E premte, 19.04.2024, 07:42 PM (GMT+1)

Shtesë » Video

AA Vision: Audiencë me Poetin Gjekë Marinaj

E enjte, 02.07.2015, 07:14 PM



AA Vision - ME SHQIPTARËT E AMERIKËS- Vasel Gilaj: Audiencë me Poetin Gjekë Marinaj

Aktiviteti u drejtua nga Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti e publicisti Adnan Mehmeti dhe shkrimtarja e studiuesja Dr. Yllka Filipi. U moderua nga Poeti Mehill Velaj i cili me rastin e fjalës së hapjes tha: “Të nderuar të pranishëm, mirë se keni ardhur në selinë e shenjtë të krijuesve! Ju falenderoj që jeni mbledhur nga të gjithë shtetet e Amerikës për të qenë pranë poezisë, pranë magjisë së krijimit, këtu në këtë sallë të heshtur që kreshpërohet nga drithmat dhe vibrimet e artit të fjalës, për t’u ndjerë më pranë mëmëdheut duke qenë të gjithë bashkë, si një trup! Promovohet sot vepra e Dr. Gjekë Marinajt! Faleminderit Kryesisë së Shoqates, që na e krijoi këtë mundësi!” Referatin me titull “Gjekë Marinaj, dimension i çmuar i diasporës dhe i letrave shqipe” e mbajti z.Adnan Mehmeti, i cili vuri në dukje vlerat e veprës së Marinajt, evidentoi të vecantat e këtij zëri krijues, meritën e jashtëzakonshme në fushën e letërsisë, vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar poeti që theu tabutë e diktaturës me poezinë “Kuajt” si edhe unikalitetin e vargut të Marinajt, duke u ndalur në momentet më të spikatura poetike të autorit. Megjithëse për arsye familjare Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, shkrimtarja dhe poetja Raimonda Moisiu ndodhej në atdhe, ajo ishte e pranishme në sallë me punimin kritik ”Marinaj, Maja e poezisë bashkëkohore dhe përkthyesi brilant i Turner-it”. Moisiu evidentoi të gjitha arritjet e poezisë së Marinajt, elementet që e veçojnë këtë poezi nga simotrat e saj, gjetjet artistike, veçoritë, si edhe u ndal veçanërisht në përkthimet e poetit i cili ka sjellë në shqip vargjet brilantë të Turner-it. Rëndësinë e përkthimit, si një thesar që pasuron arkivën e lexuesit shqiptar në Shqipëri dhe kudo nëpër botë. Si një frymëmarrje shpirtërore vijoi më pas studimi “Gjekë Marinaj në sytë e kolegëve” nga Dalan Luzaj, duke sjellë përshtypjet, mbresat, opinionet, vlerësimet e njerëzve të shquar të artit dhe letërsisë mbi veprën e autorit, ku zuri një vend të veçantë vlerësimi që kandidati për çmimin Nobel, shkrimtari i madh Ismail Kadare, ka dhënë pa rezerva mbi veprën e Marinajt. Dr. Yllka Filipi u paraqit me kumtesën “Shenjëzimi modern e postmodern në sublimitetin e figurës së nënës në poezinë e Gjekë Marinajt” në të cilën evidentoi vëllimin “Lutje në ditën e tetë të javës” dhe ciklin “Duart e nënës”, prej të cilit paraqiti: thyerjet grafike, daljet jashtë tendencave, eksperimentimet, “lajthitjet strukturore”, asgjëkundësinë e këndvështrimeve, humorin e zi, situatat paradoksale, skenat makbethiane, të gjitha këto të ulura në fronin ku shenjtërohet Kryeperëndesha Nënë e cila metamorfozohet nga Mbretëreshë e Qiellit në skllave të vdekjes; ”Ajo është tepër e re që të vdesë/ dhe tepër e lodhur që të rrojë”-evidenton Dr. Filipi, në vargjet e Dr. Marinaj.

“Gjekë Marinaj, shërbestar i poezisë”, u prezantua në monitor, shkrim ky i përgatitur nga poetja Kozeta Zylo, e cila e paraqet autorin përpara lexuesit si një shenjtor të përulur përpara autoritetit të vargjeve,të cilave ai do t’iu shërbejë kokëulur sa të marrë frymë,sa të jetë gjallë.

“Tre dhunti tipike dhe krejt individuale të poetit Gjekë Marinaj” referuar nga Ramiz Gjini, vijoi më pas rrjedhën e tipareve specifike të poezisë së Marinajt në këndvështrim të përgjithshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora