E enjte, 28.03.2024, 02:00 PM (GMT)

Kulturë

Sabit Abdyli: Toger Graniti

E enjte, 16.07.2015, 06:42 PM


Sabit ABDYLI

TOGER GRANITI

Erdh togeri! Telashe do të na nxjerrë me Evropën, me fqinjët. Kush e thirri?! Si erdhi?! Do të na shkatërrojë të gjitha këto që i ndërtuam me mund: shtetin multietnik, flamurin me yje, arritjet ... Me të mbaruar lufta sikur iku, u zhduk. Luftoi krejt jetën dhe nuk deshi grada e pushtet. Toga që e udhëhiqte "Toger Çlirimtari" e thërrisnin se vërtet ishte pushkë çlirimtare e tokës së robruar, ishte vetë Liria. Kush e thirri, kush?! E pati mbaruar ai detyrën ndaj atdheut e popullit, i dha të gjitha. Edhe jetën. Nuk i deshi titujt, ndarjet... Deshi gjithë ato që kanë popujt tjerë: lirinë, shtetin e së drejtës dhe zot i trojeve të veta të jetë. Edhe ne krah për krah me të luftuam për të njëjta ideale. Kur, ne mbetëm për ta vazhduar luftën në paqe, ai iku. Iku në betejën e fundit. Si erdhi, kush e ktheu prapë Togerin, kush? Me Të gjithçka do të na shkoj huq, me Të edhe pushtetin do ta humbasim. Para se të ndodh kjo, duhet të bëjmë diç: do provojmë të njollosim, përbaltim së pari me fjalë veprat e tija. Po nuk na shkoi fjala, do të marrim masa të tjera, se na mori lumi. Populli me Të është, populli e thirri se humbi shpresat në aftësitë tona për të mbajtur shtetin. Ardhja e Toger Granitit kish bashkuar liderë të të gjitha krahëve. Me dyer mbyllur bënë skenarin. -“Ta joshim duke i dhënë privilegje, tituj”, tha pozita. -“Ta lëmë të formojë parti të vetën dhe i fusim brenda njerëzit tanë (kalin e drunjtë)”, propozoi opozita, dhe vazhdoi, duke fajësuar pozitën për ardhjen e Tij. “Ju, ju me qeverisjen tuaj të keqe e ngritët nga varri Çlirimtarin! Ju"! -"Jo ne, kundërshtoi pozita, populli ra nën ndikimin e propagandës suaj që shpifët, se pozita është e korruptuar, injorante, tradhtare, hajdute, e padenjë për të udhëhequr.”, foli pozita. U lodhën së akuzuari njëra-tjetrën. Ishte koha që kundërshtarët të merreshin vesh, sa nuk kishte mbërritur Ai. Thirrën gjykatësin dhe ngrehën fletë-arresti për Granit Dardharin, i njohur në popull me emrin Toger Çlirimtari si njeri i rrezikshëm, i cili po vinte nga ajo botë për ta destabilizuar shtetin dhe ia dorëzuan shërbimeve të veta partiake, policisë së shtetit, Interpolit dhe EULEX-it.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora