E enjte, 18.04.2024, 03:10 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Migjeni, shqiptari ortodoks i Maqedonisë!

E merkure, 15.07.2015, 08:07 PM


Migjeni, shqiptari ortodoks i Maqedonisë !

Nga Fahri Xharra

Sa interesant me këtë historinë tonë . atë që e dinim nuk guxonim ta thonim,  e për atë që nuk kishim asnjë pike njohori rrihnim ( e edhe sot rrahim ) gjoks duke e vërtetuar ma paditurinë tonë e në përfitimet  e atyre që na donin ashtu si ishim dhe ashtu si jemi edhe sot . Me të vërtetë, mjerimi mendor qenka një kafshatë që nuk kapërdihet e kur edhe rrah gjoks duke e mbrojtur atë mos dije,  atëherë i  vie  era   si e lakrave “ turshi” kah mesi i pranverës .

Kujt t`i shkonte mendja se kishte shqiptar  ortodoks në Maqedoni ? Edhe ata që e dinin nuk guxonin se regjimet e ndryshme që moti kishin vendosur “veto” mbi çdo gjë që sillej rreth të vërtetës sonë . Heshtje historike me qëllim të harresës,  me qëllim të shlyerjes përfundimisht nga hartat e kombit një masiv të madh kombëtar. E mësonim Migjenin,  por në heshtje na ngacmonte se kush ishte ay  nga kishte ardhur ? askush nuk fliste .

E lexonim trumcakun që vuenta nga melankolia,  i cili fatkeqsisht kishte lindur nënjë vend të shkretë. ishte në një vend ku ishte një natyrë- e cila nuk mund të quhej natyrë. …Por e dini që trumcaku bëri vetvrasje ? sepse  ishte në një vend ku ‘kafshatat e mjerimit ‘ nuk kapërdiheshin . Por nuk kapërdihen edhe sot.

Interesant ! jemi ë vend  ku kemi kapërcime logjike,  morale dhe dogmatike në botën tone reale. Asnjë herë nuk e sqaruam se nga ishte Migjeni,  sepse nuk guxonim e as nuk donim.

“I gjyshi Nikolla Dibrani – quhej me këteë mbiemër gjenerik,  se familja e kishte origjinën nga Dibra e Madhe,  nga fshatrat ortodokse shqiptare te Rekës (po nga krahina ku ka lindur edhe poeti patrioti shqiptar Josif Jovan Bagëri) – qe shperngulur nga mezi i shekullit te 19-te. Kemi plot familje të shperngulura ne kete qytet te Veriut: Gjergaj,  Siliqi,  Banushi,  Kadiqi,  Dibra,  e te tjera. Nikolla Dibrani qe murator nga mjeshtria dhe thonë se mori pjesë në ndërtimin e kishës ortodokse në Shkoder. Kur shkonte si murator nëpër katundet e ndryshme,  ne Mal te Zi,  Nikolla u njoh dhe u martua me një vajzë nga Kuçi,  me Stake Milanin,  e cila kishte edhe ajo si gjithe banoret e asaj krahine,  shqipen per gjuhe amtare. Nikolla Dibrani,  kur humbi jetën në Mal te Zi,  aty nga moti 1876,  la pas dy bij: Gjoken(Gjergjin) dhe Kriston,  fare te vegjel.

Gjergjj Nikolla hyri shegert te Beroviqet,  te cilët u kijdesë sikur ta kishin birin e tyre. Ata e ndihmuan jetimin të vejë edhe ne shkollën italiane. Më vonë,  ndersa u mbante hesapet,  i ndihmoi edhe në një pijetore,  ngjitur me magazinën e tyre,  në të cilën me kohë punoi per hesap te vet duke shitur mallra ushqimore. Gjergji(ose Gjoka) qe burrë i urtë,  i ndërshem e me karakter. Për këto cilesira,  për here e zgjidhnin epitrop ne kishen ortodokse dhe,  sepse e çmonin dhe e nderonin,  komuniteti i tij e dergoj te perfaqesonte në Kongresin Kishtar te Beratit me 1922. Me cilesitë e tij te mira ai fitoi një shoqe jete te pajisur me kulturë e me bukuri te rrallë,  Sofi Anastas Kokoshin,  me të cilën u martua me 17 Shtator 1900. Kjo grua pati lindur me 15 Tetor 1881 dhe vdiq me 16 Gusht 1916 duke lënë pas te shoqin me dy djem e katër vajza nën kujdesin shtepiak të së vjehrrës plakë. Milloshi qe atëhere pesë vjeç.

… Milloshi,  i cili pati mbaruar shkollen unike ne Shkoder me 1923,  kur i vdiqën babai dhe i vëllai,  ndodhej ne Tivar tek e motra më e madhe,  Lenka Jovani,  e martuar atje me një mekanik nga Kavaja,  Llazar Jovani. Milloshi po studionte ne klasen e dytë te gjimnazit kur i ungji,  Jovan Kokoshi,  e lajmeroj se i pati nxjerre burse per ne gjimnazin e Manastirit. U nis per atje në vjeshtë 1925. Pasi mori atje semimaturen me 1927,  me rezultate te mira,  për vjetin shkollor 1927-1928,  kundër dëshires se tij e regjistruan ne Seminar. E mbaroj këte shkollë me 1932. Ne diplomen e leshuar prej drejtorisë me 18 Qershor 1932,  cilesohet “bir i Gjergjit,  tregtar”.”

Në vitet e 90-ta kam lexuar nëpër disa websites që Migjeni ishte serb,  dhe vete u çudita pasi një fakt i tille kurre nuk na ishte permendur ne shkolla.  - pyet një lexues A është e vertetë? A ka degjuar ndonjeri tjeter per ketë? Mua nuk me zë meraku se cfarë origjine etnike kishte Migjeni familjarisht,  pasi për mua ai gjithmonë do te mbetet nga poetet shqiptare më të preferuar,  por vetem sa per të shuar kuriozitetin.

Nqs. Migjeni me të vertetë ishte serb,  atehërë kjo duhej te ishte permendur dhe në tekstet tona shkollore. Mua do me vinte keq nqs. politika shqiptare na i ka mbajtur fshehur ketë fakt nga biografia e tij,  pasi arti i Migjenit qendron shume me lart se lojerat e felliqura politike ne Ballkan. ?

Migjeni, shqiptari  ortodoks i Maqedonisë !

Pra,  lojëra të të fëlliqura mbi token tonë,  në popullin tonë e për popullin tonë.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora