E marte, 11.08.2020, 08:35 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: Duhej shkelë edhe toka

E marte, 07.07.2015, 09:03 PM


DUHEJ  SHKELË  EDHE  TOKA  KU  RUHEJ

BESA, BURRNIA  DHE BUJARIA !

Nga Fritz RADOVANI

DIKUR...

Oooo i zoti shtëpisë, a jeni mbrendë se ua kemi mësye sonte per bukë?!

– Hajdeni Burra, shtëpia asht e Zotit dhe e mikut!

– Mirë se Ju ka prue Zoti...Urdhnoni zotnijë mbrendë!

– Me shka ka dhanë e falë i Madhi Zot, po e kalojmë sonte, por po Ju takon me hjekë pak keq... Hapet portaria... – Urdhnoni Burra!

– Mirë se Ju gjetëm...Prinë ma i moshuemi mbas të zotit shtëpisë... Drejtë e tek oxhaku!

Nder ato Bjeshkë të Nêmuna shekullore sejcila kullë e shtëpi gurit kishte të ruejtun:

Besen: “Shtëpia asht e Zotit dhe e mikut!” Pra, urdhno se je në Besen e Zotit e të Mikut!

Burrninë: “Mirë se Ju ka prue Zoti, urdhnoni Burra, si në shtëpinë tuej...”

Bujarinë: “Me shka ka dhanë e falë i Madhi Zot...” dhe, i shtohej një drue zjarrit...

I zoti i shtëpisë mbushte gotat e rakisë... Levdohej Krishti e fillonte biseda miqsore...

Populli Shqiptar ishte i njohun nder shekuj per këta cilësi të rralla e të çmueshme të Tij.

DJE...

U punue me shekuj nga sllavët e turqit me e shkombtarizue këte Popull Heroik, por nuk mujten edhe pse kanë perdorë mjetet ma të mnershme per me e shperba Shqiptarin.

Mbas vitit 1944 kur sllavokomunistët e Titos e moren nen kontroll Shtetin komunist të Shqipnisë, me aprovimin e Aleatëve të Jaltës, në Shkurt 1945, me që në vitin 1941 ata kishin krijue PKSh të drejtueme nga Mugosha, Popoviqi dhe terroristi Enver Hoxha... Dhe, me këte parti vrastare antikombtare kishin shkatrrue me Luftë civile krejt Jugun,

por me që nuk arrijti me shkatrrue edhe Veriun...para vitit 1944...Atëherë, partizanët “trima” u drejtuen nga Shkodra dhe krahinat e Shqipnisë së Veriut tue këndue:

Kengën partizane... “Luaje, luaje, gocë këmbëneee... t’ia ... Gegës mëmëneee...”

1945: Brofi në kambë Prekë Cali...Kelmendi rroku armët... Shkreli...Bajza...Zagora... Vrithi... Bzhetë Makaj... Çekdedaj...Shllaku... Dukagjini... Puka... Tropoja... Mirdita...

Fillojnë arrestimet e Atdhetarëve, klerikëve dhe shkollat fillojnë edukimin sllavo marksist – leninist të rinisë Shqiptare, ku mbizotnon ideologjia ateiste komuniste antishqiptare.

Zhduket Hymni i Flamurit e Lahuta e Malcisë... bashkë me kulturen Atdhetare.

Vritet edhe njëherë At Shtjefen Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit...

Vrasjet, hetimet, torturat, kampet e shfarosjes dhe interrnimet pushtojnë edhe Malet!

1967, 6 Shkurt, barbari Enver Hoxha i ndalon me ligj Popullit Shqiptar fjalen ZOT !

1967 Kishat kthehen në “vatra kulture” e stalla kafshësh... Në Shkoder hapet “Muzeu Ateist” i vetmi në Botë, me të cilin krenohet Ramiz Alia e Akademia e Shkencave...SOT !

Kisha ku u kunorzue Gjergj Kastrioti në Vaun e Dejës, hidhet në erë me dinamit...

1972 ”Kongresi i Gjuhës”... Gjeni ju, se cilen “gjuhë të njësuar” do të flasin Malet tona...

1990 – 91 Piramidat kufitare tek dera e shtëpisë lahen me gjak të Rinisë që kerkon Liri!

1991 Sigurimi i shtetit hapë “dosjet” e para 50 vjetëve...Fillon prap “gjakmarrja”...

1996 Hapen depot ushtarake të armëve ...Fillon vllavrasja në Male e fusha...Asht 1997...

Cili ishte kujdesi i qeverisë “demokratike” dhe i pushtetit lokal per Malësitë tona?

Lexoni tek Revista “Malësia e Madhe” dhe më tregoni ku janë Malësorët...

SOT...

70 VJET: Që një klerik i huej i dëbuem nga Shqipnia prej komunistëve ka shkrue:

“Më ka ndodhë kaqherë, gjatë këtyne viteve, të mendoj shpesh per Malësorët e mij të krahinës së Shkodres. Kam frikë që pavarsia e tyne, të cilën ata dijtën ta mbronin gjatë shekujve kundër turqëve, qysh sot e mbrapa, të ketë marrë fund! Dhe bashkë me to zhduken, besoj, Burrat e fundit me të vërtetë të lirë të Europës plakë.

Ndoshta ai qytetnim, madje edhe sidomos kur ai merr aspektin e marksizmit, nuk mund të tolerojë asnjë mbijetesë të kohnave të shkueme. Ai nuk mund të durojë ma lirinë e individit...” Dhe ja sot çfarë ngjet nder ata Male, ku u punue per ndryshimin e karakterit etnik të Atyne krahinave gjithmonë të banueme nga Malësorët tanë Shqiptarë: Vriten dy vizitor të huej në moshë të re nga Çekia, Majkell e Ana... Që vertetojnë edhe thanjen se:

Dhuna na solli Besë “Pa Zot”, Burrni “Pa Zot”, Bujari “Pa Zot”, Sofer “Pa Zot”... Vater “Pa Zot”...E sallë pritje tek Presidenti i Republikës së Shqipnisë “Pa Kastriot”...!!

Ky ishte qellimi i sllavokomunizmit nder Shqiptar: “Me i kthye në vrasës tinzar dhe hajdutë Pa Zot, Pa Atdhé, Pa Fé, Pa Nder’ e Pa Dinjitet njerzor!”

Fatkeqësi e madhe ajo ngjarje makabre e dy të Rijve Çek Majkell e Ana..., që kujtuen se janë tue vizitue Atdheun e Nanës Tereza...



(Vota: 6 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora