E marte, 19.03.2024, 07:42 AM (GMT)

Mendime » Fetahu

Fetahu: Hungaria ngritë mur në kufi me Serbinë

E shtune, 18.07.2015, 03:33 PM


HUNGARIA NGRITË MUR NË KUFI ME SERBINË

Nga Adil FETAHU

Siç bëjnë të ditur mediat e ndryshme, Hungaria ka filluar ndërtimin e murit në kufi me Serbinë. Muri  përgjatë gjithë kufirit me Serbinë 175 kilometra, do të jetë prej teli me gjemba, 4 metra i lartë. Ngritja e murit do të kryhet deri më 30 nëntor 2015, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme të Hungarisë. Në realizimin e këtij projekti, do të angazhohen nja 900 punëtorë, kryesisht të burgosurit në burgjet hungareze, por nëse ka nevojë edhe punëtorë të sektorit publik. Do të punohet në 10-12 sektorë-lokacione, të cilat në fund do të lidhen në një tërësi. Ngritjen e murit me Serbinë organet hungareze e arsyetojnë me parandalimin e emigranteve nga Lindja e Mesme, ndërsa mediat serbe e konsiderojnë si ndarje të Serbisë nga Evropa, e ka edhe asi që e konsiderojnë si një ogur i zi, nga ndonjë rrezik lufte e katastrofe.

Disa media serbe këtë muri e lidhin në mozaikun e konspiracionit antiserb të Perendimit, dhe nënçmimin e poshtërimin e  popullit serb, të cilin e paska halë në sy dhe inatë, për shkak se është më trimi e më luftaraku, prandaj kështu duan ta ndajnë Serbinë nga Evropa! Duke numëruar “pllakat e mozaikut të konspiracionit antiserb”, përmendin madje edhe “dronin” me flamurin shqiptar të lëshuar midis Beogradit gjatë ndeshjes futbollistike midis Shqipërisë e Serbisë; edhe Vendimin e Arbitrazhit të Sporteve në Llozanë, që Shqipërisë i dha 3 pikë; edhe ekstradimin e atij kriminelit të vetëquajtur “kapedan Dragan”, të cilin Australia ia dorëzoi Kroacisë, për ta gjykuar për krimet e kryera në Kroaci, me bandat kriminale paramilitare; edhe “linçimin” dhe gjuajtjen me gurë të kryeministrit Aleksandar Vuçiq, në Potoçari (Srebrenicë); edhe miratimin e rezolutave për gjenocidin në Srebrenicë, që i miratoi Parlamenti i Evropës dhe Kongresi i Amerikës. Gjuajtja me gurë e Vuçiqit, sipas mediave serbe ishte në regjinë e Britanisë së Madhe dhe të Arabisë Saudite, natyrisht në “koproduksion” me Amerikën, për shkak të dështimit në Këshillin e Sigurimit për ta miratua rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, të cilën e kishte propozuar Britania e Madhe, por që e stopoi Rusia!

Natyrisht, konspiracioni ma i madh ishte “grabitja” e Kosovës, dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëhet edhe revidimi i Marrëveshjes së Dejtonit e të suprimohet “Republika srpska”, lamentojnë disa media serbe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora