E marte, 23.04.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Shaip Ademaj - ''Kujtim i hidhur''

E premte, 03.07.2015, 07:33 PM


Shaip Ademaj

Dhe libri i Tij i parë

KUJTIM I HIDHUR

Tregime

Shkëndija – Prishtinë, 2013

PËRSHTYPJE NGA LIBRI "KUJTIM I HIDHUR", TË AUTORIT SHAIP ADEMAJ

Nga Xhafer LECI

Libri "KUJTIM I HIDHUR", me autor Shaip Ademaj, është një vepër-investim me vlerë, sidomos, për gjeneratat  e reja të vendit tonë. Nga respekti që kam për krijuesit, sidomos këta të Mërgatës tonë, të cilët në mnyrën më orgjinale të dalë nga shpirti dhe zemra e tyre, dinë ti përshkruajnë ngjarjet dhe vuatjet, nepër të cilat ka kaluar vendi dhe populli ynë i okupuar me shekuj, nga okupatorë e armiq të shumtë, në këtë rast po flasim për botuesin e këtij libri, zotëriun Shaip ADEMAJ.

Shaip Ademaj, nga viti 1993, jeton dhe vepron në Gjermani. Është lindur në fshatin Petrovë të Shtimes-Ferizaj, ka të mbaruar Shkollen e Lartë Pedagogjike në Gjakovë. Shaipi derisa ka jetuar në Kosovë, ka punur 15 vjet në arsim, qysh në moshën e Tij rinore është marrë me shkrime, poezi, prozë, tregime..., të cilat i janë botuar në mediat e shkruara të atëhershme në Kosovë.

Shaipi, edhe këtu, në Gjermani, nuk ka ndejur kot, por menjëherë ka filluar të angazhohet në Klube, shoqata e shoqëri, si shumë veprimtarë të tjerë të çështjes tonë kombëtare, për ta dhënë edhe ky kontributin e Tij, humanitar, politik, kulturor e sportiv.

Natyrisht se për botimin e këtij libri Shaipin, e kanë ndihmuar edhe bashëshortja e Tij me 7 fëmijët e tyre, 3 djem e 4 vajza, të shëndoshë e të martuar, disa prej tyre jetojnë në Kosovë e të tjerët në Gjermani.

Autori në këtë libër ka përfshi një pjesë të madhe të shkrimeve të Tij në poezi, prozë,  tregime..., duke përdorur një gjuhë adekuate, shumë të kuptueshme, të kapshme për lexuesit.

Libri “Kujtim i hidhur ” nga 165 faqe, përfshinë gjithësejt 15 tregime, duke kapur tema të ndyshme reale, të ngjarjeve shumë të dhimbshme, në periudha të ndryshme kohore, duke përfshirë përleshjet dhe përballjet e popullit dhe familjeve tona shqiptare, të pabarabarta, në raport me ato të forcave ushtarake, policore e paramilitare, të regjimeve, në kohë të ndryshme, të okupatorit shovenist serbosllav, si dhe shumë ngjarje tjera të rëndësishme, që edhe sot e gjithëmonë janë dhe, do të jenë aktuale në familjet tona.

PËRMBAJTJA: Afrimi, E bija Sylës, Fejesa, Vjollca, Babai, Kujtim i hidhur, Letra e pa shkruar, Mysafiri, Rrugë dëshprimi, Nikoja dhe qyteti F., Rrugëtimi pa adresë, Një letër, Pafajësia, Shpëtimi dhe Vizita e pa pritur.

Autori në këtë libër, me mjeshtri e pedantëri ka përshkruar atdhetarët, qendrestarët për çlirimin e vendit tonë, por nuk ka harruar të akuzojë as ata shqiptarë, të cilët shërbyen si bashkëpunëtorë të okupatorit dhe satelitëve të tij.

Tregimi i parë fillon me bashkëshortët Afrimin dhe Vjollcën. Afrimi kishte kontribuar shumë për çlirimin e Kosovës, më shumë dëshirë po e priste njohjen e pavarësisë së Kosovës-shpalljen Republikë... Pa pritmas Afrmi kishte rrëshqitur në vendin e punës, ndërtimtari, në një lartësi prej 7m dhe, ishte lënduar shumë rëndë. Për 3 javë rresht kishte qendrua në spital, në gjendje kome! Përshkrimi është shumë i dhimbshëm për të gjithë, në veçanti, për familjen, gruan Vjollcën dhe  fëmijtë e Afrimit. Më në fund, nga Sigurimi sekret gjerman zbulohet serbi, Milloradi, cili në mnyrë tinzare ia kishte kurdisur rrëzimin, Afrimit, për shkak të fjalosjes së tyre gjatë dhe pas luftës në Kosovë...

Autori dhimbshëm përshkruan: një vajzë të mitur, Flokë Bardha, të cilën bishat serbe, syçartur, e ndajnë për ta dhunuar, nga turma e disa qindra shqiptarëve të pa mbrojtur, pleq, plaka të rinj e të reja, të cilët prisnin komandën, urdhërin, për eliminimin e tyre fizik. Papritmas, një vajzë e rritur, niset në drejtim të policisë dhe ushtrisë serbe, për t`iu imponuar atyre për dashni!

Një njisit i UÇK-së, i fshehur në një mal, nga afër, duke përcjellë situatën, me automatikët e tyre duke zbrazur breshëri plumbash, eliminon-asgjëson policët dhe ushatrët serbë, e bashkë me ta edhe vajzen e rritur shqipëfolse, e cila u ishte imponuar atyre.

Rasti tjetër, një vajzë shqiptare e dhunuar nga bishat serbe, gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte martuar për një djalë shqiptar në Gjermani. Ajo i kishte treguar në detaje burrit të saj, për gjithçka kishte ndodhur me dhunimin... Ata tash veq ishin një qift i lumtur bashkëshortor me dy fëmijë. Gruaja e dhunuar, punësohet në një restorant në Frankfurt të Gjermanisë. Një ditë pasi ia fillon punës, në restorant, kur e sheh serbin me shenjë në ballë, e njeh se ai ishte dhunuesi i saj! Gruas, nga shtangia dhe befasia, nga dora i bie pjata në dysheme. Ajo pa e sqaruar rastin, kërkon nga punëdhenësi i saj të shkojë në shtëpi, se nuk ndjehet mirë! Në shtëpi i tregon fill e për pe burrit!

Vrasjet e pafajshme të ushtarëve shqiptarë, më deklarata të montuara, nga ish armata dhe policia serbo-jugosllave.

Në librin "Kujtim i hidhur" të shkrimtarit dhe poetit Shaip Ademaj, një vend të veçantë zënë familja, problemet dhe raportet mbrenda familjes; për fëmijët që përdorin lëndë narkotike; për nxënëset me nota të dobëta, për qëllime abuzuese, nëse nuk pranonin dashuri me arsimtarët, pastaj vajzat provokoheshin nga mësim-dhënësit, për ta marë një notë kaluese, e nëse nuk pranonin, ato akuzoheshin se do të ndëshkohen nga forcat e policisë serbe, për veprimtarinë e tyre politike, në dobi të çështjes tonë kombëtare!

Edhe xhelozia në jetën bashkëshortore ka qenë temë e trajtuar nga autori. Se si nganjëherë gratë dyshojnë në burrat e tyre pa arsye, se mos ata kanë ndonjë dashnore tjetër, pa ju shkuar mendja se ata, nganjëherë janë narkoman, autori ka përshkruar një rast konkret, vdekjen e një burri nga lëndë nakotike.

Autori, dhimbshëm, përshkruan rastin e një punëtori shqiptar të ri në Gjermani, jo mjaft i arsimuar, me pseudonimin Nikoja, i cili ballafaqohet me përleshje fizike me serbin Milloja dhe italianin Pinos, të cilët Nikon e kishin lodhur me deklarat të rrejshme tek punëdhënësi i tij, vetëm se Nikoja ishte treguar shumë puntor i mirë! Më në fund Nikoja burgoset për shak se i kishte rrahur serbin dhe italianin në fjalë.

Rasti tjetër, udhëtimi i një gruaje shqiptare, pa adresë, me një fëmijë të sëmurë, në drejtim të Gjermanisë dhe ndihmesa që i kishte ofruar asaj, sikur të kishte qenë një vëlla i saj, një mërgimtar...

Mosbesimet në mes-vete të ushtarëve shqiptarë, të manipuluar në ish aramatën serbo-jugosllave...

Një problematikë e përditëshmërisë tonë, janë edhe martesat e vajzave shqiptare nga mërgata, me djemtë shqiptarë nga Kosova, mendësitë e dy botëve dhe hallet me të cilat ballafaqohen bashëshortët. Këtë temë, shkrimtari Ademaj e trajton me një rast  si konkret, siç është ai i martesës së Zanës me Lulin. Rasti i ardhjes si mysafir në Zvicër i dajës së Lulit, Avniut, ish arsimtar, ishte një befasi e pa prtishme. Sepse, Zana, dikur, pa biseduar asnjëhrë me arsimtarin e historisë, Avniun, e kishte dashuruar..!



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora