E shtune, 20.04.2024, 12:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Flokët

E enjte, 16.07.2015, 08:34 PM


FLOKËT

TREGIM NGA DRITA LUSHI

Para se të flasësh kaq shumë…”- ia preu Genti lumin e fjalëve, që ajo i kishte nisur të vrullshme …

Dori nuk priti, që ai të vazhdonte me tej fjalinë apo mendimin…

E çdo të thoshte ai me “para se të flasësh kaq shumë…”?

Do ti thoshte pershembull, “ule tonin e zërit”, “duhet të dish si është e vërteta,dhe pyet vëllain tënd për këtë”, “ti nuk ke lindur të shpëtosh botën…” Çfarëdo të ishte, ajo s’do e linte ta mbaronte fjalinë e nisur.

“Largohu pak..”- i tha ajo me fjalë, dhe ndërkohe i bëri dhe shenjë..

Po të mos ish hera e parë, që e shihte, do ta kishte prekur miqësisht, që ta largonte pak më tutje, por ai s’mund të ishte miku i saj, natyrisht që jo.

Ai u largua instiktivisht pa ditur se çfarë kishte ajo në mendje.Vajza u ul pa pyetur në makinën e tij e ndezi… dhe ai, kaloi pak shpejt nga para makinës…dhe u ul në vendin e pasagjerit. Ajo hoqi kapsën me të cilën mbante floket të kapur lart, i la ato t‘i binin supeve, vuri rripin e sigurimit dhe nisi t’i jepte makinës me shpejtësi…vetëm semafori e bëri të ndalte,dhe aty u kujtua që ishte në makinën e dikujt, që kishte vajtur t’i kërkonte llogari…të zihej, t’i bërtiste, ti hakërrohej…

Drita e semaforit u bë jeshile…dhe ajo u mbush me frymë, si pas një furtune, që kishte mbaruar dhe me dëme apo pa dëme, mjaft që qielli ishte shpëlare nga retë që kishin shperthyer shi…!

Edhe ai heshtte…Veprimi i saj ish pak çmendarak dhe iu duk sikur thellë në vete iu lëkund pak burrëria...

Pa u ndjere,ai mori kapsën e flokëve tësaj, që e kish lënë diku afër marshit të makinës, dhe nisi të hiqte një e nga një fijet e flokëve, që kishin mbetur në të.

Ajo e pa dhe qeshi fshehtas, një nga ato buzëqeshjet e brendshme pa lëvizur mimikën e fytyrës, që të mos e jepte veten… veprimi i tij iu duk shumë naiv dhe shumë intim…

Ndërsa dëgjoi, që ai nisi t’i  fliste me zë të ulët”Nuk duhet ta heqësh kapsën nga floket me aq vrull, shih sa fije janë kapërthyer pas dhëmbëzave të saj…dhe” sytë i mbante mbërthyer në një pikë,”… dhe -vazhdoi ai… “makinës s’duhet t’i japësh aq shpejt si tani..”-dhe po aq qetë ai mendonte se ajo vajze e kishte nxjerrë pak nga vetja .

Dori eci dhe pak, hapi krahun në të djathte dhe gjeti një parkim në vedin më të afërt te mundshëm.

Bëri të merrte kapsën dhe të kapte flokët, por ndeshi mbi dorën e tij.

“Meqe e pastrova nga fijet, mendoj se duhet të ta vë në flokë unë, dhe megjithë vështrimin e saj të habitur dhe mohues ndaj dëshires së tij të beftë,ai u zgjat  drejt saj, preku flokët dhe nisi t’ia mblidhte ashtu si dinte.

Më shumë asaj iu duk si një lojë, dhe ndiente frymën e tij aq afër qafës së saj…

Iu duk vetja jashtë realitetit një çast, si e hipnotizuar…

Nuk po fliste, nuk po lëvizte…

Zot, përse kishte vajtur tek ai?

“Si guxon”? – u kujtua ajo. Zbriti vrik nga makina, ndërkohë zbriti dhe ai për të marrë drejtimin e saj.

Asaj i vinte të ulëriste me këte qetësi të tij.

I dukej sikur bota kishte ndalur frymën dhe ajo kishte zbritur në një tjetër planet.

Si   të mos kish ndodhur gjë,Genti  vazhdoi e mori drejt rrugën me makinën e tij për nga ishte nisur, para takimit me Dorin, ndërsa ajo foli si me vete:

“Per çfarë e takova s’kujtoj dot asgjë…”

I dukej sikur flokët e saj,  tashmë kishin një magji, dhe kaloi dorën nëpër to, duke ecur me vështrimin e humbur mes rrugëve që i dukeshin bosh…jo vetëm nga dielli i lëkundshëm i qershorit.

…qeshi…!

Ndoshta do të duhej përsëri ai për ta zhbërë magjinë…

© Drita Lushi

qershor 2015-Tiranë.



(Vota: 9 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora