E shtune, 20.04.2024, 03:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Dervishi: Dodona është krenaria e shqiptarëve

E hene, 20.07.2015, 07:01 PM


Dodona është krenaria e të gjithë shqiptarëve

‘’Shqiptarët i luteshin hijes së Tomorrit dhe kishin shqipen për shenjën e Zotit’’

(Në përgjigje të shkrimit të z. Rasim Bebo për Dodonën Pellazgjike)

Nga Altin Kocaqi & Besim Dervishi

Zoti Rasim Bebo ka postuar këto ditë një shkrim të tijin me të cilin ai rizbulon "armiqtë e popullit" në DITURI dhe jep vendime për ekzekutimin e tyre. Mjafton vetëm kaq për të mos u marrë seriozishtë, por meqënse zoti Bebo mendon se ka bërë nje punë "patriotike" dhe sjell referenca amatorësh për të mbushur mendjen e vetë, dhe për të mashtruar opinionin publik. Menduam se duhet ti kthejmë një përgjigje zotit Rasim. Të dhënat e antikitetit janë të dhëna dhe si rrjedhojë ato nuk përbëjnë shkencë, por janë të domosdoshme që ne të plotësojmë kuadrin e të gjitha njohurive. Ndaj ne po e fillojmë nga këto të dhëna, dhe pikërishtë nga Homeri, Iliada II, 748-750 me referencë a utorët Antikë në botimin e Akademisë së Shkencave. Këtu Homeri thotë se: ‘’Guneu nga Kyfi solli 22 anije E ndiqnin atë Enienët dhe Prrebejtë luftarakë ,të cilët banojnë në Dodonën Dimër Keqe Homeri i shkruajti këto në shekullin e VIII p.e.s. Ndërsa qyteti që Straboni, Gjeografia Z, e quanë Kihyra është një qytet i ndërtuar nga Pirrua dhe gërmimet arkeologjike kanë treguar se atje në rastin me të mirë të dhënat arkeologjike shkojnë deri në shekullin e VI p.e.s. dhe me zor në shekullin e VII p.e.s. Tani lindë pyetja: Si ka mundësi zoti Rasim, që Homeri ti këtë kënduar një qyteti që nuk kishte lindur akoma? Straboni, Gjeografia Z, tregon se aty ku rrjedhë Thiami, gjendet qyteti Kihyra, dhe Dodona e Kastricës që është në rrjedhën e Thiamit. A thua nuk do e dinte Straboni këtë? Malin e quan Pteleon dhe as i shkone ndërmend që Mali i shenjtë i Dodonës Pellazgjike i cili kishte marre emrin nga fatëdhënsit "Të Mirët" dhe si fise më të mëdha të zones, ai vendos festën e Apollonit te Aktiu. Të dhënat e Strabonit dhe të dhënat Arkeologjike e përjashtojnë mundësinë që Dodona Pellazgjike (dimër keqe) të jetë në Shqipërinë e Poshtme të pushtuar nga Grekët. Nga referencat që sjell zoti Bedo vetëm një emër mundet të merret për seriozishtë dhe ai është emëri i Dhimitër Pilikës. Por libri i tij u gjysmua dhe u botua dy vjetë pas vdekjes së tij. Në faqen 153 ai fletë për Dodonën Pellazgjike në Tomorr, përballë Shpiragut ose Polianit (shumëbrinjëshi) të përmendur nga Straboni. Printimi i faqes 153 fshihet në vazhdim dhe kjo ja zbehë vlerat e besushmerisë botuesit, por jo autorit. Të tjerët janë amatore. Nga studimet e historianit Perikli Ikonomi dhe filologut Sulejman Mato, mbetet i hapur opsioni që Dodona Pellazgjike është në Malin e Tomorrit pranë Beratit ,dhe këtë po e tregojnë faktet arkeologjike të cilat po zbulohen çdo ditë në këtë mal të shenjtë. Sa për termat "agjent" që përmendni ju zoti Rasim, është epitet qesharak, dhe ne e hedhim poshtë me përbuzje. Këtu po diskutojmë për fakte historike në të mirë të kombit shqipetar dhe gjatë këtij debati do këtë kundershti, por kjo nuk do të thotë që kundërshtarët e tu në mendime janë armiq. Ju midis të tjerave në shkrimin tuaj me titull: " KOMPLOT NË HESHTJE" botuar në datën 19 Korrik 2015 keni thënë se: " Me fjalët sh?njt?ruese t? Rilindasve tan? p?r malin e Tomorit si: “Mali I Per?ndis?”, “Baba Tomori”, “Froni i Per?nis?”, “Kryefroni yn? i vjet?”, “Misteri i friksh?m” etj., nuk ka t? b?j? me Tempullin e Dodon?s, p?r tia p?rshtatur Malit t? Tomorit". Atëherë me lejo të citoj disa nga rilindasit tanë të mëdhenjë: Jani Vreto botoj në vitin 1887 librin e tij me titull "Apologjia"si përgjigje ndaj një shkrimi që dy nacionalistë grekë kishin bërë në një gazetë greke në Stamboll . Shkrimi i tyre akuzonte Abdyl Frashërin, asokohe deputet i Janinës, duke e quajtur "shqiptaromadh".. Abdyli ia la hartimin e përgjigjes Jani Vretos, si studiues me i thellë i historisë dhe linguistikës që ishte.. Në këtë shkrim të gjatë, Jani Vreto analizon emrat e hyjnive të Mitologjisë, duke i nxjerrë me rrënjë shqipe… dhe arrin deri tek Revolucioni "grek" i bërë prej shqiptarëve. e deri në veprat e tyre në Greqi në vitet '80.. Siç pritej, sado që gazeta greke premtoi se do botonte çfarëdo përgjigje, ajo e refuzoi botimin e këtij shkrimi.. Më vonë, Jani Vreto e botoi me titullin "Apologjia".. Kjo vepër çoi në shkisherimin e tij prej Mitropolisë së Gjirokastrës, si njeri që po shpik një "çeshtje shqiptare të paqënë". citojmë midis të tjerave librin faqa 82 : Nga ana e banorve të atij rrethi besohet se në majën e Tomorrit ndodhet një vend i shenjtë, ku banon një shenjë e padukshme që e quajnë shqip i Mirë. Prandaj më kot po kërkojnë gjetkë Dodonën e Madhe, sepse nga të dhënat e autorve të lashtë rezulton se kanë qenë shumë Dodona.Dodona që ndodhet në Tomorr është ajo që përputhet me Psikra Dodonën (Dodonën e Ftohtë) e cila është përshkruar prej Homerit fortë të shenjtë.( Shih Jani Vreto, libri "Apologjia" fq 82, 1878 ose Vepra të Zgjedhura , Tiranë 1980) Kostandin Kristoforidhi përsëri një rilindas ynë i madh ,pasi kreu gjimnazin Zosimea punoj si përkthyes i albanologut gjerman Han, më von vazhdoj studimet në Londër. Boton librin "Gjahu i Malesorëve (Hieja e Tomorrit)" në 1884 ribotuar në Laipcing në 1948 nga albanologu gjerman Maximilian Lambertz si dhe ribotuar në Tiranë më 1950. Në këtë libër midis të tjerave autori thotë në fq. 15 se; "Shqiptarët i luteshin Hijes së Tomorrit dhe kishin shqipen për shenjën e zotit. Të gjithë shqiptarët thonë sipas fjalëve që kanë lënë pleqtë e parë, se Orakulli i Dodonës ka qënë në Malin e Tomorrit, prandaj dhe priftërinjtë e Dodonës kanë pasë qënë quajtur Tomorët. të mirët...." Naim Frashri një tjetër rilindas i yni në poezin e tij me titull " Pellazget Shqiptarë" midis të tjerave thotë se : "Thot' Herodoti, Në Tomor zoti Shtëpi qëmoti Kishte Dhodhonë Eshtë m'e vjetër Ngaha çdo tjetër, Shumë më tepër, Kjo gjuha jonë. Por veprën më të madhe e ka shkruar një tjetër rilindasi i yni Perikli Ikonomi. Ikonomi një nxënës i gjimnazit Zosimea dhe me von përkthyes i misionit Arkeologjik franciz në Apolloni. Në vitin 1936 botoj librin e tij me titull "Dodona pellazgjike dhe Tomor’i Zotit të pellazgjëvet”, shtypshkronja “Atdheu”, Vlorë 1936. Me pakë fjalë Ikonomi në këtë libër e vendos Dodonën në Tomorr dhe thotë se : ‘’Dodona pelazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burim’i qytetërimit pelazgo - ilirianë dhe greko - romakë”. Po të vazhdojmë janë shumë si: Sami Frasheri, Hil Mosi, Çajupi, Ali Asllani e të tjerë. Po këta zoti Rasim kujt agjenture ju kanë shërbyer? Në përfundim ju këshillojmë të lexoni Faik Konicën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora