na u desh që t’i ktheheshim “zanatit” të përparshëm.

Pas luftës së fundit në Kosovë ia filluam me 7 krerë lopë

E filluam në vitin 2007, siç thuhet, nga zeroja. Jam nisur me një kredi, të cilën, me përkrahjen e disa miqve, e veçanërisht të ish-eprorit tim në TMK, z. Sali Lajçi, depërtova ta marr në NLB. Me atë kredi arrita të blej 7 krerë lopë qumështore me të cilat formova një mini-fermë.

Në Fermën e Lopëve të fermerrit Isak Bytyçi nga fshati Rashiq i kopmunës së Pejës.

Punët na shkojnë mirë. Kohë pas kohe kam shtuar numrin e lopëve, ku nga ato 7 krerë lopë që përmenda, kam arritur edhe deri në 60 krerë. Numri i lopëve mund të lëvizë, varësisht nga kushtet dhe rrethanat. Aktualisht në Fermë kemi 50 krerë lope qumështore.

Siç e përmenda edhe më herët: vazhdimisht kam shtuar kapacitetet në Fermë. Kështu, përveç 50 krerë lopë qumështore, tash kam edhe rreth krerë 30 viça, (mëzetër e mëshqerra), për majmëri. Trashja – majmëria e tyre shkon mire, ngase i ushqejmë me ushqime cilësore.

Isaku në mesin e viçave për majmëri, në Fermën e tij.

Lopët, zakonisht, i marr në fshatin Buzez të Opojës, nga Refki Sadiku. Lopët që marr janë të racëve cilësore të importuara nga Çekia.

 

 

Pamje e Fermës së Lopëve, me kapacitete të shtuara, e fermerit Isak Bytyçi, në Rashiq të komunës së Pejës.

Ferma jonë ka kuptimin e një biznesi familjar. Punët më të rëndësishme i kryej vetë, ndërsa, kur kanë kohë, (ngase janë në studime) më ndihmojnë edhe djemtë. Tash edhe vajza do të shkojë në studime. Ndëraq, kam të punësuar edhe 2 punëtorë të rregullt, të cilët e njohin mirë natyrën e kësaj pune. Ata janë të kënaqur, ngase kushtet e punës dhe të ardhurat i kanë të mira.

Ajo që vlen të theksohet është se, jo vetëm mua, por, për të gjithë fermerëve të tjerë, afarizmin e suksesshëm po na vështirëson tregu i jashtëm, gjegjësisht hyrja nga jashtë e produkteve të qumështit jocilësore, e me çmime të ulta. Njerëzit tanë, për shkak të gjendjes së dobët ekonomike, shkojnë kah artikujt me çmim më të lirë, pa llogaritur në cilësinë e tyre. E, fajet për këtë i ka shteti ynë që lejon importime të tilla, në vend që të përkrahen dhe të avancohen prodhimet vendore!

Tash kemi përkrahjen nga Fabrika për Përpunimin e Qumështit “Vita” në Pejë, me të cilën bashkëpunojmë. Ata vijë dhe na e marrin qumështin këtu, në Fermë. Pra, qumështin e dorëzojmë në “Vita”. Dikur, këtu,  çmimet e qumështit kanë qenë shumë më të mira, ndërsa tash, me ndikimin e disa faktorëve që përmenda, ato janë më të ulta.

Në kohë të fundit kemi pasur subvencione nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës, sipas disa kritereve, si: për kokë lope, për litër qumështi të dorëzuar në Fabrikë, gjithashtu edhe për hektarë toke të mbjella me drithëra për ushqim të bagëtisë: misër, grurë, etj.” – na tha fermeri Isak M. Bytyçi, ndërsa ne i dëshiruam suksese në këtë lëmi.

(Teksti dhe fotot: Prof. mr. Skënder R. Hoxha)



(Vota: 22 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora