E enjte, 25.04.2024, 09:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gjuha dhe tendencat për shkombëtarizim

E hene, 13.07.2015, 07:34 PM


Gjuha zyrtare dhe tendencat per shkombëtarizim

Nga Gjon Keka

Gjuha është element thelbësor i një populli,  është identifikim. Ndërsa gjuha zyrtare është elementi më i rëndësishëm i një shteti dhe populli në demokraci,  kjo gjuhë bëhet pjesë e jetës politike, publike dhe qytetare, por edhe e karakterit kushtetues dhe ligjor.

Gjuha zyrtare e një populli përcaktohet në bazë të përqindjes dominuese të atij vendi, ndërsa për gjuhët tjera të pakicave nëse ato ekzistojnë duhet përcaktimi kushtetues i përqindjes së tyre. Gjuha zyrtare është gjuhë e përgjithshme e jetës publike (politike) të një shteti.

P.sh. në Kosovë gjuha zyrtare është gjuha shqipe dhe si gjuhë internacionale është gjuha angleze. Kjo është dashur të mbetet në Kosovë si gjuhë zyrtare vetëm gjuha shqipe si gjuhë dominuese dhe ajo angleze si gjuhë internacionale.

Futja e gjuhëve tjera të pakicave që nuk përbëjnë përqindjen reale për të qenë pjesë e gjuhës zyrtare të një shteti është mëkati më i madh i politikës në Kosovë. Futja e këtyre gjuhëve si p.sh ajo turke pa përqindje reale, sepse nuk ekziston komunitet turk në Kosovë, por mund të jenë njerëz që për interesa, ose edhe një numër mbetjesh osmane që kanë shfaqur hapur apetitet e tyre për të dominuar në shumë fusha në Kosovë për shkak të vellazërisë më turqit që shpallën pushtetarët e pandërgjegjshëm dhe pa identitet të shtetit të Kosovës.

Futja e shumë gjuhëvë zyrtare pa qenë ato realiste është ndotje e peizazhit të vendit tonë,  është e pakëndëshme dhe qesharake, madje me tendenca për shkombëtarizim.

Futja e këtyre gjuhëve është gabimi i radhës që Kosova do ta vuaj në të ardhmen, për shkak të arrogancës,  ata duhet ta dinë se gjuha është si rrufeja. Sepse vendi ynë nuk mund të bëhet strehë e lojërave të flliqura nga të gjitha anët e mbetjeve osmane dhe sllave, sepse Kosova tani shihet qartë se ka nevojë për një Zot shtëpie që i vendosë gjërat në vendin e vetë dhe e ndanë të keqen nga e mira.

Këto akte tregojnë se Kosova është vend i pushtetarëve mendërisht të vegjël,  që nuk kanë vizion dhe nuk e ruajnë identitetin, dhe as kujdesen për gjuhën qoftë ajo zyrtare apo edhe burimore e këtij vendi.

Kosova është një vend multi-gjuhësor,  por jo edhe një vend që duhet të futë si gjuhë zyrtare në cdo komunë nga gjuhët tjera vetëm se ekziston një individ apo një grusht njerëzish të dalldisur nga vëllazëria me ta.

D.m.th në këtë vend për tre katër ose po them 1800 të vetëkthyer në turqfolës të sundojnë në cdo komunë për nga gjuha zyrtare apo ta bëjnë atë pjesë të jetës publike, kjo është e tmerrshme,  ashtë papërgjegjësi shtetërore dhe kushtetuese.

Duhet vënë re se ky është një shqetësim besoj edhe i shumë shqiptarëve tjerë në Kosovë, me përpjekje të tilla për ta absorbuar nacionalitet të tjera apo nacionalitete të shpikura në trupin e popullit të Kosovës dhe të shtetit në vetëvete.

Me këtë akt, pra të futjes së gjuhës turke në 38 komuna si pjesë e gjuhës zyrtare është një tendencë e qartë e shkombëtarizimit të kombit, dhe vecantisë së tij si popull europian. Ndërsa është për t'u theksuar se e rëndësishme për vendin është që në Kosovë cdo komunitet të respektohet, të ketë liritë e tij,  por jo edhe t'i bëhen “karrige të vecanta” apo duke i futur në kategoritë e gjuhëve zyrtare,  kjo sepse të gjithë komunitet nesër mund ta marrin këtë si fitore të tyre për ta rritur dominim në shumë fusha në jetën publike,  politike, kulturore etj.

Ne vetëm duhet të mendojmë se kemi me miliona shqiptarë që gjenden në turqi dhe nuk kanë asnjë të drejtë të tyre e lërë më gjuhë zyrtare e që në bazë të përqinjdes sigurisht se do t'i takonte të kishte në atë vend,  pse kjo padrejtësi,  pse kjo po ndodhë tek ne për një grusht individësh të turqizuar, por jo edhe për shqiptarët në Turqi të cilët nuk kanë të drejtat e tyre ligjore dhe natyrore atje.

Shpresoj se qytetarë dhe institucionet e ndërgjegjshme do të mbrojnë vecantinë e popullit të tij dhe të mos lejojnë që vendi të bëhet me pallate dhe haremë turke, për jenicerët dhe renegatët e rinj që kanë zënë rrënjën në Kosovë për shkak të vëllazërisë me turq. Nga e gjithë kjo në fund mund të shtrohet pyetja se si mund të bësh pjesë të një gjuhe zyrtare, kur ai popull nuk ekziston?,  por në fakt është një shpikje idiote.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora