E diele, 05.02.2023, 06:17 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kelmendi: Letër Ambasadës Gjermane në Prishtinë

E hene, 13.07.2015, 05:57 PM


Një letër Ambasadës Gjermane në Prishtinë

Bëjeni ADN: Më lejoni ta përqafoj birin tim pas mbi 7 milion  vjetësh, Ju lutem!

Unë po Ju pyes SINQERISHT: Pse nuk bëni ADN time dhe të djalit tim, që ai të mund të vij te Babi pas 7 vjetësh! Isha dhe mbetem PACIFIST dhe RUGOVIST! Pse e thash këtë të fundit?! Sepse, djali im i madh beson thellësisht që në Zyrën Tuaj është “dikush” që don të më “HAKMERRET” sepse e them të VËRTETËN në të gjithë ARTIKUJT e mi gazetaresk...Aber immer wieder DANKE DEUTSCHLAND, EVIG!

NGA BENEDICT KELMENDI

Zyrtarë të çmuar të Ambsadës Gjermane në Kosovë dhe ju shqipfolës që punoni Aty!

Nëse nuk e njihni gjuhën e bukur shqipe apo gjuhën e artë Gjermane, lexojeni Biblën në Gjermanisht  a Shqip!  Të dyja gjuhë të „komplikuara“ por UNIKATE me një Gramatikë Dashurie, Pasioni dhe Emocioni të veçant!

Unë po ju shkruaj pa dashtë me kërkue MËSHIRË, por me vetëm një LUTJE!

Dhe lexojeni a Kuptojeni si të doni! Fundja po ju shkruaj vetëm NJERËZISHT!

Nëse, Ju Zyra gjermane në Prishtinë më pranoni siç më ka pranue Shteti Gjerman.

Veçant siç më trajtojnë miqt e mi gjermanë.

Për mua  nuk është më mister  shpirti gjerman mu ashtu siç ma ka sqarue Gjyshi im, ndjesë pastë (derisa po Ju shkruaj unë nuk po mund ti ndal më lotët).

Por unë Ju falënderoj shumë për këta LOTË!

Sepse nuk dua KURR që ju të keni mundësinë time për të Qarë e për të Vuajtur për Fëmijët dhe Familjen. Edhe nesër në Gotendienst do të Lutem për JU të gjithë pa dallim. Ka 7 vjet që nuk i kam parë e as përqfue Fëmijët e mi. A thua është krejt siç thoni JU „scheiß egal“…Immer wieder Vielen Dank! Danke Deutschland!

Për të Ju Kujtuar…

Eni ka lindë gjatë luftës, më 1999 në muajin Prill, më 27. Apokalipsa e shqiptarëve të Kosovës, rrugëtimi përmes Luftës dhe Mbijetesës! Në fakt nuk kishte luftë, por vetëm VRASJE dhe MASAKRA në popullsinë civile. Ata që gjoja duhej të na mbronin gjendeshin në hotelet e Kryeqytetit shqiptar Tiranë ose fshiheshin atyre Shtabeve që i krijuan me injorantë “ushtarakë” që u shndërruan në dofar “politikajsh” dhe po e RRJEPIN Lirinë dhe Kosovën!

Merrnie me mend pse të ashtuçuajturit Komndantë të UÇK që po udhëheqin shtetin tim, nuk u vranë sikur ushtarët nëpër fushëbeteja siç proklamojnë. Ky soj i keq që po zhvatë shtetin e ri dhe po abuzon lirinë tonë nuk e themeloi së fundmi Gjykatën për krime lufte sepse shumica prej tyre janë KRIMINELË. Jo sepse nuk mundën me vra serbë, por vranë shqiptarë dhe sidomos oponentë politikë që i takonin filozofisë politike e nacional-demokratike të dr. IBRAHIM RUGOVËS.  Fatkeqësia e vendlindjes time është se ky soj ka okupue Parlamentin dhe Qeverinë, institucionet!

Dhe shteti i Kosovës po vuanë ende nga krimi i organizuar, korrupcioni qeveritar dhe krimet nga më të ndryshme që fare nuk përkojnë me traditën shqiptare të Dardanisë!

Krejt një ditë, pasi mbi 70 mijë shqiptarë të fshehur në malet e Koliqit e të Dyzit, vendosëm të shkojmë në Prishtinë për ti shpëtuar fëmijët nga uria.  Gruaja ime ishte shtatzanë në muajin e 9-të dhe kalimi përmes uniformave të ndryshme paraushtrake serbe ishte një ferr i vërtetë.

Unë dua që Ju të gjithë që punoni në Ambasadën apo Zyrën Gjermane në Prishtinë, gjermanë apo shqiptarë, të mos keni mundësi ta përjetoni kurr një ankth e makth  të tillë…Ama KURR! As atëhere JO!

Po ju kujtoj për një çast: Po shihnim se si po ndaheshin mashkujt dhe burrat nga Familjet e tyre dhe po vendoseshin në një shtëpi trekatëshe të pandërtuar plotësisht!

Gruaja ime, më përqafoi dhe nuk më lëshonte…Si mashkull shqiptar e me mentalitet Ballkanas i thash:

- Dëgjo, ma lind e ma rrit fëmijën dhe mos ta dëgjoj as edhe një za…a nuk e sheh që të gjithë ata që po i ndajnë në atë shtëpi ekzekutimi, janë fëmijë Nënash a burra të grave apo vëllëzër të DIKUJT!

Fati im atëhere, ishte që nuk më ndanë! Por po më NDANI Ju!

Të nesërmen Eni erdhi në jetë! Ishte Nana ime dhe Gjyshja ime (Ndjesë pastë) që ma lindën Enin tim.

Djalin tim që e quajnë „Benedikti i vogël“! Atë që Ju po ma refuzoni për ta përqafue pas plot 7 vjetësh!

Nëse ende keni kurajo për ta kuptue, sepse nuk po ju pyes për NDJENJA më!

Më keni sjellë buzë VETVRASJES të sigurtë! Vetëm se, sipas rrëfimit të Gjyshit tim, unë besoj në shpirtin Gjerman.  Atë që e shoh përmes dr. Stein dhe Familjes së Tij, Frau Steffan e Bodos...Miqëve që po më mbajnë në këtë jetë makabre dhe krejt vetëm!

Edhe nje sekuencë që më sjell vaj deri në asht dhe lotë që shkruajnë! (Dua por nuk mund të ju kuptoj si nuk e lejoni një Familje të BASHKOHET)!

Të nesërmen kur Eni qante në përqafim të Nanës, gruas time, erdhën dy policë serbë në shtëpinë e Hallës time në Prishtinë ku po strehoheshim përkohësisht!

- Ku ka lindur ky fëmijë?

- Këtu

- Si këtu, pse nuk shkoni në spital?

- Faleminderit por mirë janë edhe djali e edhe gruaja.

- Jo, merri të dy dhe ne ju dërgojmë në spital

- Faleminderit, por jo

- Mos u bëj i marrë, të vdes djali e edhe gruaja

- Faleminderit por mbetem këtu

- Kujt i frikohesh ti? Neve apo bombave të NATO-s?

- Të dyve

Ky ishte dilaogu VETVRASËS i imi në kohën kur thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara (UN) ishte në Kosovë! Por unë, me mospranimin për ta dërguar gruan dhe djalin e sapolindur në Spital, kisha “nënshkruar” vrasjen! Atë që e parandalova duke IKUR në kampet e refugjatëve në Maqedoni!

Fqinja do të më tregonte për kontrollin MASAKRUES pas ikjes time kur me Kryqin e Kuq Danez po vizitoja Kosovën e pasluftës (2000).

A doni ende lotë dhe rrëfime a kujtime që kurr nuk do të doja tu kthehem !?

Endriti MBIJETOI sikur edhe Gruaja dhe Familja ime! Ikëm në Maqedoni në Kampin e Stankovecit ! Aty ku Eni nuk ndalej së qari në një temperaturë afër 40 gradë, derisa Motra medicinale Daneze me të cilën punoja si përkthyes vullnetarisht, më kërkoi ta njihte Familjen time. Atëhere ajo ishte më shumë së e shqetësuar. Krejt e nervozuar më tha :

Po ti, po i ndihmon të gjithë për të shkuar në Danimarkë, pse nuk e shpëton këtë engjell.

Enin për të cilin ju kërkoni dëshmi ATËSIE oh o Zot?!

Dhe…ku e si ta regjistroja Enin?! Në Mal apo në Prishtinë gjatë luftës ishte krejt e PAMUNDSHME! Jam i sigurtë që mund të gjeni fakte edhe në Danimarkë. Enin dhe fëmijët e mi i rexhistrova pasi krijuam institucionet komunale bashkë me misionin e Kombeve të Bshkuara (UNMIK). Në fakt pamundësia lidhet me atë se nuk doja ti regjistrojë fëmijë te autoritetet serbe para dhe gjatë luftës 1999. Isha dhe mbeta PACIFIST dhe RUGOVIST!

Pse e thash këtë të fundit?!

Sepse, djali im i madh Kreshniku, beson thellësisht që në Zyrën Tuaj është “dikush” (përkthyes a tjetër nuk ka rëndësi, ka rëndësi që janë Kosovarë) që don të më HAKMERRET sepse e them të VËRTETËN në të gjithë ARTIKUJT e mi gazetaresk. Unë nuk dua të besojë se si “dikush” në Ambasadën Tuaj mundet dhe “i shet” madje edhe Terminet që Ju i proklamoni online!

Lufta kundër Krimit të Organizuar, korrupcionit dhe qeveritarëve është ndër temat e mia. Prandaj djali im i madh, me 2 vjet të kryera në Kolegj Ndërkombëtar në Danimarkë nuk mund të gjejë punë në Kosovë, përkundër që flet shkëlqyeshëm Shqip, Danisht, Greqisht, Anglisht e edhe mirë Gjermanisht. Pyetja e fundit që ai ka në secilën intervistë është: A je Ty djali i atij gazetarit!? Të tjerat janë të “vetkuptueshme” nëse Ju i kuptoni rrethanat e qytetarëve në Kosovë!

Unë po Ju pyes SIQNERISHT: Pse nuk bëni AND time dhe të djalit tim Enit, që ai të mund të vij te Babi! Po, bëjeni ADN dhe mos ma ndaloni ta shoh djalin që erdhi në këtë jetë gjatë luftës. Që AI të mos e kujtojë një “luftë” të re!  Ju lutem, na e bëni ADN dhe më lejoni ta prek Fëmiun tim!

Për fund: Mu ashtu si më pat thanë Gjyshi im, unë gjeta në Gjermani Jetën dhe Miqt! Prandaj me plot shpirt e zemër e them: DANKE DEUTSCHLAND. Pavarësisht se sa do të më mbani larg Familjes e Fëmijëve të mi BIOLOGJIK!

Kam shumë Familje gjermane që i dua dhe po më ndihmojnë TË JEM! I kam takue përmes Dardanëve të mi këtu në Gjermani. Krejt si më ka thanë Gjyshi im. Një rrëfim që do të botohet së pari në gjermanisht!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora