E merkure, 24.04.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Bisedë virtuale me Kadarenë!

E premte, 10.07.2015, 09:00 PM


Bisedë virtuale me Kadarenë!

Nga Fahri Xharra

I nderuari Kadare,  neve  na ka humbur durimi ; jo sepse prisnim ndonjë mrekulli gjatë këtyre  por së paku mendonim të jemi afër këtij populli të hutuar. E menduam dhe e çmenduam; dhe gjithmonë po -ja na jepte krihë,  se duhej të bënim  diçka të ndritur .

Do të ju citoj,  se neve na humbën fjalët. Po kush jemi ne ? As më pak e as më shumë se qytetarët  shqiptar të Kosovës që mendojmë ashtu si ju :“ Muzika ngjan si e njohur. Askush nuk mund të jetë aq naiv sa të mos e kuptojë se një identitet i ndarë është një komb i ndarë. Askush s’mund të jetë aq i ngathët nga mendja që të mos e kuptojë se përjashtimi i gjysmës ose shumicës së kombit shqiptar nga identiteti evropian,  do të thotë përjashtim nga Evropa. Dhe përjashtimi nga Evropa nuk është larg dëbimit nga Evropa. Ky nuk është as përfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar,  përpara se ta lexojë në libra e ka ndier në mishin e tij këtë lemeri. Shpërnguljet me dhunë kanë hyrë në vetëdijen e traumatizuar të disa brezave shqiptarë. “

“Këto shpërngulje nuk ranë si rrufe në qiell të pastër. Ato ishin përgatitur për një kohë të gjatë nga zyra kriminelësh,  nga ushtarakë sadistë,  nga akademikë të zinj si Vasa Çubrulloviçi,  nga mendësia e një popullsie të tërë të dehur prej etheve shoviniste. Në këtë përgatitje,  po ta hulumtosh tani do të gjesh paradigmat e vjetra: Njëra prej tyre është identiteti joevropian i shqiptarëve. Shqiptarët,  turq të ardhur nga Anadolli. Shqiptarët,  myslimanë,  mish i huaj për Evropën e krishtere.” - ne vet po e vërtetojmë se nuk jemi Europë !

Ti na thua “Me fjalë të tjera të shtrojmë pyetjen se mos vallë gjithë këto vite,  madje disa shekuj me radhë nuk e paskëshim ditur ç’kemi qenë? Ose e kemi ditur gabim? Mos na kanë gënjyer poetët,  nga De Rada te Naim Frashëri,  që të kujtojmë se jemi ata që s’jemi? Dhe prapë mund të vazhdonim. Mos vallë më 1990,  kemi lëshuar britmën e gabuar “E duam Shqipërinë si Evropa?”Mos vallë ajo duhej të ishte: “E duam si Evropa,  por e duam edhe si Azia”,  ose “Hiç më pak se Azia?”Shkurt mos jemi ata që s’jemi? “ … por ne s`kuptojmë,  që“Gjeografia,  gjëja më kokëfortë në botë,  dëshmon e para evropianitetin shqiptar. “   Por ç ti bëjmë që “Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë,  arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia,  ose Azia.”

A,  mos ndoshta: “Letërsia e bejtexhinjve,  për shembull,  njëfarë brumi i përzier shqiptaro-turk,  u thye përfundimisht,  si një sajesë prej qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental,  ndonëse të ftohtë,  të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine. Gjatë kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta rehabilituar këtë letërsi,  me qëllimin meskin për t’ia kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, ,  që regjimit nuk i pëlqente kurrsesi.” Edhe sot po dalldisemi pas bejtexhinjve.

Ti na thua:   “Letërsia e bejtexhinjve,  paraqitur kinse si letërsi me probleme shoqërore-klasore e erotike (me gjasme tepër e guximshme për kohën),  u pa se si ana shoqërore,  si ajo erotike,  ishin tepër të dyshimta. Kjo e fundit,  për shembull,  s’ishte aspak erotizëm normal,  por i mbushur me motive ashikësh e dylberësh. Gjer këtu edhe mund të pranohej,  madje mund të quhej tepër e përparuar,  për të mos thënë që Shqipëria mund ta paraqiste sot si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për homoseksualizmin,  dy shekuj përpara Evropës së sotme! “  por ne shtiremi se gjëja nuk kuptojmë “E ashtuquajtura letërsi erotike,  në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot,  por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës,  madje,  në programet televizive,  e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë. “ Sa mire e thua !

Dhe na forcuan me ngulm,  me vite,  me shekuj “. Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi,  mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës,  për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture,  të futur kontrabandë,  nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”,  adoleshentët,  dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra,  nga njëra anë dhe ashikët e moshuar,  “lalët”me mustaqe,  që psherëtinin të dergjur për ta,  nga ana tjetër,  ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme. Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë,  që jo vetëm me shqiptarët,  por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. “

Po na ku ishim? nuk guxonim të mendonim shqip dhe duhej të kërcenim ashtu s ii binte defit a tarabukut ai  teri aziatik.

Ne e dinim që “Parashikoheshin skenarë ogurzinj me trekëndësha islamikë,  me qendra terroriste,  fundamentaliste,  me xhihad version ballkanik etj.,  etj. E gjithë kjo në pritje të çastit fatal,  kur rebelimi shqiptar do të shpërthente. Ai rebelim do të paraqitej si luftë për islamin,  e jo si luftë për liri. “ dhe ja që po balalfaqohemi  me frigën tonë të dikurshme.

Zoti Kadare edhe nga Shqipëria po na vijnë zhurma që nuk kuptohen qartë : . Nostalgjia e tërthortë që po shfaqet sot tek ne për otomanizmin nuk është vetëm e habitshme. Ajo është në radhë të parë poshtëruese. E po ashtu fantazma e Haxhi Qamilit,  që përherë e më shpesh shfaqet në trojet shqiptare. Shtatorja që iu ngrit në qendër të Tiranës,  më 2001,  një shefi otoman,  i shpallur si kinse themeluesi i qytetit,  ka qenë fyerja më e madhe për kryeqytetin e shtetit,  për historinë dhe ndërgjegjen shqiptare. Vetëm një popull që nuk e meriton lirinë mund t’i ngrejë shtatore pushtuesit të vet. Bashkia e Tiranës,  e drejtuar në atë kohë “nga haxhi qamilët”,  siç i cilësoi me të drejtë arkitekti Maks Velo,  e ngriti atë shtatore natën dhe pa lajmëruar askënd,  si keqbërësit. Banorët e pallateve rreth sheshit ku ajo ende ngrihet sot,  e mbajnë mend njeriun që printe vallen rrotull shtatores atë natë.”

Na falni  Zoti Kadare që iu prishëm qetësin e mesnatës !



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora