E enjte, 18.04.2024, 09:38 PM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Shahu: PD S'ka dalë aq keq

E marte, 30.06.2015, 07:55 PM


PD S'KA DALË AQ KEQ SA DUAN RRËNUESIT E SAJ

NGA REXHEP SHAHU

Edhe pse e kanë shpartallue PD-në para e mbrapa, edhe pse janë bërë këta që janë bërë ngjitur gjithmonë pas këpucës së qeverisë dhe ua din emrin dynjaja se ishin lëpirës të PD-së dhe pushtetit të saj, edhe pse e molën dhe ropën PD-në dhe i nxorën edhe gjak prej gjinjsh, edhe pse u bënë të kamur me farë e fis, me nipa e mbesa, me kushërij, halla, teze, daja, prej pushtetit që u dha PD-ja por ende kanatieret i kanë të palame dhe përdorin antidjersë jo kundër djersës por kundër llomit, edhe pse provuan e shijuan gjithfarë lloj privilegjesh prej PD-së, edhe pse shitën çfarë mundën, shitën shërbimet e pushtetit të PD-së me pare e privilegje, edhe pse i shërbyen të majtës nën rogoz gjithmonë, edhe pse u bënë me dashnore dhe i ndanë e i tradhëtuan për modë gratë a burrat e tyre dhe i degtisën nëpër botë fëmijët e tyre, edhe pse i shkolluan fëmijët e tyre në shkolat më të shtrenjta të botës, kur këta të gjorët prindër ishin thjeshtë më rroga shteti a rroga partie, sot nje tufë analistësh, opinionistësh, politikanësh e zyrtarësh të lartë e të mesëm e të ultë të rënë nga vakti, fama e lavdia, që kanë frikë me ecë lirshëm e të pashoqëruar nëpër Tiranë e nëpër rrethe, që me kohë kanë ngrënë bukën e PD-së dhe kanë fjetë në shtratin e PS-së, rrinë gjithë ditën e lume dhe merren me PD-në, e shajnë dhe mallkojnë si e keqja e vetme dhe më e madhe e kombit shqiptar dhe artikulojnë jo vetëm tezat e kundërshtarëve të PD-së, por artikulojnë tezat e ish sigurimit të shtetit të dktaturës komuniste.

Është normale që në shoqërinë tonë do të jetojnë të gjithë, edhe morrat edhe horrat, edhe hajnat edhe të ndershmit, edhe brejtësit edhe zhvatësit, edhe ata që e kishin dorën të lehtë në rjepjen e qytetarëve e merrnin rryshfete të vogla edhe ata që e kishin dorën të rëndë në rjepjen e zhvatjen e fondeve të shtetit e të biznesmenëve të mëdhej.

Por është jashtë çdo përfytyrimi që të japin mend e të shesin moral ata që me pangopësinë e tyre rrënuan PD-në dhe sot gjejnë arsye pse PD-ja nuk mori gjithë votat, nuk mori më shumë vota.

Edhe ata që e menduan PD-në në pushtet 12 apo 16 vjet, edhe ata që mendojne se PD-ja vjen në pushtet pas dy vjet opozitë, le të hedhin fall në të gjitha kacitë e studiove televizive, në gjithë faqet e gazetave e rrjeteve sociale dhe hinin e fallit le ta qullin me lotët e tyre të pasinqertë e të rremë.

PD-ja ka gabimet e veta, por të paktën ka shpëtuar prej vajtonjësve profesionistë të cilët kanë vetëm një hall, se kanë rënë nga kali dhe nuk kanë durim tëp resin sat ë vijë PD-ja në pushtet se ata prapë e shalojnë PD-së se janë kalorës që u prin fati. U lodhën e dërmuan me lëpi Edi Ramën, por fati i keq i tyre se janë të shkurtë dhe nuk ia mbërrijne dot bythën.

PD-ja ka gabimet e veta dhe gjykon veten në shtëpine e saj, me miqtë e saj, me ata që s’e lanë kurrë vetem, që s’e braktisën kurrë as në të mirë e as në të keq dhe nuk bëjnë turizëm partiak sa në PD, sa në PS, sa në LSI, sa në parti klube fantazma ku synojnë pushtete të vogla me përfitime të mëdha financiare pasi dinë ta shesin votën në këshilla bashkiake etj.

Do të pranoja opinione nga njerëz që nuk kanë urrejtje, nga njerëz që nuk janë flliqë, që nuk kanë shitë shërbimet, që nuk kanë shitë tituj, ndere, grada, që nuk kanë shitë vende pune, që nuk kanë shitë tendera të vegjël a të mëdhej, që nuk kanë shitë vende në lista deputetësh, në lista kryebashkiakësh, kryekomunarësh, këshilltarësh bashkiakë, që nuk kanë shitë liçenca për shkolla, universitete, hidrocentrale, roje private, që nuk kanë vjedhë, nga njerëz që realisht duan demokraci dhe në këtë kuadër e duan PD-në, por nuk durohen më llomotitjet e një tufe korbash qe krrokrrojnë kundër PD-së e vetëm kundër PD-së e na e kujtojnë përditë se ata janë themelues, dirigjues, kalërues, shpikës të demokracisë në Shqipëri, themelues të pluralizmit në Shqipëri.

Ata që kanë qeverisë sidomos në mandatin e dytë të PD deri në 2013, nuk duhet të jenë krejt krejt të qetë pasi ka qenë në lulëzim koha e telefonave me kamera dhe nëse nuk i dërgon askush në gjykatë asnjëherë, mjaft filmime e përgjime të paligjshme janë dhe qarkullojnë në memorien e njerzve, në telefonat e njerzve, në e-mailet e njerzve që kanë mijëra herë më shumë sy se sa kanë pushtetaërt, zyrtarët e selive apo kryetarët e partive.

Po kalon një brez njerzor dhe gjithë ata meritorët e shumë meritorët, nëse kanë qenë 20 vjeçarë atëbotë, kanë sot fëmijët e tyre 25 vjeçarë. Dhe luftojnë me gjithë llojet e armëve të mbajnë peng PD-në si përversi dashnoren e cila e mban me lekë.

PD-ja doli keq thonë zëdhënësit e paemëruar të Edi Ramës për të cilët ai në fakt nuk pjerdh, por duke ditë se i ka si zagarët besnikë që lehin sido që të jetë në favor e në mbrojtje të tij, ai ua hedh si shpërblim ndonjë shkelje syri e kaq. Po, doli keq PD-ja, po ju them unë zëdhënësi i paemëruar i Lulzim Bashës. Por PD-ja as nuk ka patur dhe as nuk ka shpjegues që t’ia shpjegojnë popullit PD-në. Doli shume keq pra. Knaquni ju. Lihni nëpër ekrane kundër PD-së dhe shkoni e tundeni bishtin para Edi Ramës, nëse ju qas. Por ama PD-ja nuk doli aq keq sa do të kishit dashtë e do të ishit knaqe ju. S’ka dalë aq keq dhe ndaj lehni ju si në festival lehjesh.

Zgjatimet tuaja kanë mbërri deri në PD dhe zgjatimet tuaja punuan kundër PD-së nga brenda PD-së. Dhe do të jenë pengesë shumë serioze për PD-në.

Por PD-ja ende është forcë, ende është frymë, ende ka shumë sy që e shohin, ende ka shumë idealistë që ia venë shpatullat.

Ju zëdhënësit e paemëruar të Ramës e të Metës u zhgënjyet që PD-ja nuk u bë forcë e tretë apo e katërt. Humbët bastin tuaj se ky ka qenë basti juaj, ky ka qenë misioni juaj dhe është mision i përditshëm por duket i pamundur për shtatin tuaj.

PD-ja ende ka njerëz që e duan dhe mbajnë jo për interesa siç e mbanit ju. Ju harroni se 25 vjeçarët e sotëm shqiptarë janë bijtë e sistemit të ri dhe shpejt do të vijë dita që nuk do t’i kenë më gjyshërit dhe ju, që i mbani peng.

PD-ja besoj se nuk do të bjerë në ramizëm për të krijuar qeveri me anonimë e me pionerë si të Enverit, nuk besoj se PD-ja do të shndrrohet në formum rinor të PD-së, por forumi rinor do të ketë fuqi të madhe, nuk besoj se do të shkruhet në akull edhe më tej historia e PD-së, kontribuesve dhe meritorëve të saj, nuk besoj se do të vonojë që bota akademike, profesorati, do të vihen në krye të tavolinave dhe nuk do të vihen në radhë pas anonimëve në PD.

Vajtoni veten tuaj, mos vajtoni PD se ajo ka energji të pashterrshme dhe nuk ka pengje të vjetra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora