E merkure, 24.04.2024, 11:33 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Selimi: Dr. Sabri Kiçmari promovoi librin në Vjenë

E shtune, 04.07.2015, 05:25 PM


Dr. Sabri Kiçmari në Vjenë promovoi librin në gjuhen gjermane:

„Republika e Kosovës- themelimi i shtetit dhe struktura sociale“

Nga Ramiz Selimi

Një informim të shkurtër për autorin e librit. Ai ka doktoruar për Shkenca Politike në Universitetin e Bonit në Gjermani. Ai ishte i angazhuar politikisht në luftën për çlirimin e Kosovës, ka punuar edhe si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe në kolegje universitare në Prishtinë.  Pas pavarësisë së vendit, Kiçmari për pesë vjet me radhë ishte ambasador i Kosovës në Vjenë, kurse për më shumë se një vit është ambasador në Australi dhe Zelandë të Re.

Në këtë eveniment të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri  dhe në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike të Vjenës ishin të pranishëm figura të njohura publike dhe njohës të mirë të rrethanave ballkanike si: Publicisti Prof. Dr. Paul Lendvai, Diplomati Prof. Dr. Wolfgang Petritsch, Prof. Dr Johann Günther, nga Ministria e Jashtme Krenar Gashi, Ambasadori në Vjenë Sami Ulkelli, nga Akademia Diplomatike zoti Gerhard Seiler, konsulli Imer Llladrovci, atasheu Bekim Halilaj, si dhe Diplomat dhe Ambasadorë të shteteve mike.

Po ashtu prezent ishin edhe krijues letrar, publicist, gazetarë, dashamirë të artit dhe aktivist të njohur. Moderator ishte Faruk Ajeti, sekretar i tretë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri.

Kush është Dr. Sabri Kiçmari?  Një informim të shkurtër për autorin e librit. Ai ka doktoruar për Shkenca Politike në Universitetin e Bonit në Gjermani. Ai ishte i angazhuar politikisht në luftën për çlirimin e Kosovës, ka punuar edhe si ligjërues në Universitetin e Prishtinës dhe në kolegje universitare në Prishtinë.  Pas pavarësisë së vendit, Kiçmari për pesë vjet me radhë ishte ambasador i Kosovës në Vjenë, kurse për më shumë se një vit është ambasador në Australi dhe Zelandë të Re.

 

Frymëzimin për ta shkruar një libër të tillë ai e kishte që nga koha e diplomimit në Bon me 2001. Atëkohë mungesa e librave nga autorë shqiptarë në gjuhen gjermane e kishte motivua që të shkruaj këtë libër për strukturat sociale të Kosovës dhe themelimin e këtij shteti. Autori thotë se për shkrimin e librit ka përdorur metodat Hegeliane. Kapitulli i parë merret shkurtimisht me rrjedhat historike të Kosovës, kurse në kapitullin e dytë autori përshkruan rrugëtimin e Kosovës deri të pavarësia, përderisa në kapitullin e tretë dhe të katërt mund të lexohet për marrëdhëniet me Bashkimin Evropianë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Libra mbi organizimin e strukturave sociale në Kosovë në gjuhen gjermane kemi shumë pak, ose aspak, pjesa më e madhe e librit merret me këta problem. Autori kë bërë përpjekjet maksimale që ta përshkruaj realisht sistemin socialë që kemi, duke filluar nga organizimi i familjes e deri të problemet  ekonomike dhe arsimore.

Prof. Dr. Johann Günther, që ligjëron në Universitete austriake dhe i cili ka jetuar 4 vite në Kosovë në fjalimin e tij tha se libri ka vlera dhe ai ja preferon lexuesit. Profesori pas lëvdatave dha një këshillë jo për librin por për shoqërinë kosovare, që të shkollohet jashtë vendit, sepse kualiteti i arsimimit në Kosovë është nga më të dobëtit në botë.

Publicisti njohur Prof. Dr. Paul Lendvai, ka shkruar disa libra për Ballkanin dhe i cili është njohës i mirë i rrjedhave ballkanike tha se libri është një mundësi e mirë për tu njohur me historinë e re të Kosovës e para se gjithash me organizimin social të kësaj shoqërie. Ai thotë se për të kompletuar librin, autori është dashur të merret edhe me përshkrimin e krimit e korrupsionit që mungon në këtë libër.

Diplomati dhe Profesori ne Universitetin e Hawardit Prof. Dr. Wolfgang Petritsch në fjalimin e tij kushtuar librit foli më shumë për themelimin e shtetit të Kosovës, ku ai vet ishte pjesëmarrës i proceseve të shumta në themelimin e shtetit të Kosovës, nga Rambuje,  e deri si dëshmitarë në gjykimin kundër Millosheviqit në Hag. Gjithashtu diplomati i preferon lexuesve në gjuhen gjermane librin. Autori thotë se libri do të përkthehet në gjuhen angleze dhe së shpejti edhe në gjuhen shqipe.

Johann Günther, Sabri Kiçmari, Paul Lendvai, Wolfgang Petritsch, Faruk Ajeti dhe Sami Ukelli



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora