E merkure, 24.04.2024, 06:14 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: Druže Redžep ?osja za malo nas otrovaše!

E marte, 14.07.2015, 08:52 PM


Druže Redžep ?OSJA za malo nas otrovaše   !

E kuptuat me siguri , që përpak na helmuan. Ku ishe ti ? E pije ujin shlirë ?

Nga Fahri Xharra

“Policia e Kosovës ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve dje pranë liqenit të Badovcit. Helmi i është gjetur në çantë, Enis Latifit nga Vushtrria, që është njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm. Këtë e ka treguar avokatja mbrojtëse e tij, Sabrije Jashari, e cila duke folur para mediave ka shpalosur disa detaje të arrestimit të klientit të saj, Enis Latifi, raporton Koha.net.”

Por “shykyr” zotit kjo nuk ishte e vërtetë sipas lajmeve më të reja ,  “se ata kishin helm me veti , vetëm se kishin shkuar ta falnin namazin” . Por frika mbetet , freika kërcnon më shumë se ngjarja. “ Sikur të ndodhte “ … Nuk guxojmë të mendojmë për këte , se na kapin ethet.

“Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull. E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës.” ( I.K .)

“Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave. Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar qysh para një muaji. Këtë e ka thënë të dielën për gazetën kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’ Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan. Mirëpo, në këtë Komunë, ato nuk janë shtuar para arrestimit të 5 të dyshuarve për terrorizëm në liqenin e Badovcit. Ndërkaq, masat e sigurisë janë shtuar edhe në Pejë e Gjakovë. Në kompaninë “Radoniqi” në Gjakovë, masat janë shtuar qysh para 3 javësh. “ Pse ore të frigehemi ? e nga kush ? nga vetvetja , nga shpërlarja e jonë e trurit . A ka turp më të madh se sa të shpërlahemi nga truri ?

Një nga guximtarët e parë për këtë tru shpërlarje je edhe ti Druže Redžep ?OSJA . A të kujtohet apo jo? Ishin kohë , ditë ,orë të vështira ato  kur ti mundoheshe të na bindësh që na nuk jemi Europë ‘, kur ti e  ngritshe gishtin dhe e garantoje “ gjysmën tjetër “ të popullit shqiptar , se ata e kanë një identitet tjetër nga  ajo e “gjysmës “ tjetër.

“Kadare vë theksin tek identiteti europian, që e motivon nga historia e vjetër e lidhjeve të Shqipërisë me Europën, nga lidhjet gjeografike dhe ato më të hershmet, më të lashtat kulturore dhe trashëgimore, ndërsa Rexhep Qosja e sheh identitetin e shqiptarëve të ndikuar nga pushtimi turk 500-vjeçar. thoshte Bashkim Kuçuku ‘

Nuk humbet identiteti kombëtar nëse ne ishim robër për 500 vjet. Robër , skllevër dhe asgjë më shumë, por ne e ruanim identitetin tonë kombëtar . T`a merr mndja që është kështu Druže Redžep ?OSJA ?

“Një shkrimtari, këto ditë, po i merret për meritë shqiptimi i fjalisë, natyrisht pas permbysjes së komunizmit, se shqiptarët i takojnë qyteterimit perëndimor dhe, vetëm, perëndimor! Pohime të tilla janë shqiptuar në Kosovë shumë herë pas demonstratave të rinisë studentore dhe shkollore të vitit 1981, në të cilat kërkohej qe Kosova të njihej Republikë; dhe, pohime të tilla janë shqiptuar, para se gjithash, për të kundershtuar propaganden e mediave serbe, në të cilat thuhej se ndër shqiptarët zhvillohet fundamentalizmi islamik! e thoshje me një rast Druzhe !

Por ishte e vërtetë se edhe atëherë e edhe gjithmonë do të thuhet kjo se tek ne nuk zhvillohet fundamentalizmi islamik . Por ti kundërshtove duke thënë :  “E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor.” Pak e thënë ndryshe , si thonë në Gjakovë e lyer me kos për të mos pranuar .

Nejse ,përkundër që “Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave. Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme “ ne flejmë rahat . dhe pa frikë.

Nuk guxoj ta harroj  : “Valon Kurtishi  thot publikisht ,Ne shqiptarët në Maqedoni i kemi humbur atributet, traditat, botëkuptimet, vlerat më të mira shqiptare si rezultat i sundimeve të gjata të huaja. Ne jemi aziatizuar e tjetërsuar gjer në panjohësi. Ne duhet te punojmëshume për të rikthyer vlerat më të mira mesjetare kombetare si qendrimin vertikal dhe dinjitetin personal, dashurine dhe luften për lirine, përpjekjen dhe sakrificën për të mirën kolektive, shenjterinë dhe pathyeshmërinëe e fjalës së dhënë, shpirtin luftarak dhe vullnetin e pathyeshëm për të mbrojtur dhe thënë të vërteten. Jam i sigurtë që ne do te dijmë bashkërisht të tejkalojmë ketë krizë të rëndë të vlerave ku kemi rënë pa fajin tonë. Shqiptarët ngadalë por sigurtë dhe pakthyeshem, do tu rikthehen traditave te vjetra te lirisë, demokracisëpopullore, humanizmit e fisnikerisë. Shqiptarët krenarë me gjak Ilir do tu rikthehen rrënjëve te tyre historike. Eshtë vetë thirrja e të parëve, gjeni i paraardhesve, besa e harruar, gjaku i stërgjyshërve që do ta permbushë ketë porosi mijëravjecare”

Druže Redžep ?OSJA za malo nas otrovaše   ! Shoku Rexhep Qosja për pak na helmuan  ajo “gjysma” e jote .



(Vota: 14 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora