Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Refik Hasani: Memoriali i Xhandarmërisë është hequr

| E enjte, 09.07.2015, 06:28 PM |


Memoriali i Xhandarmërisë është hequr-por Lapidari i UÇPMB-së do të duhej të kthehet në vend

Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI

Më në fund është hequr pllaka e memorialit që ju është kushtuar  Xhandarmërisë që kishte  formën e kryqit dhe hartën e Serbisë me përmasa e dimensione të mdha mbi fshatin shqiptarë Lluçan të Komunës së Bujanocit . Nuk ishte dashur të vendoset fare këtu se nuk e kishte vendin,prandaj ky memorial të vendoset në Beograd apo Kragujevc  , por jo në vendbanime dhe lokalitete që historikisht nuk ishin asnjëher të Serbisë .

Minoriteti serbë në Kosovë  vendos krala e mbreta të Serbisë  , kurse në krahinën shqiptare vendosen pllaka e memoriale të Serbisë , ky është vërtet një diskriminim i shqiptarëve dhe super favorizim e majorizim i serbëve.

Me rastin  paralajmërimit të vizitës së Kryeministrit të Serbisë z.Akeksandër VUQIÇ , në Preshevë  edhe pse këto vizita të shpeshta të mirren masa dhe të kthehet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së,që ishte  vendosur para godinës së administratës së Preshevës , ky lapidar  ishte hequr dhunshëm në 20 janar 2013  , prandaj do të duhej të kthehet  pasi Presheva , Bujanoci dhe Medvegja jan Komuna të banuar me shumicë shqiptare .