E enjte, 25.04.2024, 05:21 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Shqiptarët sipas turqve

E premte, 03.07.2015, 08:04 PM


Sipas turqve : shqiptarët si “bij të tokave të largëta të atdheut” !

Nga Fahri Xharra

Shpesh  m`është mbushur mendja që  disa nga shqiptarët që vazhdimisht na mbushin mendjen se ne jemi të vonshëm në këto toka , dhe se krenaria e jonë fillon me ardhjen e turkut ( gabimisht me 1389 ) , se ata janë të manipuluar nga një arsye apo tjetra dhe se shkrujnë sipas diktatit.

Kush dikton?

I kërkova disa burime turke të cilët edhe sot janë plotë propagandë historike anti shqiptare e ngjajshme me ato serbe, apo e ngjajshme  me “predikimet “ nëpër xhamija dhe portale islamike në gjuhën shqipe.

“Shumica e shqiptarëve, të cilët gjatë sovranitetit osman e bashkuan fatin e tyre me turqit për 500 vjet, e pranuan myslimanizmin dhe u shndërruan në një nga faktorët themelor të Shtetit Osman. Shqiptarët myslimanë u ngritën me lehtësi në funksione drejtuese dhe u njëjtësuan me shtetin. Kjo është edhe arsyeja që Perëndimorët i pranojnë shqiptarët për “turq”, kurse turqit i pranojnë shqiptarët si “bij të tokave të largëta të atdheut”.  Dhe kështu na trashin bindjen se jemi turq !

Pra edhe koto toka janë turke , por pak largë atdheut të përbashkët “ Turqisë “!!!!!!

Në përgjithësi të gjithë historianët janë të një mendimi se shqiptarët janë fisi (populli) i parë që janë vendosur në Ballkan. ? -shkruajnë turqit . Pra qenkemi vendosur ose ndryshe  të ardhur nga diku . Sipas tyre “nuk ekziston një unitet mendimi se nga cila racë e kanë prejardhjen shqiptarët dhe nga kanë ardhur ata në Ballkan.”

“Historianët turq dhe disa historianë shqiptarë pranojnë tezën që shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve dhe se kanë ardhur nga Kaukazi ose nga Azia.” -( Këto teori serbe gjithashtu ), Atëherë le të japim edhe disa shembuj në lidhje me këto vlerësime të ndryshme të historianëve mbi shqiptarët.:

- Sipas Ahmet Hamdiut shqiptarët janë një fis që kanë ardhur në Gadishullin e Ballkanit nga Azia, madje shumë më herët se helenët e vjetër. Edhe pse nuk dihet saktësisht koha e ardhjes së shqiptarëve në Ballkan, që nga momenti që historia ka nisur të shkruhet e deri më sot ata njihen këtu si një popull dhe faktor aktiv, trim, luftëtar dhe i ndershëm.

- Enver Zija Karal tërheq vëmendjen se informacionet mbi prejardhjen e shqiptarëve janë kontradiktore. Karal thotë se shqiptarët kanë ardhur nga Albania e Kaukazit, pra nga zona e Dagistanit dhe kanë lidhje me një degë të vjetër të grekëve. Përveç kësaj Karal cilëson se disa historianë osmanë kanë gjetur dokumente, sipas të cilave shqiptarët kanë ardhur nga Arabia

- M.Nexhati Ëzfatura (M.Necati Özfatura) është një nga ata që thotë se rrënjët e shqiptarëve janë në Malet e Kaukazit

-Shefqet Sureja Ajdemirit (?.Süreyya Aydemir) “ekziston një opinion i gjerë se shqiptarët e kanë prejardhjen nga Pellazgët dhe këta të fundit (Pellazgët) janë të parët e grekëve. Pellazgët kanë emigruar nga Gjeorgjia dhe brigjet e Detit të Zi.

-Prof. Dr. Shinasi Vardarermanit (Prof. Dr. ?inasi Vardarerman) shqiptarët janë banorët më të vjetër të Evropës Lindore. Shqiptarët kryesisht kanë jetuar në Gadishullin e Ballkanit, në Evropën Qendrore dhe në Azinë e Vogël. Pellazgët, që pranohen si të parët e tyre më të vjetër, në Evropë kanë ardhur nga stepat iraniane dhe Malet e Kaukazit.

- Ka edhe nga ata që u afrohem me rezerva të gjitha këtyre të dhënave. Për shembull; Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilirehttp://www.trt.net.tr/shqip - _ftn11. (Hasan Kaleshi, “Türkler’in Balkanlar’a Giri?i ve ?slâmla?t?r?lma Arnavud halk?n?n etnik ve milli varl???n?n korunmas?n?n sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, say?:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaas?, ?stanbul, 1981, s.179.)

Ky ishte një vështrim i përgjithshëm mbi prejardhjen e shqiptarëve sipas turqve dhe disa shqiptarëve

Pra , zoti e shpëtoft prejardhjen tone.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora