E enjte, 25.04.2024, 06:03 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: E thoshte Konica...

E shtune, 18.07.2015, 07:02 PM


E thoshte Konica ….

Nga Fahri Xharra

E thoshte Faik Konica: “ Ne do t`ishim populli më i madh nëBallkan, por atëherë nuk do t`ishim shqiptar!” . Me shkoi mendja  ta pyesja atje ku është në amshim : ‘ Pese thoshte këtë ?

Por kur sot po ballafaqohemi me të njejtat mendjemarritë e gjakut të shprishur, nuk ia turbullova gjumin e përjteshëm , se i gjori ka ikur nga jeta duke menduar që pas tij do të vijnë shqiptarët që do të jenë më kthjellët nga mendja , që do të mbushen mend se çdo  gjë që ka ndodhur. Dhe  ato që po ndodhin me ne , fajtorë jemi ne . Jemi ne ata që ende nuk u mbushëm mend se si të mendojmë , të ndajmë mikun nga armiku, të ndajmë egjëren nga gruri . E dini egjrën, ju “gjenerata e eurokremit”? sigurisht që jo, se faji është tek prindi, tek familja , tek shkolla që nuk ju bëjnë të diur se egjëra është po ashtu “drith”; po në sasi të mëdha është halucinativ dhe të bardhën ta bën të zezë e humnerën ta hijeshon që të duket si uji në “ hamamet e sulltanëve “ plotë nxehtësi “ e freskinë ta sjellin me krihet e shpendëve egzotik të lëvizura lehtaz nga duar e virgjëreshae të kësaj bote .

Faik Konica e kishte pasur të qartë që ne vazhdimisht do të ballafqohemi me idenë “ sa mirë që jemi më të mëdhenj në Ballkan ! “ Shembulli më i freskët që iu plotëson dëshirën e ëndërrimtarëve është loja e Georgievskit me ne “ Ish-kryeministri i Maqedonisë, lideri i VMRO-Popullore, Ljubço Gerogievski, ka thënë se në censusin e vitit 2021, maqedonasit do të jenë pakicë në Maqedoni.Në një intervistë për TV +, Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës.” E shifni se sa largë gjuan një patriot sllav  ( po ,po patriot për kombin e vet) ? Thuase e ka lexuar Konicën . Ndoshta edhe po .

Pra …..” Maqedonia do të bëhet shteti i katërt me popullsi shumicë myslimane në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës …..”

Mendoni mirë !



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora