E enjte, 25.04.2024, 01:55 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Në çastin special

E shtune, 26.07.2008, 07:59 PM


Engjëll Koliqi
Në çastin special

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Më besoni – në fillim as unë vetë nuk munda të besoja. Isha i zgjuar dhe në veprim të drejtëpërdrejtë dhe gjithçka më dukej ëndërr. Më dukej sikur të isha në një ëndërr të gjatë, sikur të isha duke përjetuar në ëndërr atë që gjithë jetën kisha dëshiruar. Mua më dukej si një ëndërr speciale, por kur do Zoti – ndodhi mrekullia dhe gjithçka po përjetojmë tash, në këtë stinë fatlume, është zhgëndërr, është një realitet që shumë e dëshirojnë.

Me vendim  të paparë mrekullie, u njohëm. Sinqeriteti shembullor dhe modestia deri në një thjeshtësi fëmijënore, kanë bërë që brenda dashurisë sonë të kulluar të lindin shumë ide, për të na sjellur bashkë me njerëzit vullnetmirë, në këtë çast special të stinës sonë të mrekullueshme, që në histori do të hyj dhe përherë do të shquhet si stina fatlume e dashurisë. Ishte vetë magneti i dashurisë që tërhiqte shumë ide që çonin drejt rrethanave speciale për bërjen e mrekullive. Dhe, kështu mrekullitë vinin në varg – njëra mbas tjetrës, edhe atëherë kur as ne vetë nuk i prisnim. Janë vetë mrekullitë që na kanë sjellë në këtë çast special të konkretizimit të ëndërrbardhave dhe të aspiratave tona, që këtë shekull do e cilësojnë si një stinë fatlume të historinë e pambaruar të njerëzimit. Është vetë fuqia e mrekullive, që na hapi të gjitha udhët dhe shtigjet drejt fronit të dashurisë, këtu ku tash bashkë po marrim vendime historike dhe po u hapim udhë shpresëmirave, drejt realizimit të ëndërrbardhave tona dhe të porosive të të parëve tanë. Me këtë fuqi mrekullie, që vetë Zoti na e ka dhuruar, që nga ky çast special, bashkë me njerëzit vullnetmirë që gjithnjë e më shumë po na bashkohen, do të realizojmë shumë projekte, që me frymë dashurie do e gjallërojnë historinë njerëzore, që tash e deri në amshim.

Që në komunikimin e parë mes nesh u vërejtën rreze të mirëfillta dashurie, që me ngjyra ylberi e hijeshuan mbarë relievin, që në takimin tonë të parë. Dhe, pikërisht fuqia e mrekullisë shndriti mendjen tonë, për të marrë shumë vendime historike, që na kanë sjellur si protagonistë të parë dhe vendimmarrës, në këtë çast special, kur tashmë po kremtojmë me grupe të tëra bashkëpunëtorësh dhe me masa popullore, që gjithnjë e më shumë punojnë me ne, në projektin historik të ndërrimit të botës me dashuri. Megjithë vështirësitë e mëdha dhe rrethanat shumë të ndërlikuara, me frymë dashurie, bashkë gjetëm formulën e dashurisë, për të filluar këtë mision historik. Ishte vetë fuqia e mrekullisë që Zoti ia dhuroi dashurisë sonë të pastër dhe të paanshme, ajo që vuri në lëvizje të gjithë motorët e makinerisë njerëzore, që do të na shërbejnë për përmbushjen e misionit tonë të shenjtë.

Në fillim fare e kishim shumë vështirë, jo vetëm për rrethanat e ndërlikuara, por edhe për mosbesimin e njerëzve, sidomos në qarqe të caktuara dhe në pika të ndjeshme. Mirëpo, fuqia e ndritshme e mrekullisë, që vetë Zoti ia dhuroi dashurisë sonë, si n jë xixëllonjë e artë e mbrëmjes së qeshur verore, na e ndriti dhe na e mbajti plot fat udhën historike të sukseseve që na sollën deri këtu – në këtë çast special, që po hyn në histori si pika më e ndritshme e fillimit të ndërrimit të botës me dashuri. Në këtë çast special, fuqia e mrekullisë na solli edhe për faktin se dashuria jonë e mrekullueshme nuk ishte vetëm një dashuri e thjeshtë mes dy personave, por ishte një dashuri për jetë, një dashiuri njerëzore për njeriun, një dashuri për të vënë në lëvizje mrekullitë, në shërbim të njerëzimit dhe të mirave të përbashkëta. Pra, si e tillë, dashuria jonë e kulluar mblodhi të gjitha rrezet e mrekullisë dhe të gjitha ngjyrat e ylberit, për t'i dhënë botës një pamje tjetër, një pamje të këndshme për secilin njeri, për ta gjallëruar mbarë relievin me dashuri njerëzore, për ta mbushur mbarë gjithësinë me fuqi mrekullie.

Ja pra, kur do Zoti e kur funksionon mrekullia, jemi këtu në fronin e dashurisë – në këtë çast special, me të gjitha atributet mbretërore e perandorake, për ta komanduar botën drejt rrezeve të dashurisë, andej kah ndodhin vazhdimisht mrekulli, andej ku ka përherë gjallëri, atje ku gufon gjithmonë e bekuara dashuri. Në këtë çast special, falë dashurisë sonë të kulluar dhe fuqisë së mrekullisë, po fillon të shkruhet një histori e re, një histori që gjithmonë do të jetë e këndshme për mbarë njerëzinë – historia e barabarësisë në jetë, e mbushur dhe e hijeshuar gjithmonë me rreze dashurie. Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora