Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Flamuri simbol i shenjtë kombëtar

| E premte, 10.07.2015, 08:59 PM |


Flamuri simbol i shenjtë kombëtar

Nga Hilmi Saraçi

Me rastin e manifestimeve të ndryshme  dhe akademive përkujtimeve  për luftëtarët e lirisë –dëshmorët  e kombit si dhe me rastin e festave të tjera , flamuri kombëtar e ka vëndin e vet të lartë , në ballë të këtyre  përkujtimeve, manifestimeve dhe festave të tjera . Mirëpo a ka pakujdesi dhe lëshime gjatë organizimit, përdorimit dhe përcaktimit   të flamurit nëpër këto  manifestime dhe akademi përkujtimore? Si bëhet organizimi me rastin e këtyre manifestimeve dhe përkujtimeve?. . Ku vehet flamuri dhe si vëhet në këto dhe  raste të tjera?  Si bëhet shpalosja  dhe si duket shtiza  e flamurit gjatë qëndrimit dhe valvitjes? Ngjan që qytetarët mbi duqanët e tyre ta vejnë flamurin si në rastet e zisë kombëtarë , ashtu edhe në rastet e shënimeve të përvjetorëve të ndryshme si me rastin e çlirimit të qytetit e tjera.  A vëhet flamuri i grisur  me ngjyrën e duhur të tij (i vjetruar  nëpër këto manifestime  përkujtime dhe festa të ndryshme ) ?.. Gjatë varrimit të dëshmorëve , luftëtarëve dhe të tjerëvë të vrarë nga armiku si bëhet ceromonia mortare ?. A ka këtu nëpër këto ceromoni mortare, manifestime dhe përkujtime  lëshime dhe pakujdesi nga organizatori?. Sa janë me vënd disa fjalime të njëpasnjëshme  dhe disa recitime  dhe këngë të përcjella me dhëmbje, vaj e lotë nga fëmijtë , prindërit e të cilëve  kanë vdekur?.. A duhet të qëndrojë flamuri nëpër varreza, mbi varrin e luftëtarit dhe personaliteteve të tjera  të njohura patriotike e  ta humb kështu ngjyrën  kuq e zi e ta rrahin erërat, të grriset dhe  ashtu pa ngjyrë i grisur, i rrëxuar të qëndrojë? A është me vënd që flamuri për çdo imtësi  të vëhet dhe të përdoret  kudo ,  në çdo  skutë në çdo qoshe, në çdo pullaz, vënd e pa vënd.?  Njerëzit e duan flamurin, kanë respekt të madh   e dashuri të lartë  për simbolin kombëtar. Kanë respekt dhe krenari të lartë për UÇK-në  dhe për personalitetët të shquara patriotike dhe kombëtare  , por sa është me vënd që fjala UÇK , emëri i njohur në historinë tonë kombëtar të shënohet kudo e në çdo kund, vend e pa vend, në mure, dyer e të tjera ?.. A është me vënd që flamuri të mbulohet bashk me të vdekurin?.  Mu kujtua një rast kur një të vdekur të dalluar  e kishin mbështjellë me flamur sepse kishte dhënë jetën për liri , për këtë flamur dhe dëshironin ta ndërojnë edhe në këtë mënyrë . Mirëpo dikush nga të pranishmit pëshpëriti padiktushëm : Flamuri duhet të valojë lartë  e kursesi të mbulohet me dhe së bashku me të vdekurin.

Vallë, si duhet të veprojmë në këto raste? .

Pra ç’është  flamuri , ç’rëndësi ka për identitetin kombëtar  dhe shtetror? Sa jemi të kujdeshëm ta ruajmë , ta përdorim me vënd dhe ta jetësojmë në vepër simbolin e identitetit tonë kombëtar?  Me rastin e statusit të Kosovë shtet të pavarur dhe sovran nga shumë probleme të tjera  që janë  reflektuar dhe po reflektohen, pa dyshim është edhe çështja e simboleve kombëtare- flamurit, stemës, himnit.Çdo shtet ka flamurin, stemën dhe himnin  e vet kombëtar me të cilët identifikohet dhe prezendohet në bashkësinë ndërkombëtare si shtet, prandaj edhe shteti i Kosovës ka flamurin , stemën , himnin dhe simbolet të tjera kombëtare të veçanta  , mirëpo sa jemi angazhuar me kohë në këtë drejtim  për përcaktimin  dhe jetësimin e këtyre simboleve në mënyrë të drejtë,  me një çasje të mirëfilltë profesionale, histotike, shkëncore dhe kombëtare? Është e njohur se dy shtete nuk mund ta kenë një flamur, një stemë dhe një himn të përbashkët (shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë),  prandaj përpjekja për zgjedhjen e këtij problemi ishte brengosëse dhe ende na brengoss dhe të na preokupojë të gjithve. Këtë problem me rëndësi të veçantë kombëtar,i ndjeri dr. Ibrahim Rugova  e kishte shtruar duke propozuar Flamurin e Dardanisë dhe himnin “Kur kushtrimi ra në Kosovë” . Për këto propozime të dr. Ibrahim Rugovës pati reagime të ashpra, sidomos ndaj flamurit të Dardanisë të cilin para kamerave televizive e doxhen kundërshtarët e dr. Rugoves  dhe askush nuk mori masa ndaj vepres së tyre të ligë… Mëndoj se në këtë drejtim nuk kemi qenë mjaft të angazhuar dhe të kujdeshëm sa duhet dhe nuk kemi punuar seriozisht…