E premte, 19.04.2024, 11:17 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Oliver Schmitti dhe ndërrimi i Historisë (3)

E merkure, 08.07.2015, 07:58 PM


Nuk  na e “ mbushë “ mendjen, Oliver Schmitti  !

( Pjesa 3 )

Nga Fahri Xharra

folna shqip në dheun tonë hirësi, nëse keni perëndi

nese keni fe e zot

jemi vec nga tjetërkush, rrimë në mal edhe në fushë

jemi vetëm në këtë botë

në këtë botë të mallkuar, në urrejtje dashuruar

aq përcarë e bashkë gjithmonë

flisni shqip hoxhë e uratë, ju urojmë jetë të gjatë

flisni shqip sa s' është vonë...( Fatmir Gjata )

“Historianët turq dhe disa historianë shqiptarë pranojnë tezën që shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe se kanë ardhur nga Kaukazi ose nga Azia.” -( Këto teori serbe gjithashtu ),kurse Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire. (Hasan Kaleshi, “Türkler’in Balkanlar’a Giri?i ve ?slâmla?t?r?lma Arnavud halk?n?n etnik ve milli varl???n?n korunmas?n?n sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, say?:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaas?, ?stanbul, 1981, s.179.)

“Sot shqiptari ka mbetur edhe pa traditë edhe pa shtet, i është humbur orientimi, ka mbetur pa bërthamën e tij, masa shqiptare akoma është e hutuar dhe individi mundohet me rregulla at-hok të krijuara aty për aty, që t'i bëj fre egersisë së vet. Nga mungesa e trashëgimisë shpirtnore, dikush pranon një paketë sjelljesh nga ISIS, dikush përfundon në amoralitet të skajshëm, dikush mbështetet te narkotikët, dikush ja arrijnë ta zbus sado pak veten, e dikush shumë lehtë kalon në ekstremin e djeshëm. Zgjidhja për të dal nga kjo katrahur është forcimi i shtetit që t'i përafrohet besueshmerisë që ka patur shqiptari për traditën e tij, për kanunin e tij. Forcimi i shtetit nuk mund të arrihet pa instaluar vetëdijen kombëtare në arsim. Në anën tjetër, tendenca për ta përdor përsëri kanunin (edhe pse në menyrë të shkaravitur si pasoj e ndërprerjes së traditës), është tregues i dobesisë së shtetit, dhe jo faj i kanunit, prandaj elemente të caktuara të traditës duhet të rimodelohen dhe të përshtaten me arritjet e shekullit ku jetojmë, dhe te vendosen në praktikë, apo të futen në sistemin tone edikativo-arsimor, që të shërbejnë si përkahës të vet shtetit. Se aty ku nuk mund të qendroj polici mbi kry, të qëndroj morali dhe tradita. Nuk duhet të kopjojmë një model kryekëput të huaj, sepse ne kemi specifikat dhe rethanat unike, ashtu siç i ka cdo komb tjetër, prandaj zgjidhja duhet të buroj nga vet ne. ( Besir Bajrami )

Nuk jam përqendruar me këtë shkrim në tendencën që kanë armiqët tanë për ta shrytëzuar këtë huti shqiptare dhe me infiltrimin e tyre, kjo huti të na shfaqet pikerisht ku dhe kur duan ata, megjithatë, ne duhet të shohim brenda vetes që të zgjidhim devijimet tona, në mënyrë që të mos u japim material për manipulim edhe armiqëve , si ato te shmitëve dhe të tjerëve

Vijon nga dje :  “Këto e shumë tjera i shmang Schmitt-i me selektivitetin e tij ne ‚librin‘ kundër Skënderbeut, duke provuar ta reduktojë Ate në ‚hakmarres e mizor‘ e „vrasësin më të madh të shqiptarëve“ ne një kohe kur tëgjitha viset e trojet shqiptare ne Evropen Juglindore e gjithë shqiptarët e asaj kohe ndjekeshin, vriteshin e pjekeshin nga Perandoria Osmane dhe vazalet e saj, derisa i masakruan, ose perndjeken ne Italine Jugore, ne feudet e Kastriotit.

Pak dhe aspak shkencore kjo, për më shumë e më keq, me shumë elemente te një ‚shkence selektive‘ dhe brum për agjenda percarese (nderfetare), spin ky tash që sillet ne kokat e ‚imameve‘ si mullaosmaneve, irfansaliheve, mazllammazllameve, shefqetkrasniqve, apo naimternavave, apo të politikaneve si gezimkelmendet e feridaganet, e deri tek publikues te tjere si lubonjet, (kloset), putot, ceket etj.

Vendimi i ASHAK-ut për pranim te Schmitt-it si anëtar  të saj ishte shpallur dy vite më pare, kështu vonesa e ardhjes së tij ne Prishtinë per ceremoninë e pranimit nuk ka të beje me shqyrtimin e punimeve te tij, por me kohën e mungur të ketij për te pranuar një nderim të tillë, prandaj deklarimet e tij me kete rast, si me të ‚buta‘ nuk kane te bejne me ndryshim, apo afrim te qendrimeve me ASHAK-un, por me shperfaqje të kontradiktave në shkrimet dhe deklarimet e tij, si psh nga qendrimet e tij se ‚nuk ka fakte te mjaftueshme qe shqiptaret kane prejardhje nga ilirët“ (kuptohet se nuk ka ne shkencen e tij selektive) ne deklaraten e tashme ne Prishtine se ‚shqiptaret nuk ishin cliruar nga Perandoria Osmane, pasiqe ata nuk ishin te pushtuar‘, duke iu pervjedhur keshtu pranimi e fakti se ne Kohen e Skenderbeut dhe para ardhjes se Osmaneve ne Gadishullin Ilirik kishte shqiptare, Zot të vehtes, dhe atë pra të besimit orthodoks dhe katolik, dhe si i tille duke demantuar vet shkrimet e tij për Familjen Kastrioti në tendencën per ti nxjerr si sllav e serbë, gjoja per shkak te nenës “serbe “ Vojsaves, kur dihet se në kohen e feudalizmit paternalizmi ishte ne kulmin e tij dhe percaktimi i familjes sipas babait, aq me shume kur ishte fjala per feudale e princer !

Pra në një kohë kur në Gadishullin Ilirik kishte shqiptarë Zot të vehtes, ishin paria e tyre që u bashkua te mbrojë po këta shqiptare nga sulmet dhe pushtimet e Perandorise Osmane dhe vazaleve te saj, ishte e perbashketa shqiptare, gjuhesore, kulturore, territoriale e politike qe i bashkoi në një luftë të perbashkët për mbrojtje te ketyre vlerave dhe te vlerave te Evropes ne një Udheheqje të zgjedhur politike dhe ushtarake ne krye me Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe me nje organizim ushtarak, ekonomik dhe diplomatik te perbashkët, atribute këto te një Mbreteria në bazë kombetare.

Të tjerat janë fabula te treguara me tekst te formuluar në formate shkencore të shquar me selektivitet dhe njëanshmeri. ASHAK-ut nuk i ka bërë mirë ky vendim dhe ky perafrim qe paralajmerohet.

“…Prandaj, jo rastësisht, tendenca e poligonit qitës, i cili në vazhdimësi rrjedhë nga ujërat e zeza që burojnë nga tokat sllave dhe agjenturat e tyre sekrete, të orkestruara nën psikozën e shkencës së urrejtjes, mundohen me mish e me shpirt për t`i zhvlerësuar dhe çmitizuar figurat më eminente të kombit shqiptar së bashku me identitetin tonë kombëtar, që nga Skënderbeu e deri tek Nëna Terezë e Kadareja dhe shumë personalitete tjera të shquara kombëtare me reputacion ndërkombëtar, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në mozaikun e përgjakur të popullit shqiptarë për të arritur deri tek e sotmja dhe për të qenë vetvetja...! (Remzi Limani )”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora