E enjte, 28.03.2024, 03:09 PM (GMT)

Mendime

Demaku: Qyteteti i Torontos dhe rrëfimi i shkodranes

E premte, 03.07.2015, 06:55 PM


QYTETI I BUKUR I TORONTOS DHE RRËFIMI I SHKODRANES

Udhëpërshkrim nga Dibran Demaku

Aeroplani i linjes ajrore Varshavë-Toronto do të ateronte në aeroportin e madh në pasditen e 31 majit.Pista e aeroporiti si dhe vetë qyteti i Torontos ishin të lagur nga shiu që kishte rënë tërë atë paradite.Të afërmit tanë, tek të cilët do të qëndronim për disa ditë kishin dalur të na prisnin në aeroport.E nesërmja do të agonte me një qiell të kaltër dhe pa asnjë re dhe nën diellin e një qershorit Metropoli kanadez do të shkëlqente me tërë madhështinë e tij! I ndërtuar në brigjet Liqenit Ontario dhe rreth tij, Toronto ngjante me një qytet përrallor.Si kryeqytet i Provincës Ontario me afro tre milionë banorë Toronto është qyteti dhe metropoli më i madh i shtetit të Kanadës.Vetë Provinca e Ontarios, është ndër Provincat më të populluara të Kanadës, me mbi tetë milionë banorë, nga 34 milionë banorët sa ka shteti kanadez me katërmëdhjetë provincat e veta.Mbase ky mbi popullim i Torontos dhe i Ontarios vjen edhe për shkakun se klimës së butë, falë edhe liqenit Ontario, në krahasim me provincat e tjera të Kanadasë që kanë një klimë më të egër dhe që gjatë pjesës më të madhe të vitit janë të mbuluara me borë.

Nga ndërtimet më të reja që shihen në të katër anët e Torontos secili vizitor vjen në përfundimin se Toronto është një kantier i pandalur ndërtimi.Ngado të kalosh, nëpër autostradat e gjëra dhe të reja që kalojnë pothuajse nëpër të gjitha pjesët e qytetit, do të shohësh shumëkate që me majat e tyre prekun qiellin.Krejt e veçantë është qendra e Torontos, aty  ku rrokaqiejt bëjnë gara se cili do të jetë më i lartë se tjetri! Nëse Parisi e kullën e tij Ajfel të njohur në krejt botën, nëse Londra e ka Rrotën e biqikletës gjithmonë në lëvizje dhe nga ku mund ta shohësh mbi gjysmen e saj;nëse Nju Jorku e ka Statujën e vetë të Lirisë; nëse Stambolli e ka Urën e njohur të Gallatës, Toronto e ka CN-Towerit të njohur,  që para se në Dubaj të ngritej Kulla mbi tetqindmetërshe dhe e cila për momentin është maja më e lartë në rruzullin toksor,  ishte ajo vetë më e larta.Nëse thuhet se vizitori që ka vizituar Parisin dhe nuk është ngjitur në majën e kullës së Ajfelit, nuk ka parë dhe shijuar Parisin e vërtetë;nëse thuhet se vizitori që ka vizituar Nju Jorkun dhe nuk e ka vizituar Statujën e lirisë, nuk ka parë asgjë;nëse thuhet se vizitori që ka vizituar Londrën nuk është ngjitur në Rrotën gjigante të biqikletës gjithnjë në lëvizje, nuk e ka parë dhe shijuar Londrën, po ashu mund të thuhet për vizitorin që ka vizituar Toronton dhe nuk është ngjitur në majen e CN-Towerit!...

Ngjitja në majën e CN-Towerit është një ndjenë dhe një ngjarje e paharruar në jetën e njeriut.Nga atje shihet qyteti i Torontos pothuajse si në shuplakë të dorës! Ngjarje dhe ndjenë e paharruar do të mbetët në jetën e secilit kur është ngjitur në kullën e lartë dhe do të shkojë e të ecën mbi platformën me xhama, nga ku shihet fundi i kullës dhe vetë toka.Secili njeri që ka shkelur për herë të parë mbi ata xhama, sado trim që do t`i ketë thënë vetës,  në brendësinë e tij do të ketë ndjerë një lloj frike se athua a do ta mbajnë peshën e tij ata xhama, që tregojnë një thellësi afro pesqindmetërshe.Një ndjenjë të tillë e ka provuar edhe autori i këtij shkrimi!...

Pas zbritjes nga maja e lartë, së bashku me mikpritësit tanë, Faikun, Besën e Besëartën ecim e ecim në këmbë, për ta shijuar dhe prekur sam ë shumë që të jetë e mundur! Është pasdite e vonë dhe dielli ka anuar andej nga perëndimi dhe nën rrezet e tij qyteti i Torontos ka marrë një pamje magjepësëse që ngjanë me ngjyrën e artë.Një pamje magjike që ngjanë me ngjyrë të artë ka marrë edhe Liqeni i Ontarios nën rrezet e dielit të pasditës…

Sipas mikpritësve tanë, në qytetin e Torontos, me rrethinë jetojnë mbi 40 shqiptarë, të ardhur nga viset etnike shqiptare në faza dhe etapa të ndryshme.Nga beseda me ta mësojmë se askush nga shqiptarët e sotëm nuk e di se cili ishte shqiptari i parë që kishte shkelur në Toronto apo në tokën kanadeze, dhe i cili sot do të shënohej si sdhqiptari i parë që ka zbuluar Kanadanë, ashtu si Ameriko Vespuqi e kishte zbuluar Amerikën në vitin 1492! Por, kjo mbase nuk ka rëndësi.E rëndësishme është se shqiptarët e „zbritur“ në Kanada dhe në Toronto, në cilën do fazë të „zbritjes“ së tyre, falë punës së tyre kanë ndërtuar një jetë të standardit kanadez.Kur ulesh e bisedon me ta, gati nga të gjithë do të dëgjosh se ata me punën e tyre kanë blerë apo kanë ndërtuar shtëpitë në të cilat jetojnë.Sipas tyre biznesi më i njohur me të cilën mirren shqiptarët e sotëm me banim në Toronto dhe në Kanada është shitblerja e shtëpive, sepse sipoas tyre nëse e ke blerë një shtëpi vitin e kaluar, nëse e shet atë këtë vit, në konton tënde do të jetë një fitim prej afri 100 000 dollarësh! Dhe nëse kjo është e vërtetë, për të cilën nuk kemi pse të dyshojmë, shqiptarët me banim në Toronto dhe Kanada do ta kenë zgjedhur biznesin më fitimprurës të mundshëm!...

Shqiptarët e Torontos, dhe të Kanadasë, ashtu si shqiptarët e tjerë në vende të ndryshme të botës, e kalojnë jetën e tyre të shpërndarë e të përqarë?! Derisa komunitetet tjera, si ai grek, portugez, italian etj, në qytetin e Torontos kishin themeluar lagje të tëra ku jetonin së bashku, kjo nuk mund të thuhet edhe për shqiptarët.Shqiptarët, secili sipas interesit dhe llogarisë së tij kishin blerëapo ndërtuar shtëpi në lagje të ndryshme të Torontos, larg njëri-tjetrit!Ky fenomen të bënë të brengosesh, se ata shqiptarët të ngulur nëpër lagje të ndryshme të Torontos, pa asnjë bashkëvendas afër, do të asimilohen shumë shpejt! Kur kësaj t`i shtohet edhe e dhëna tjetër mjaft brengosëse, se në shumë familje shqiptarësh komunikimi në mes të prindërve dhe fëmijëve zhvillohej në gjuhën e vendit, dukelënë anash gjuhën shqipe, domosdo se brenga e asimilimit të tyre bëhej edhe më e madhe! Përse shqiptarët kanë zgjedhur një rrugë të tillë, të jetojnë të ndarë dhe të shpërndarë gjithandej Torontos, e jo si komunitetet tjera që kanë krijuar lagje të tëra etnike, nuk di ta thotë askush, dhe që është edhe më brengosëse për një fenomen të tillë nuk flet asnjë shqiptar i vetëm! Lind pyetja se athua ne shqiptarët kemi arritur në një fazë të tillë të zhvillimit, ku nuk mund ta durojmë njëri-tjetrin dhe jetën e ndërtojmë larg njëri-tjetrit?!...Vite më parë autori i këtij shkrimi e pat takuar në një plazh të Dubrovnikut një shqiptar të Kosovës me banim në Norveqhi.Pas përshëndetjes së zakonshme në mes shqiptarësh, autori e kishte pyetrur shqiptarin e ardhur nga Norvegjia se a kishte shumë shqiptarë me banim në Norvegji.Shqiptari i ardhur nga Norvegjia, njëherë e kishte matur mirë me shikim bashkëbiseduesin, dhe pastaj ishte përgjigjur:-„Në Norvegji ka shqiptarë sa të dush! Vetëm dua të tat hem një fjalë:As nuk bën me t aas nuk bënë pa ta!“…Se çfarë e kishin hidhëruar shqiptarët bashkëvendasin me banim në Norvegji, autori i këtij shkrimi nuk e kishte mësuar asnjëherë, por përgjigja e tij për raportin ne mes të shqiptarëve linte shumë për të dëshiruar!...

Gjatë qëndrimit mbi tre javor në Toronto, autori i këtij shkrimi do të takonte një numër të konsideruar shqiptarësh me të cilët do të bisedonte me hallet dhe preokupimet e tyre.Pothuajse secili shqiptar e kishte një tregim të vetin për jetën e vetë në Toronto në veçanti dhe në Kanada në përgjithësi! Brenga e tyre kryesore dhe më e madhe ishte se toka e Kanadasë ndodhej shumë larg viseve etnike shqiptare dhe vizavi kësaj edhe vizitat e tyre në trojet etnike shqiptare ishin të rralla!Dhe sipas asaj popullores së njohur: sa më larg mendjes aq më larg zemrës!, ata brengoseshin se mos një ditë harroheshin krejt kush janë dhe nga kanë ardhur?!

Siç e cekëm edhe më lartë çdo shqiptar me bani në Toronto dhe në Kanada e ka një tregim të vetin.Një të tillë e kishte edhe shkodranja që në Toronto bënte punën e kamarierës! E takova rastësisht në një restorant të Torontos ku bashkë me ca mikpritës kishim shkuar të hanim një drekë!Derisa ne po prisnim drekën që kishim porositur dhe po bisedonim në gjuhën tonë shqipe, ajo pra kamarierja që deri në momentin që do të na ofrohej dhe do të na fliste në shqip, as nuk kishim ëndërruar se ajo mun të ishte e kombit tonë!-„Ju dëgjova të flisnit në gjuhën shqipe dhe u gëzova shumë!-do të niste biesdën e saj me ne duke na përshëndetur duke na e dhënë dorën ashtu siç e kemi zakon ne shqiptarët.Pas ca fjalëve të zakonshme, ajo do ta tregonte edhe emrin e saj, të cilin nuk do ta shkruaj këtu për shkaqe etike, dhe do të tregonte se ishte nga Shkodra.Në bisedë e sipër, edhepse ne në fillimi kishim thënë se ishim shqiptar nga Kosova, ajo do t`i drejtohej autorit të këtij shkrimi me pyetjen:-„Nga cili qytet i Shqipërisë së mesme jeni, sepse ju ashtu po e flisni gjuhën“?!...Autori i këtij shkrimi do t`i thonte se ishte nga Kosova, i lindur dhe i rritur në një fshat Kosove…-„Si është e mundur që një kosovar ta flasë kështu gjuhën shqipe të Shqipërisë së mesme?!“…-„Jo, gjuhën shqipe të Shqipërisë së mesme, por gjuhën letrare shqiptare“!-do të ia kthente autori…-„A domethënë, ju e keni studiuar Gjuhën shqipe“?!-do të pyeste ajo me një çiltërsi të jashtzakonshme dhe do të vazhdonte:-„Çenkemi koleg sepse edhe unë e kam studiuar Gjuhën shqipe“?!-dhe fytyrën do të ia përshkonte një tis i hollë dëshpërimi…Pas pak do të shpërthente:-„E pata studiuar Gjuhën shqipe, që të bëhesha mësues në qytetin tim!...Dhe u bëra!...Por, na mori në qafë ai Socializmi ynë, për të cilin ne krenoheshim dhe thonim se edhe bar do të hamë e nuk do t`i tradhëtojmë idealet e tij?!...Apo ju kosovarët, nuk keni dëgjuar për parollat e socializmit tonë“?!...-„Mos na quaj kosovarë, sepse edhe ne jemi shqiptar ashtu siç je edhe ti“!-do t`i drejtohej njëri nga ne…-„Më falni, por kësht jemi mësuar ne shqiptarët e Shqipërisë, të ju thërrasim ju kosovarëve!...A nuk u quanim ne juve dikur „miqtë kosovarë“, ndërkaq kinezët i quanim“vëllezër“?!...

-„Si ja kaloni këtej“!-da të pyeste pastaj autori i këtyre rreshtave…Ndërkaq Shkodranja, ish mësuese e letërsisë në Shkodër e tash kamariere në një restorant të Torontos do të përgjigjej:-„Çfarë të të them?!...Apo të të gënjej e të të them mirë?!...Çfarë mirëzeza është kjo kur unë e kam lënë mësuesinë dhe këtu,  në një qytet të huaj bëj punën e kamarierës?!...Mos mendon se kjo punë më jep gëzim?!...Si koleg i profesionit nuk besoj se nuk ma qanë hallin?! Të përfundojë një mësuese e letërsisë në kamariere, këtë ia dijmë për nder vetëm Socializmit tonë, që dikur e ngritnim në qiell?!...Ai socializëm na dha dyert e botës, në të cilat dyer kemi përfunduar si pjatalarës?!...Kjo as nuk është e dinjitetshme dhe as… nuk po di se çfarë të them për vetën tonë?!...Vetëm një gjë di ta them: Na paqin në qafë ata që na solën në këtë gjendje?!...Shpirti i tyre mos gjettë paqe as në këtë jetë e as në tjetrën, nëse egziston në e tillë“?!-dhe një pikë loti i doli nga sytë dhe ju rrokullis faqeve tatpjetë…Do të  kishim biseduar edhe për shumë gjëra të tjera të jetës me Shkodranen, ish mësuesen e letërsisë në qytetin e Shkodrës, tash kamariere në Toronto, por papritmas në restorant ishte shfaqur shefi i saj dhe ajo ishte e detyruar që ta linte përgjysmë bisedën e të ikte në punët e saj…Pas ikjes së Shkodranes edhe ne kishim ikur nga restoranti i saj…Vetëm se mua nuk më hiqej nga sytë e mendjes loti i saj i rrjedhur nga syri derisa ajo tregonte për jetën e saj…Rëfimi i dhëmbshëm i Shkadranes do të më shoqëronte edhe në ditët në vijim sa do të qëndroja në Toronto…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora