E enjte, 18.04.2024, 08:00 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Zotnillëku i policisë në zgjedhje

E merkure, 01.07.2015, 06:43 PM


Zotnillëku i policisë në zgjedhjet locale 2015

Nga Zenel Çeliku

Cilido kur e shikon vehten keq apo në rrezik,thërret policia-policia,sepse tek policia mundet të gjesh mbrotje dhe mbështetje ligjore.Eshtë shumë e vërtetë se në shumë zgjedhje që janë bërë në këto 23 vite,policia gjithnjë ka treguar se ka qënë leve dhe dora e fortë e partive në pushtet,duke I shërbyer me fanatizëm.Kjo është vërejtur jo vetëm nga shqiptarët të cilët shpesh herë janë tronditur nga ndërhyrjet brutale të pilicisë,por edhe ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë qënë shumë kritik për përfshirjen e policiës në procesin zgjedhor,deri tek manipulimet e votimeve.Aspak nuk janë pëlqyer qëndrimet e policisë në situata parazgjedhore,zgjedhore dhe pas zgjedhore,kur policia ka treguar dhëmbët e sajë të hekurta,për të favorizuar partitë në pushtet.

Historikisht në 23 vjet plurarizëm,ishim mësuar që të shikonin Policinë e Shtetit që të bëhej palë me partitë në pushtet,duke grabitur dhe manipuluar votat e zgjedhëzve,dhe duke ushtruar presione kudo në zonat zgjedhore.Ky ritual I shëmtuar,për fat të keq të shqiptarëve,ka vazhduar deri në zgjedhjet e përgjithme të 2013.Fatmirësisht,në zgjedhjet locale të 21 Qershorit 2015,policia tregoi ZOTNILLEKUN e sajë,duke qëndruar larg manipulimeve partiake,larg grabitjeve të votave,dhe tërësisht e distancuar nga presionet në favor të partive në pushtet.Kjo risi bëri që shqipterët mësëfundmi,të ndërgjegjësohen për votën e tyre duke qënë të sigurtë se nuk është më policia,ai LUGATI që vjedh dhe grabit votat e popullit për inetresa të partive në pushtet.Pa dyshim për këtë qëndrim shumë pozitiv të policisë,meritë ka Kryeministri dhe Ministri i Brëndshëm,të cilët nuk lejuan që të vazhdojë loja e pisët që kompromenton policinë si në kohën e Florenc Hoxhës,ku ushtronte dhunë selective nda zgjedhëzve,dhe ku grabiste kuti votimi në favor të partisë së tijë.Në zgjedhjet locale të 21 Qershorit,Policia e Shtetit është përqëndruar dhe fokusuar vetëm ne garantimin e qetësisë dhe sigurisë që zgjedhjet të bëhen sipas standarteve dhe sipas Ligjit,por apsolutisht pa dërhyrë në precesin zgjedhor në qëndrat zgjedhore.Kjo përformancë e policisë,apo sic e kamë quajtur une-zotnillëku i policisë,duhet përshëndetur dhe pse jo,edhe të falenderojmë ata që krijuan një faqe dhe standart të ri për policinë.Kështu policia do të respektohet dhe vlerësohet edhe më shumë,detyrat e sajë do të jenë me të suksesshme,nga policia duhet të kërkojmë sigurinë e jetës,duhet të kërkojmë qetësi dhe normalitet në shoqëri,dhe aspak nuk duhet lejuar që policia të përlyhet me punë të fëlliqura për interesa të partive të ndryshme.Ja pra,kjo është gjenerata e re në pushtet,me frymë dhe kulturë europiane,kjo është ajo që populli ka pritur,dhe kështu duhet të vazhdojë qëndrimi I policisë,Le të besojmë se ka shkuar një herë e përgjithmonë koha që policia të ndërhyj në proceset zgjedhore,apo në cdo aferë partiake,të cilat e dëmtojnë imazhin e policit I cili rrezikon nga mëngjesi në mëngjesin tjetër,për të garantuar qetësi dhe siguri publike.Kështu policia do të jetë edhe më e aftë dhe më shumë e përkushtuar për të kryer detyrat e saja shumë të vështira.Kështu dhe vetëm kështu Policia e Shtetit do të ruajë ZOTNILLEKUN e saj të fituar pas çerek shekulli.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora