E enjte, 25.04.2024, 01:56 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Gjykata pastron akuzat e Dick Marthit!

E marte, 30.06.2015, 08:03 PM


Gjykata Speciale pastron akuzat monstruoze të Dick Marthit!

Shkruan Ramiz Selimi

Akuzat e Dick Marthit do të vërtetohen të pabaza dhe kurrë U?K-ja nuk do të dënohet nga kjo gjykatë. Këta njerëz që na ndihmuan nuk do të na lënë në baltë! Mund të dënohen individ por kurrë lufta e drejt e U?K-s, ky nuk është as qëllimi i kësaj gjykate për të dënuar shqiptarët, të cilët vet e ndihmuan.

Ne komuniteti shqiptarë në Austri kemi reaguar ashpër për akuzat e Dick Marthit në të gjitha instancat e Bashkimit Evropian, sepse e dinim se përpos njollosjes se disa personave, kjo do të ketë edhe pasoja tjera  për shtetin e ri. Pas hulumtimeve të Williamsonit e dinim se akuzat e Dick Marthit do të trajtohen në ndonjë gjykatë. Bashkësia ndërkombëtare është e mendimit që Kosova nuk mundet me i trajtuar këto raste në mënyrë të pavarur dhe për këtë arsye kërkon themelimin e një gjykate speciale. Ky është një obligim ndërkombëtarë të cilin Kosova duhet ta zbatojë.

Kosova nuk e ka vullnetin e mirë dhe as kapacitetin për ti trajtuar këto raste në gjykata të Kosovës. Ne jemi dëshmitarë të x rasteve ku gjykatat kosovare nuk ishin në gjendje të veprojnë, ne kemi shumë raste kur këto gjykata as edhe zhdëmtimet e dëmeve nga fatkeqësitë e komunikacionit nuk kanë mund ti zgjedhin, kjo nuk është vetëm për të ardhur keq, por kjo është për shqetësim.

Parlamenti nxjerr ligje merr vendime të vështira, mbikëqyrë qeverinë, të gjitha këto i bënë në interes shtetërorë. Deputeti do të duhej të mendonte i pavarur sepse Gjykata Speciale do të bëhet gjithsesi, ose me të butë nga Parlamenti i Kosovës dhe me trajtimin e rasteve me ligjet e Kosovës, ose përmes OKB në formën e ashpër, ku Rusia dhe Kina përcaktojnë kriteret.

Në vitin 2010  Tony Blair para deputeteve të Republikës së Kosovës tregonte për takimin me Ibrahim Rugovës në Downing Street.  Blair tha se Rugova ishte një burrë i qetë dhe modest, i cili ja dha një dhuratë të vogël të kristalit, të cilën e ruan  në shtëpinë e tij. Në këtë takim ai e kuptojë të vërtetën për Kosovën, për orvatjet e popullit të saj, për nevojën që bota të dëgjojë dhe të veprojë. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës, tregonte Blairi. Përderisa largohej, Rugova i tha: “Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë, mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për ta siç ndjeni për popullin tuaj dhe na ndihmoni.” I thashë se Britania do to ndihmon popullin e Kosovës. Ia dhashë besën dhe detyrimin tim e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”! Fjalim që na preki të gjithëve në parlament. Këta njerëz që na ndihmuan nuk do të na lënë në baltë!

Mund të dënohen individ por kurrë lufta e drejt e U?K-s, ky nuk është as qëllimi i kësaj gjykate për të dënuar shqiptarët, të cilët vet e ndihmuan. Akuzat e Dick Marthit do të vërtetohen të pabaza dhe aty nuk do të ketë fajtorë nga U?K-ja, por in oficiel mendohet se në gjykatë do të trajtohen vrasjet e pasluftës, krimi ekonomik dhe ata deputet, politikanë që ndihen të rrezikuar nuk dëshirojnë të dënohen, kjo është arsye që janë kategorikisht kundër.

Sikur deputetët të ishin të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi ata do ta votonin, sepse kjo është kërkesë ndërkombëtare, është mbi shtetin e Kosovës, mos votimi i saj do ta dëmtojë Kosovën në shumë drejtime. Kosova është e varur nga Bashkësia Ndërkombëtare, një rast i veçantë që nuk mund të krahasohet me asnjë shtet tjetër.

Shumë nga deputetet kosovarë parlamentin e shohin vendin ku mund të mbrohen nga punët e pista me imunitetin e tij dhe si vendburim i pasurimit të tij. Disa deputet nuk kanë lidhje me politikën, nuk dinë të bëjnë politikë, gjatë gjithë mandatit flenë në parlament duke pritur sugjerime dhe direktiva, thjeshtë nuk e kanë profesion,  nuk e kanë projekt dhe as kulturë në shpirtin e tyre, nuk mund të pritet nga këta deputet ndonjë votim që kalon nivelin e diturisë së tyre.

Gjatë zgjedhjeve bëhet lobim në të gjitha format e mundshme që të zgjidhet filan fisteku, jo për shkak të kodit të diturisë, por kryesisht për shkak se e ka mik, është familjar i tij, për shkak të përvojës në biznes, për shkak së është i ndershëm, i besueshëm për partinë. Ky është organizimi i partive politike në Kosovë pa dallim, trend i cili nuk lejon prurje të reja në politike, nuk lejon votimin e mërgimtarëve nga vendet ku jetojnë, ata nuk dëshirojnë transparencë dhe as konkurrencë.

Thjeshtë, trajtimi i rasteve në Gjykatën Speciale i hap rrugën zhvillimit, investimeve dhe burimeve tjera financiare. Sovranitetin e Republikës se Kosovës nuk e prek trajtimi i rasteve në ketë gjykatë, përkundrazi largon ata që kanë bllokuar mirëqenien dhe zhvillimin, sovranitetin e prekin ata deputet që nuk respektojnë ligjin dhe asnjë simbol të saj!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora