E enjte, 18.04.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndue Ukaj: Atë Pjetër Bogdanit

E shtune, 26.07.2008, 10:53 AM


Pjetër Bogdani
Ndue Ukaj

Atë Pjetër Bogdanit

Sa vështirë e patë t'i mbërthesh gjitha ato male në gjoks

E ti, si shkëmb i rrëmbeve me një gisht

 

Vërtet ishe shkëmb,

Dhe mbi atë shkëmb u ndërtua shumëçka

Pastaj u rrënua gjithçka

Përpos ideja jote

 

Një qenë i zgjebosur që të kafshoj për së vdekuri

Defilon gjithë ditën nëpër Prishtinë

Hasi është më i bardh se bora

Dhe nuk shihet nga Prishtina

 

Çeta e ideve tua gërryen tokën nënë këmbët tona

Na qartë shikimi yt prej shkëmbi

Dhe frikohemi ngase qenin akoma s'e kemi lidh

 

Megjithatë, Atë i dashur,

S'na the asnjëherë¨

Si kapërtheve me një frymë perandorinë e vdekjes

Dhe e ja prishe gjumin prej bishe

S'na the si i mblodhe gjymtyrët pas shtatë kodrave e pas shtatë maleve

She bjeshkët e Nemuna i bërë të shenjta

S'na the jo,

Si i kalove me një hap gjitha ato male

Për të shkruar historinë në rrënjë që kalbeshin keq

Mu në zemër të tokës sime

Aty ku të përbaltuan,

E mbi trupin tënd u ushqyen qenë të çartur,

Dhe nga eshtrat e tu u ngritën tempuj të gjithfarshëm

Asnjëherë këtë s'na the, Atë i dashur



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora