Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Nesër nuk ka më agjërim!

| E premte, 17.07.2015, 08:11 PM |


Nesër nuk ka më agjërim!

Turruni të mëkatoni njëmbëdhjetë muaj…!

-esse-

Nga Drita Lushi

Sa bukur ishte sot, njerzit uronin njëri-tjetrin dhe sofrat u mbushën me ato ç’ka duhet për një festë të madhe si Bajrami.Edhe nëse xhepi nuk u mban aq shumë,punë e madhe fort, ja një borxh, ose veresie  në dyqan se u jep Zoti nesër, paçka se varferia ka të njëjtën fytyrë çdo ditë në vendin tonë.

Ndërsa një doktor në moshe të tretë që jeton-te në qytetin tim vendosi te agjëronte shume vite pasi hyri demokracia.

Nuk e kisha ditur ndonjëherë për fetar, por ah dhe ne njerzit me këto paragjykimet!

Tani çdo gjë ndodh si aksiome!

Mund të ngrysesh  katolik dhe te gdhihesh mysliman, mund të gdhihesh i martuar dhe në mbrëmje sheh veten beqar, e ashtu sikurse gjithë jetën mund të jesh ateist e të tallesh me Zotin dhe papritur të bëheh fetar, madje nga ata që sakrifikojne dhe agjërojnë…

Kur nisi agjërimin për herë të parë ky doktori u bë më i bukur, barku  nisi t’i bjerë dhe shpirti iu ndje i lehtesuar …

More përse agjërojnë njerzit?

Ky akt është përkushtim ndaj Zotit dhe Zoti ua shkruan për sevap këtë sakricë duke ua falur mëkatet….

Po praaa.E shikoni?

Vajti doktori dhe i la 500 leke (te reja) një të vobekti, që mezi siguronte bukën e femijve dhe natyrisht priste urimin e zakonshëm që bëhet në kësi rastesh: “të ruajtë zoti ty dhe familjen” etj etj.

Por pikërisht aty qe zhgënjimi më i madh, se ai burri na kishte qëlluar pacient kronik i doktorit dhe urtë e me sytë e mjeruar ku lexohej ende shpresë për hir të fëmijëve i thotë: “joooo  doktorrrr jooo! Pa mblidhi të gjitha paratë që të kam dhënë sa here trokisja në derën tënde dhe aty vija, vetëm pasi merrja përkrahjen sociale”

At’herë doktori hoqi gjyzlykët që të shihte më mire, se helbete ata nuk i fiksojnë hallexhinjtë.

Iu duk se pa vetë Zotin, që i rrinte serioz dhe iku i alarmuar me shpirtin te rënduar dyfish…

Ju mos u dekurajoni nga këto që iu rrefeva…!

Bej ç’të duash, vidh, gënjej, mashtro,shpif se të gjitha ti fal Zoti në një muaj agjërim!

Mëkatarë:

Turruni drejt mëkateve tuaja!

Agjërimi mbaroi!

Keni njëmbëdhjetë muaj përpara!

17 korrik 2015.