E premte, 29.03.2024, 03:07 PM (GMT)

Kulturë

Julian Kuniqi: ''Rrokem me Khajam e Saadi''

E shtune, 27.06.2015, 01:24 PM


“RROKEM ME KHAJAM E SAADI” E NEBI DRAGOTIT’’.

NGA JULIAN KUNIQI

Është volum interesant me format xhepi.Është edhe joshës që me titullin e librit “Rrokem me Khajam e Saadi”.Ndryshe, shumë ndryshe është krijimtaria e N.Dragotit. Ka gamë të gjërë lëvrimi të llojeve të shkrimit të letrave shqipe.Ecën paralelisht duke shkruar:vjersha për fëmijë, satira, haikun satirik (është i pari nismëtar i haikut satirik), fabula, fejtone, poezi, kritikë letrare, opinione edhe me sensin kritik, tregime, esse, , tregime satirike.Ka qartësi, objektivitet në dhënie vlerash,  ka art në trajtimin e temave sociale.Ka devizën e vet më të thellë kuptimore, më të bukur, kur thotë:”Shkruaj për çfarë duhet shkruar.Shkruaj për njeriun…”.Gjithë krijimtaria e tij ecën nëpër tokë, mes njerëzve dhe për njerëzit.Ky është arti i madh, që buron edhe nga thjeshtësia e konkretësia me plot mesazhe, që na frymëzojnë e na duhen neve.”Rrokem me Kahjam e Saadi” ka 50 rubai dhe 18 satira politike.Ka freski, meditacion, azhurnim kohor tematik dhe është për çdo kategori lexuesish.Besoj, pa gabuar, se do të eci nëpër kohëra.Megjithatë kritika profesionale duhet ta thotë fjalën.Është edhe për politikanin, që të jetë politikan për vendin.Për idetë e shëndosha,  që mbart, ky volum,  duhet shtrirë në nivelet e shkollave tona të mesme dhe ato të larta.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora