E enjte, 27.06.2019, 12:07 PM (GMT+1)

Reportazh

Alma Papamihali: Gjuha shqipe do të këndohet, kudo që ekziston gjak shqiptari

E diele, 27.07.2008, 08:00 PM


Gjuha shqipe do të këndohet, kudo që ekziston gjak shqiptari!

Aktivitet i suksesshëm i shkollës "Iliria", në Aschaffenburg të Gjermanisë

Nga Alma Papamihali - Zemra Shqiptare

Gjuha dhe traditat shqiptare, do vazhdojne te mbeten ushqimi shpirteror i cdo shqiptari, edhe pse larg vendlindjes.
Te tilla emocione u pershkruan kete fundjave, edhe tek publiku i gjere shqiptar, me banim ne Aschaffenburg te Gjermanise, qe kishin ardhur per te marre pjese, ne festen e organizuar me rastin e mbylljes se vitit shkollor, por edhe njehkohesisht ne festen tradicionale, qe organizohej nga qendra kulturore e qytetit, ndermjet grupeve kulturore-artistike te vendeve te ndryshme.
Fteses se perfaqesuesve shqiptare i´u pergjigj shkolla jone, me nje pervoje relativisht te re (1 vjecare), por me nje deshire dhe inciative, e cila ka arritur te tregoje gjithmone para publikut, nje nivel te vecante, e cila e ka burimin tek deshira dhe pasioni i nxenesve, punes serioze me ta, si dhe inkurajimi i prinderve shqiptare, qe nuk kane munguar per asnje cast ne cdo aktivitet te zhvilluar.

Pas prezantimit te grupit kulturor hungarez, italian, turk, rus, afrikan, spanjoll etj...erdhi dhe rradha e grupit shqiptar.
Sara Xhaferi, nje nga nxeneset e talentuara te shkolles, i beri nje pershendetje te pranishmve, si dhe prezantoi edhe njehere grupin e talentuar te shkolles "Iliria", ku nder te tjera tha...
" Ne jemi femije te lindur ne Gjermani, qe flasim dhe mesojme gjuhen gjermane, por kurrsesi nuk do t´ja lejonim vetes te linim ne harrese gjuhen e nenes, traditat dhe kulturen tone, te cilat ne nje menyre te thjeshte duam t´i prezantojme sot perpara jush, nepermjet ketyre kengeve dhe valleve, me fjale aq domethenese per ne dhe per ju te gjithe"...

Ishte vertete nje surprize per gjithe te pranishmit, te cilet ne ndryshim me pjesmarresit e tjere, qe prezantoheshin me mosha te rriturish, pane tek prezantimi shqiptar te ngjiteshin ne skene, nje grup nxenesish nga mosha 6 deri ne moshen 14 vjecare.
Larmia e moshes, zbukuruar me buzeqeshjet e tyre qe e ndricuan ate skene ne nje ambjent te mrekullueshem natyre, dallonte vecanerisht nga kostumet karakteristike te disa prej nxenesve, qe nga veshjet karakteristike te Shqiperise se mesme, te jugut dhe asaj te veriut, te cilet shoqeroheshin nga nxenesit e  tjere me bluzat kuq e zi.

Kenga "O sa mire qe jam shqiptar", ishte ajo qe i dha tonin ambjentit perreth. Publiku duartrokiste, por shume prej tyre (shqiptare) nisen te kendonin se bashku me nxenesit e shkolles. E njejta gje, ndodhi edhe me vallet ne vazhdim, tekstet e te cilave nxenesit i kendonin gjate kercimit te tyre...

"Luaje luaje ate shami,
at´ shami kuq e zi
luje luje, se jemi shqiptare
t´na degjoje bota anembane..."

Nxeneset e talentuara te valles, Venesa Brestovci dhe Marigona, me kercimin e tyre, ishin nje surprize per kete mbasdite te bukur korriku, por edhe te vecante per nga rendesia ne historine e shkolles se re shqipe "Iliria".
Nuk mund te mos permenden ketu edhe nxenesit e tjere Leon, Elio, Sabina, Alicia, Livian, Paula, Justin, Lirind, Vlera, Vjosa, Vanessa, Janina, Dejvi, Xhoni, Ana, Rinesa...te cilet me shume se asnjehere tjeter, ndjene te jene gjak shqiptari.

Vallja e tyre perfshiu shume nga spektatoret e pranishem nen tingujt e kenges "Valle Kosovare".
Pervec programit te shkolles artistike, nje prezantim i traditave shqiptare, ishte ushqimi shqiptar,shoqeruar nga pije tradicionale si konjak nga Shqiperia dhe veres se kuqe nga krahinat e Kosoves,
"Arritem sot te shijojme pakez Shqiperi..." degjoheshin fjalet e te pranishmeve. Midis tyre ishin edhe te ftuar nga Shqiperia dhe shqiptare me banim ne Suedi, te cilet festuan teresisht dhe ndjene emocione te pa provuara me pare.

Nje kontribut te vecante ne kete feste, (ashtu si edhe ne festat e tjera te organizuara nga shkolla shqipe), ishte dhe sponsorizimi i vellezerve Bujar & Fatbardh Xhaferi, si dhe zotit Bekim Brestovci...te cilet mundesuan edhe kesaj here, mbarevajtjen e aktivitetit te shkolles shqipe "Iliria", ne Aschaffenburg te Gjermanise.

Ndaj edhe ne emer te nxenesve, por edhe ne emrin tim personal, si mesuese e gjuhe shqipe dhe drejtuese e aktiviteteve kulturore, do doja t´i falenderoj publikisht, per patriotizmin dhe deshiren e tyre te mire, qe duke u kombinuar me talentin dhe vullnetin e ketyre nxenseve, kurorezoi edhe njehere nje sukses te vecante, jo vetem tek publiku shqiptar, por edhe tek ai i huaj.

Shkolla shqipe e femijeve shqiptare ne Gjermani, perfundoi me sukses nje vit mesimor.
Keta femije nuk mesuan vetem te shkruajne dhe te lexojne shqip, por gjithashtu ata u organizuan te kendojne, recitojne dhe kercejne nen ritmet e muzikes se bukur shqipe.
Ata ndihen edhe me te rritur, kur cdo dite qe kalon, shtojne bagazhin e gjuhes se bukur shqipe.
Nuk kane si mos te te kujtohen vargjet e te madhit Fishta tek shoh fytyrat e ketyre femijeve:


“Mallku qofte njaj bir shqiptari,
qe ket’ gjuhe te Perendise,
trashegim qe na la i pari,
trashegim s’ia len ai femijes!

Por dhe atij iu thaftë pra goja,
qe perbuz’ ket’ gjuhë hyjnore,
qe n’gjuhë të huaj kur s’është nevoja,
flet e t’veten e len pas dore”!

Gjergj Fishta

 

 

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kadri Mani: Takimet e vendlindjes - Makreshi i Poshtëm 2008 Rrugët e Bardha, mrekullia e zbuluar prej Çezarit Kadri Mani: Një familje e pasur-e varfër! Këze (Kozeta) Zylo: Gjuha shqipe është thesar i Kombit që do të mbahet e gjallë dhe në Diasporën Shqiptare Shqipëria, një përzjerje çudirash dhe mrekullish Këze (Kozeta) Zylo: Diaspora shqiptare ne Amerike parakaloi e veshur kuq e zi, ne kryeqytetin e botes, Manhattan Pushuesit braktisin Velipojen, bien prenotimet sezonale Pushime në Durrës, destinacioni turistik më pak i kushtueshëm Kamerat e RAI-t, në bregdetin shqiptar për zbulimin e mrekullisë turistike të Evropës Reportazh nga Pogradeci Për herë të parë muzikë dhe këngë popullore shqiptare, në “Kenedy Center” Washington DC Skëndërbeu, ka "shkruar" në Krujë simfoninë e pavdekshme të lirisë si mbrojtësi i qytetërimit europian Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT