E marte, 23.04.2024, 09:23 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Pjetër Bogdani në gojën e tradhtisë?

E merkure, 01.07.2015, 07:55 PM


Pse Pjeter Bogdani në gojën e tradhtisë kombëtare ?

Nga Fahri Xharra

Shqipëtar quhet ai, që ka lerë në atë toke, ku ka lindur i ati, gjyshi stergjyshi dhe katragjyshi i tij per mijëra vjet, që e ka folur atë gjuheë si nëna, gjyshja dhe katragjyshja e tij kane folur ne vatrën e familjes kur koha filloi te rridhte, quhet ai që ka të shenjtë nënë e at, nder e besë, qiell e tokë, quhet ai qe ndjek prijësin e vet deri ne sakrificë, quhet ai qe nuk ulët ne gjunjë para Perendisë por e nderon atë në këmbë, sepse Perendia e tij ja kerkon që ai te rrojë me dinjitet, quhet ai që lufton si askush tjetër, per të mbrojtur vatër e atdhe, femijtë vëlla e motër, dhe që nuk lufton për fe sepse fe e ka atdheun, ka të parët, ka diell e hënë, ka tokën ku ka lereë, ka gjakun dhe besën e dhënë.( dias10 )

Po sot si jemi?

Pjetër Bogdani  përmend thënjen e Herodotit: Cezar Augusti “Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t’arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .

Pse u ngriten zërat kundër Pjetër Bogadanit  ? A nuk  jemi ata që në valën më errët kundërshqiptare:

“ Në vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinës librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.”

Pse i lejuam më të prapambeturit e kombit të flasin kundër  kur  Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare “Çeta e profetëve” (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.

A e dijmë që? “ Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.”

Për t’u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t’u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd’ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.

Po kujt i pengonte Lufta turko-veneciane ? “Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson “arnautë”, d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se “me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë”. Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme.

Ai e rrespektonte kombin ,pa marrë parasyshë përkatsinë fetare dhe që  “frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.”

“Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare”… por deshtën që ne ta harrojmë, ta shajmë që përveq eshtrave dhe varrit që s`i dihet ta ngrysim edhe emrin dh eta terrojmë veprën e tij

Dhe kush? Shikojeni videon “

https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro

Dhe shpirti i tij prej atdhetari :“Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.

Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.

Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.  Në vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Shkencave, botoi një studim të plotë të "Çeta e profetëve" të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore..

Literatura “

https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro

http://www.forumishqiptar.com/threads/4939-Pjet%C3%ABr-Bogdani-pene-e-arte-n%C3%AB-letersine-Shqiptare

https://www.shqiperia.com/kategori/kat/knr/310/Pjeter-Bogdani

http://www.poezishqip.com/pjeter-bogdani/

https://sq.wikibooks.org/wiki/Vitviteja/Pjet%C3%ABr_Bogdani/dhe_muzik%C3%ABn



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora