E shtune, 20.04.2024, 01:37 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Grafiti, fol Glauk Konjufca!

E diele, 28.06.2015, 06:46 PM


Grafiti në Prishtinë , fol Glauk Konjufca!

Nga Fahri Xharra

Para pak çastesh një grup i të rinjëve në rrugët e  lagjes "Dragodan" kanë vurë mbishkrime kundër amsadorëve në Kosovë.  Në këto mbishkrime kërkohet shkruarja në shtëpi të disa ambasadorëve që operojnë në Kosovë. E pëditshmja “ Zëri” e quajti Aksion kundër amsadorëve në Kosovë. (28.06.15 )

Kurse  qytetari Shpend Bajrami  e tha : “Fillimi i fundit të një populli - komuniteti është atëherë kur atë komunitet, (që s'mund ta quaj popull) e merr malli për zotërinjtë e tij (serbin, turkun) fillon e mallkon miqtë e dashamirët.”

“Në kësi lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre, njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën e jo Papën!” (E duam Sulltanin, e jo Vidin) shprehte mërinë më të madhe ndaj atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj flamurit kombëtar, “flamurit me sorrë”. Egërsia e tij ishte djegia e shtëpive dhe pasurive edhe të patriotëve, si ajo e Aleksandër Xhuvanit, Taqi Budës (babai i Aleks Budës) e të tjerëve, thjesht ngase ata donin një Shqipëri pa Turqinë. Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për Dovletin, me të cilin i motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij.

Por, si popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një shteti të vërtetë evropian.

Ai u shfaq si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.” (http://floripress.blogspot.com/2011/08/nga-fahri-xharra-pse-nuk-e-deshem-princ.html ,2011 )

Miku im   Fisnik Peja  shkoi me të drejt edhe më largë : “Haxhiqamilet ne aksion.Shqiptaret ne rrezik...

Kurse miku tjetër Sahit Hasani , i brengosur tej  mase shkruan: “Po më duket se ky Popull është kah e lyp që jo vetëm Ambasadorët por ,të tërhiqet komplet përkrahja Ndërkombtare në krye me SHBA dhe BE .”

Pse nuk e deshëm Princ Vidin ,në atë kohë ? Fol Glauk Konjufca !   desha të ta rikujtoj “Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi, me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat shkatërrimtare greke. po sot?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora